Për shkak të planeve për ndërtimin e ngulimeve të reja hebreje në Jeruzalemin Lindor, bisedimet indirekte për paqe mes Izraelit dhe palestinezëve kanë dështuar. Presidenti palestinez Mahmut Abaz njoftoi Ligën Arabe që ai nuk do të marrë pjesë në bisedime.
Në këtë mënyrë negociatat janë bllokuar, tha Sekretari i Përgjithshëm i Ligës, Amer Musa në Kajro. Më parë brenda qeverisë izraelite kishte pasur reagime të ashpra lidhur me vendimin e Ministrisë së Brendshme, sipas të cilit lejohet ndërtimi i 1600 banesave të tjera në Jeruzalemin Lindor të banuar nga hebrenjtë ultra - ortodoksë. Kritika të ashpra për këtë pati nga SHBA-ja dhe BE-ja. Zëvendëspresidenti amerikan Joe Biden e cilësoi ndërtimin e banesave gjatë një takimi me udhëheqjen palestineze "të papranueshme".
Për të dërguar koment së pari duhet të Kyçeni ose të Regjistroheni në mesazhi.com
Dr. Mustafa Bajrami
Mr. Ajni Sinani
Mexhid Yvejsi
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Muhidin Ahmeti
Mr. Ajni Sinani
Reklama 228 x 90.png)
Avni Xhemajli
Mr. Rrahman Ferizi
Besiana Kurmeka
Gentian Jetishi
Hamdi Nuhiju
Adnan Abrashi
Reklama 228 x 90.png)