Autor: Prof. Dr. Fadl Hasen Abas
Thotë Allahu i madhëruar: "Elif, Lam, Mim. Ky është Libri që nuk ka dyshim në të (sepse është prej All-llahut) është udhëzues për ata që janë të devotshëm. Të cilët e besojnë të fshehtën, e kryejnë faljen (namazin) dhe prej asaj që Ne u kemi dhënë, ata japin (zeqat, sadaka etj.). Dhe ata, të cilët besojnë në atë që t'u shpall ty, dhe në atë që është shpallur para teje, dhe që janë të bindur plotësisht për (jetën e ardhshme në) botën tjetër (Ahiretin). Të tillët janë të udhëzuar nga Zoti i tyre dhe vetëm ata janë të shpëtuarit." (El-Bekare 1-5).
Dijeni, Allahu ju mëshiroftë, se për vlerën e sures Bekare janë transmetuar shumë hadithe profetike, dhe ajo është surja më e gjatë e Kur'anit, dhe që përmban në vete shumë ligje hyjnore.
Deshi Allahu që si në fillim ashtu edhe në mbarim të saj të përmendet ajo çka i freskon zemrat e besimtarëve dhe i gëzon shpirtrat e tyre, në fillim janë përmendur cilësitë e të devotshmëve, kurse fundi i saj është ajo që Allahu e nderoi zotërinë tonë Muhamedin, paqja e Allahut qoftë mbi të, natën e Miraxhit, duke ja dhuruar ajetet e fundit të kësaj kaptine.
Tema të cilën po e shtjellojmë meriton t’i kushtohet vëmendje dhe rëndësi të veçantë, sepse në të janë përshkruar cilësitë të cilat duhet besimtari ti kërkoj që të zbukurohet me to, e posaçërisht pasi është ajeti i parë në librin e Allahut ku sqarohet gjendja e të devotshmëve. Radhitja e tij në fillim të Kur'anit është argument për rëndësinë e tij dhe rrezikun e madh (nëse nuk jemi prej tyre). Rëndësia tjetër e tij është përshkrimi i atyre të cilët përfituan nga Kur'ani fisnik dhe u udhëzuan me të, sepse ishin ata që e lexuan dhe e medituan atë.
Para se të flasim për këto pesë cilësi, duhet të flasim për devotshmërinë, sepse këto cilësi janë për të devotshmit, e të devotshmit janë ata të cilët Allahu i madhëruar i stolisi me dekorin e devotshmërisë, dhe devotshmëria është furnizimi më i mirë ashtu si është përmend në librin e Allahut: "Dhe përgatituni me furnizim (për rrugë), e furnizimi më i mirë është devotshmëria" (El-Bekare 197).
Etapat e Devotshmërisë
Ai i cili mediton në librin e Allahut gjen se devotshmëria është prej çështjeve që më së shumti i ka kushtuar rëndësi Kur'ani dhe i ka nxit besimtarët që ti kushtojnë rëndësi të veçantë.
Esenca e fjalës Takwa (devotshmëri) është shmangie.
Etapa e parë e devotshmërisë është: Shmangia nga shirku (të bërit shoq Allahut).
Etapa e dytë: Largimi nga mëkatet e mëdha.
Etapa e tretë: Me të cilën plotësohet devotshmëria, është largimi nga mëkatet e vogla, ashtu siç na tregon i dërguari i Allahut, paqja e Allahut qoftë mbi të: "Nuk do të arrij robi që të bëhet prej të devotshmëve përderisa nuk le atë që nuk ka ndonjë të keqe, nga frika e të keqes". (transmeton Trimidhiu).
Definicionet e devotshmërisë
Devotshmëria është shkalla më e lart që duhet besimtari të ngritët tek ajo, sa do që të përjetoj mundime dhe vuajtje për hir të saj. Kanë dhënë shumë definicione për devotshmërinë dhe janë shkruar fjalët rreth saj. Do t’i përmend disa prej tyre që të jenë si një pishtar që na udhëzon me dritën e tij.
Është thënë: "Devotshmëri është ti nënshtrohesh Allahut e të mos mëkatosh, ta përkujtosh e mos ta harrosh, dhe ta falënderosh e mos ta mohosh (për mirësitë që t’i ka dhuruar)".
Dhe është thënë: "Devotshmëria është: Mos këmbëngulja në mëkat dhe mos mashtrimi në adhurim (ibadet)". I devotshëm është ai i cili nuk këmbëngul në mëkat edhe nëse është ai i vogël, dhe nuk mashtrohet në adhurim (ibadet) edhe nëse ai është i madh.
Dhe është thënë: "Devotshmëri është që mos ta zgjedhësh ndaj Allahut pos Allahun, dhe ta dish se çdo gjë është në dorë të Tij".
Gjithashtu: “Devotshmëri është që mos të gjejnë njerëzit në gjuhen tënde dhe veprën tënde ndonjë gabim, dhe mos te gjejnë Melaqet ne fshehësin tënde ndonjë gabim”.
"I devotshëm është ai i cili e zbukuron fshehtësinë e tij për Krijuesin e tij ashtu si e zbukuron pamjen e jashtme për shokët e tij".
"Devotshmëri është që mos të të shoh Krijuesi yt aty ku ta ndaloi ty "
Dhe është thënë: "I devotshëm është ai i cili ecën rrugës së të dërguarit të tij, paqja e Allahut qoftë mbi të, dhe e hedh Dynjanë prapa shpinës së tij dhe ia obligon vetes sinqeritetin dhe mbajtjen e premtimit dhe e largon veten nga haramet dhe mashtrimet"
Këto definicione tri gjëra i kanë të përbashkëta:
1. Të largohesh nga mëkatet e vogla dhe të mëdha, sepse këmbëngulja në mëkate të vogla të dërgon te mëkatet e mëdha.
2. Të kesh kujdes në fjalët dhe veprat tua, sikur ai që ecën në një rrugë të mbushur me gjemba është i kujdesshëm në çdo hap që bën, dhe kjo i ka bërë disa shok të Pejgamberit a.s. të bëhen shembuj të devotshmërisë.
Omeri r.a. e pyeti Ubeje b. Ka'b-in për devotshmërinë, e ai ia ktheu me një pyetje tjetër: “A nuk ke ecur ndonjëherë në ndonjë rrugë me gjemba?” Omeri r.a. u përgjigj: “Gjithsesi”. Ubeje sërish e pyet: “Si veprove”? “Eca me kujdes”, përgjigjet Omeri, ndërsa Ubejbe ia kthen: “Kjo është devotshmëria”.
3. Mos ta nënçmosh gjësendin më të vogël, sepse është transmetuar se i dërguari i Allahut kaloi pran një hurme në tokë dhe tha: "Po të mos ishte lëmosh do e kisha ngrënë". (transmeton Buhariu).
Për këto tri pika është shkruar edhe poezi:
“Lej gjynahet, qofshin të vogla apo të mëdha,
Nëse do prej të devotshmëve ti me u bë.
Dhe bën sikur ai që ecën në vendin me gjemba plot
vëmendjen prej tyre nuk e largon dot.
Asnjë gjë të vogël mos e nënçmo
Sepse kodra prej guralecëve është bë”.
Dhe është transmetuar nga të parët: "Kush donë të bëhet më fisniku i njerëzve le të jetë i devotshëm ndaj Allahut, kush dëshiron të jetë më i forti i njerëzve le të mbështetet tek Allahu, kush dëshiron të jetë më i pasuri i njerëzve atëherë le të jetë ajo çka është në dorë të Allahut më e sigurt se sa ajo që gjendet në dorën e tij".
Vijon
Shkëputur nga libri: " Khumasijat mukhtareh fi tehdhib en-nefs el-emareh"
Përktheu: Rijad Imeri
Reklama 229 x 170.png)
Mr. Ajni Sinani
Mr. Muhidin Ahmeti
Nexhmedin Spahiu
Milazim MUSTAFA
Opinione te lexuesve
Merjem Gashi
Blerim Gashani
Mr. Ardian Ramadani
Artan Musliu
Qerim Isufi
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Nuk ka komente per kete artikull