Nëse puna, vendi që i kushtoni një pjesë të konsiderueshme të kohës suaj, është mjeti me të cilin nxirrni bukën e gojës, atëherë përse të mos e risistemoni atë gjatë Ramazanit? Bëjeni punën tuaj një vend thirrjeje sidomos në këtë atmosferë tejet të tensionuar e të mbushur me keqkuptime për Islamin dhe muslimanët. Më poshtë do tu japim disa ide se si shefi apo kolegët e punës mund ti ndajnë me ju çastet e Ramazanit.
1. Informoni njerëzit për këtë sa më shpejt të jetë e mundur.
Filloni duke informuar shefin, mbikqyrësit dhe kolegët për ardhjen e Ramazanit. Shtrojeni atë në bisedat e zakonshme. Përsa u përket datave të fillimit dhe të mbarimit, jepni thjesht datat e përcaktuara dhe mos i përfshini jomuslimanët në teknikat që përcaktojnë datën e saktë. Të njëjtën gjë bëni dhe për festën e Bajramit. Ndërsa për veten tuaj, vendoseni vetë datën se kur do ta nisni dhe kur do ta ndërprisni agjërimin.
2. Afishojeni njoftimin.
Vendosni në zyrë apo në departamentin e njoftimeve diçka të afishuar në lidhje me Ramazanin duke i bashkangjitur një prezantim të shkurtër rreth vetes dhe departamentit të cilit i përkisni. Mos jepni thjesht fakte, por fusni dhe shprehje që tregojnë se sa domethënëse janë begatitë e këtij muaji (d.m.th rritja shpirtërore, afrimi tek Zoti, shtimi i virtyteve dhe bujarisë).
3. Botoni një artikull në gazetën lokale dhe shpërndajini kopjet e saj.
Kjo jo vetëm që është e mirë për daua, por do të shtojë vlerësimin dhe krenarinë që departamenti mund të ketë për ty (Punonjësi ynë qenka dhe shkrimtar!).
4. Bisedoni me shefin për orarin e vaktit të drekës.
Kjo është një tjetër detyrë që duhet kryer sa më shpejt të jetë e mundur. I sqaroni atij se do tju duhet pak kohë për namaz dhe se pushimin e drekës do ta bëni në kohën e iftarit.
5. Flisni me punonjësit e kafeterisë se çgjë ju nevojitet për iftar.
Nëse zakonisht drekën e blini në kafeteri, atëherë sqarojini stafit se ushqimin e drekës e doni të rezervuar për kohën e iftarit. Kërkojuni atyre që ushqimin e përgatitur ta mbajnë në frigorifer në mënyrë që të jetë gati në kohën e iftarit.
6. Formoni në tavolinën e punës "qoshkën e Ramazanit".
Nëse në punë keni tavolinën tuaj personale, njërin cep të saj, që është i arritshëm apo i lehtë për ata që kalojnë, kushtojani Ramazanit. Vendosni një mbajtëse me hurma, pak ëmbëlsira, ndonjë fletushkë për Ramazanin dhe mundësisht edhe pjesë kaligrafie arabe që tërheq shikimin. Vendosni një shënim ku ju bën të ditur punonjësve dhe kolegëve se janë të lirë të marrin pjesë në atë që ke shtruar.
7. Formoni një iftar me një grup të vogël në tavolinën e punës.
Ftojini kolegët që të marrin ca hurma e fruta të freskët gjatë iftarit. Të paktën një herë, përgatitni një ushqim më të plotë për secilin, por para së gjithash këshillohuni me shefin.
8. Shpërndani matëriale rreth Ramazanit.
Nëse puna juaj ka një qendër të sajën, ku njerëzit marrin gazeta falas, atëherë merrni leje për të afishuar një poster për Ramazanin dhe për të shpërndarë fletushka që flasin rreth tij.
9. Përpiquni që të merrni një urim nga shefi gjatë Ramazanit.
Përpiquni që shefi, administratori apo drejtori i departamentit të japin një njoftim për ardhjen e Ramazanit ku në të ata apo kompania, ti urojnë të gjithë muslimanët në emër të tyre.
10. Botoni një artikull për Ramazanin në periodiken e departamentit
Nëse kompania apo departamenti juaj ka një botim periodik, shkruani një artikull personal se përse e prisni me kaq ngut Ramazanin dhe çështë Ramazani në të vërtetë. E më pas merru vesh me ta që ta botojnë.
Mundet gjithashtu të lini dhe njoftime në cepin që ia keni kushtuar Ramazanit./fri/
Reklama 229 x 170.png)
Mr. Bashkim Aliu
Nexhmedin Spahiu
Mr. Ajni Sinani
Mr. Muhidin Ahmeti
Nexhmedin Spahiu
Artan Musliu
Blerim Gashani
Mr. Iljasa Salihu
Xhevahire Abazi
Milazim MUSTAFA
Opinione te lexuesve
Merjem Gashi
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Nuk ka komente per kete artikull