Tiranë: Ditën e diel më datë 18 dhjetor Shoqata Kulturore Ardhmëria organizoi ceremoninë e 10-vjetorit të themelimit të saj të titulluar “Dekada e Parë” në prani të aktivistëve, miqve, dashamirësve , intelektualëve si dhe figurave të njohura publike.
Ceremonia që mblodhi mbi njëmijë të pranishëm u organizua në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit. I pari që çeli aktivitetin ishte kryetari i Shoqatës Ardhmëria z.Ferid Piku i cili në fjalën e tij u përqendrua në rëndësinë e misionit të shoqatës të cilën ai përfaqëson si dhe në përpjekjet e vazhdueshme për të jetësuar qëllimet për të cilat shoqata ekziston. Gjatë fjalës së tij ai shprehu një falënderim të veçantë për të gjithë aktivistët e shoqatës si dhe mbështetësit e saj që kanë ofruar ndihëm e tyre shumëplanëshe në zgjerimin e veprimtarisë së shoqatës dhe të impaktit të saj në shoqëri. Gjatë ceremonisë përcollën përshëndetjen e tyre dhe shprehën vlerësimin për punën e Shoqatës Ardhmëria edhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës, z.Lulzim Basha, Ministri i Kulturës, Turizmit, Rinisë dhe Sporteve , z. Aldo Bumçi,kryetari i Komunitetit Musliman Shqipar, H. Selim Muça, si dhe publikçisti dhe profesori i mirënjohur kosovar, dr. Milazim Krasniqi.
Në takim ishin të pranishëm edhe përfaqësues të organizatave simotra nga rajoni, si Kosova, Mali i Zi, Presheva dhe Maqedonia. Mes panelit të ftuarve ishin dhe përfaqësues të shoqatave partnere nga Kuvajti dhe Turqia.
Pjesë e rëndësishme e ceremonisë ishte edhe akordimi i disa medaljeve në shenjë mirënjohjeje dhe vlerësimi për personalitete të njohura në fushën intelektuale si dhe për veprimtarët e parë të shoqatës që me mundin e tyre arritën të vënë gurët e themelit mbi të cilët u ngrit puna e shoqatës.
Një vend të veçantë gjatë ceremonisë zuri vlerësimi dhe nderimi i studentëve më të mirë që sapo kanë mbyllur studimet e larta. Ato janë një arsye e fortë për t’u ndjerë krenarë , jo vetëm për familjet e tyre dhe Shoqatën Ardhmëria që ka një kontribut sado modest në suksesin e tyre, por edhe për të gjithë të pranishmit.
Ceremonisë nuk i mungoi edhe dimensioni artistik. Interpretimet e artistit të popullit Mirush Kabashit, këngëtarit të mirënjohur Sidrit Bejleri dhe artistit të famshëm turk Vejsel Çelikdemir me pikturat e tij krejt origjinale në rërë përcollën një atmosferë emocionuese për të gjithë të pranishmit. /ardhmeriaonline/
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Muhidin Ahmeti
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Olsi Jazexhi
Nexhmedin Spahiu
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Mr. Iljasa Salihu
Hamdi Nuhiju
Opinione te lexuesve
Artan Musliu
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Ky artikull eshte komentuar 6 herepasi e lexova tekstin e pash qe kisha gabu qe nuk kom prezentu edhe une,a nuk keni mundur ta siguroni nje video te ketij piktori qe ka pikturu me zall?
Selame Ishte nje takim i shkelqyeshem, jam i lumtur qe isha pjese e karavanit mbi 50 vete nga Kosova qe moren pjese ne shenimin e ketij viti jubilar te shoqates Ardhmeria qe tanime po deshmon si di te punoje si duhet me te gjithe. Puna e tyre kishte be qe edhe institucionet shteterore te ishin prezent madje edhe te mburreshin me aktivitetin e saj. Thene shkurt ishte perfekt qdo gje. Selame
Pershendje. Te Analizosh ndryshimet, Ne njevend qe para disa dekadave i shpallen lufte Zotit, mobilizuan artin, kulturen, dhe tere aparatin shteterore ne lufte dhe qrrenjosjeje te qdo gjeje qe iu dukej sa ka ndonje lidhje me besimin, po sot ne qender te atij vendi, po ata artist, intelktual e politikaj qe i pergatiti sistemi, dhe po ne ato objekte qe i ndertoi ai oshetinin fjalet me te bukura te thurara per besimin dhe Zotin, dhe lavderohej ai qe Allhau e ka lavderuar, recitali plot shpirt O I MBULUAR, nga Mirush Kabashi. Pershendetje
fenomenal zemra mu ba mal ooooo Zoti ju ndihmoft se krejt si kjo akea e kosoves jeni ju
Nje ardhmeri te cilen me shume mund e ndertuam, por me shume kenaqesi e shijuam. Zoti na perdorte per hajr. Videot shume shpejt do te jene ne internet. Shpresoj te kenaqeni dhe ju me ate qe e beme. Selame.
pikturat e tij krejt origjinale, e kam pa shum moti nje vajze Ruse e cila bente piktura te tilla...Selam