Reali i sigurt drejt titullit. Madrilenët e mposhtën si mysafirë Getafen me rezultat 1-0.
Një krosim nga këndi të Mesut Oezil e shfrytëzoi për mrekulli me kokë mbrojtësi Sergio Ramos, i cili e la të pa shpresë portierin Moya (18’). Reali deri në fund e kontrolloi lojën duke mos i dhënë rast vendasve ta barazojnë rezultatin.
Edhe Barcelona ka shënuar fitore si vendas ndaj Real Sosiedad. Vendasit krijuan epërsi të hershme (9’) me anë të Cristian Tellos, i cili pranoi një top nga Leo Messi për të shënuar golin e parë me fanellën e Barcës, dhe ky ishte goli i vetëm në pjesën e parë.
Për epërsinë 2-0, u përkujdesën Messi dhe Alvesh. Messi pranoi një krosim nga Daniel Alves (72’), të cilën e konkretizoi me gol.
Mirëpo, ende pa përfunduar festa e Blaugranëve, Antoine Griezmann shfrytëzoi një gabim të lojtarëve vendas dhe pasoi te Carlos Vela, ndërsa ky i fundit e rihapi takimin (74’).
Deri në fund Barca pati raste shënim, por pa arritur të gjej cakun.
La Ligës i prinë Real Madridi me 55 pikë, 7 më shumë se Barcelona e cila gjendet në poziten e dytë 48 pikë./mesazhi/A.Bilalli/
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Muhidin Ahmeti
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Olsi Jazexhi
Nexhmedin Spahiu
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Mr. Iljasa Salihu
Hamdi Nuhiju
Opinione te lexuesve
Artan Musliu
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Nuk ka komente per kete artikull