Dinozaurët janë zhdukur kur në Tokë, para 65 milionë vjetëve, ka rënë një asteroid shumë i madh, i cili e ka goditur botën tonë me forcë sa një miliard bomba atomike, kumtoi ekipi i shkencëtarëve botërorë, duke shfaqur shpresën se debati lidhur me këtë çështje me kaq përfundoi.
Pas 20 vjet hulumtimesh, ekipi i 41 shkencëtarëve konkludoi se asteroidi i gjerë rreth 15 km, e ka goditur planetin tonë në provincën e sotme meksikane Jukatan.
"Asteroidi ka goditur tokën me forcë një miliard herë më të madhe se sa bomba atomike e hedhur në Hiroshimë", kanë thënë shkencëtarët për revistën “Science” (Shkenca).
"Kjo ka shkaktuar ftohjen e Tokës dhe zhdukjen e pjesës më të madhe të organizmave të gjallë brenda vetëm disa ditëve", kanë shtuar ata.
Kjo ngjarje ka qenë me rëndësi pasi në saje të kësaj gjitarët janë bërë lloj dominues në botë. /koha/
Për të dërguar koment së pari duhet të Kyçeni ose të Regjistroheni në mesazhi.comReklama 229 x 170.png)
Sali Shasivari
Nexhmedin Spahiu
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Ajni Sinani
Mr. Muhidin Ahmeti
Nexhmedin Spahiu
Artan Musliu
Blerim Gashani
Mr. Iljasa Salihu
Xhevahire Abazi
Milazim MUSTAFA
Opinione te lexuesve
Merjem Gashi
Reklama 228 x 90.png)