Siç dihet njeriu qysh në periudhat e hershme ka jetuar në formën e komuniteteve dhe shoqërive të ndryshme dhe me kalimin e kohës tek këto shoqëri formohet “vetëdija e popullit” dhe këta popuj të kombeve të ndryshme vazhduan të jetojnë në hapësira të ndryshme gjeografike.
Herë pas here midis popujve kanë dalë kontradikta serioze, si pasojë e të cilave janë zhvilluar luftëra të madhësive të ndryshme, ku kanë gjetur vdekjen me mijëra njerëz, madje edhe me miliona... Kështu me kohë si rezultat i “eksperiencës mbi luftërat “ midis shteteve u zhvillua një “drejtësi e luftës”, e cila andej nga fillimi i shekullit të 20-të u pranua prej te gjitha shteteve dhe fitoi legjitimitet si “regjimi i të drejtës ndërkombëtare për luftën“. Rrjedhimisht u pranuan normat dhe kushtet që shtetet duhet ti pranojnë në raste luftërash.
Në histori janë jetuar edhe ngjarje të tmerrshme që përmenden si “masakra kolektive” dhe “gjenocid”, të cilat nuk mund të shpjegohen jo vetëm me “të drejtën e luftës“ por as mund të ndërlidhen me ndonjë normë tjetër. Ato duhet të kategorizohen si veprime e zbatime jashtënjerëzore që do të jenë objekt i padive “të të drejtës penale ndërkombëtare”. Tani do t’ju njohim me disa nga këto “masakra kolektive“ dhe “gjenocide te mëdha“ që janë jetuar në historinë botërore.
Në rast se duhet t’ju japim shembuj nga “masakrat kolektive” sigurisht që shembullin e parë e përbëjnë ato që u jetuan me zbulimin e kontinentit Amerikan në vitet 1490, kur zbuluesit evropianë zhduken qytetërime autoktone të tëra si popujt që kishin krijuar këto qytetërime si: Aztek, Inka dhe Maya. Të paktën në ato periudha u zhdukën 8 milion njerëz.
Më pas duhet të përmendim “Masakrën e Shën Bartholemeut“ që ka ndodhur në Francë. Kjo masakër u jetua “Natën e Shën Bartolemeut”, me 24 gusht të vitit 1572 (festa e emrit) rreth orës 3 e mëngjesit dhe vazhdoi për ditë të tëra. Kështu qysh në natën e parë prej drejtuesve katolikë u masakruan afro 15 mijë Hugenotë [Hugenotten, Huggenots] që njihen si “Protestantët Francezë” që besonin tek Kalvinizmi”. Kjo luftë kishte filluar qysh në vitet 1560 midis Hugenotëve dhe Katolikëve dhe ngjarja e natës së 24 gushtit e vitit 1572 pushtoi terë vendin duke u jetuar ngjarje të tilla edhe në qytetet Tuluz (Toulouse), Lion (Lyon), Bordo (Bordeaux), Burges (Bourges), Ren (Rouen) dhe Orleans. Si përfundim në këto masakra humbën jetën mbi 100 mijë njerëz.
Në Francë kjo ka hyrë si një faqe e turpshme në historinë e saj dhe ishte një ngjarje jashtë “luftërave fetare” që vazhduan për shekuj në Evropë dhe që e kishte burimin në mungesën e tolerancës fetare të Francës.
Tani le t’u hedhim një sy këtyre fjalëve:
“...Ne kur luftojmë kundër karkalecave, nuk shkatërrojmë asnjë gjë... Frutat e pemëve i mbledhur duke tundur degët. Nuk i presim pemët... Edhe për djegie përdorim vetëm pemët e thara. Por kaubojsit e bardhë shkatërrojnë çdo gjë, tokën, drurët, vrasin çdo gjë. Pemët u thonë atyre: ”Mos!“ Më dhemb” më digjet shpirti! Por më kot, ata i presin ato me sëpatë. Shpirti i tokës i urren ata. Lëkurëkuqtë nuk dëmtojnë askënd. Kurse të bardhët dëmtojnë çdo gjë. “Mos!”, “Po më lëndon shpirtin”,- thotë guri. Por të bardhët nuk duan t’ia dinë. Kudo që shtrijnë dorën njerëzit e bardhë prapa lënë dhimbje. Të bardhët na kanë dhënë shumë herë fjalën, aq shumë sa që nuk i mbahen mend, por asnjëherë nuk i kanë mbajtur ato. Na thane se do të na e marrin tokën, dhe na e morën atë vërtetë. Na thoni një marrëveshje të zbatuar prej të bardhëve dhe të prishur nga lëkurëkuqtë. Asnjë. Cilën marrëveshje që kishte bërë me ne zbatoi i bardhi, asnjë... “
Këto ishin fjalë plot dhimbje të gruas lëkurëkuqe Winitu që ankohet për të bardhët. Vetë “Perëndimi i Egër “ a nuk ishte një shprehje që ishte krijuar me marrjen e perëndimit nga të bardhët? A nuk është quajtur kështu, “perëndimi i egër” pjesa perëndimore e Amerikës, për shkak të bardhëve që kishin ardhur më vonë këtu dhe jo për shkak të kafshëve të egra që jetonin aty më parë?
Nuk ka as më të voglin dyshim se ndër masakrimet kolektive më të mëdha që ka parë historia e njerëzimit ka qenë procesi masakrues që njeriu i bardhë me origjinë evropiane zbatoi për të zhdukur popullin vendas të lëkurëkuqve në Kontinentin e Amerikës dhe i “bërë ata shtet” nën emrin Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Tani po ndajmë me juve këtu një dimension interesant të politikave të bazuara në zhdukjen masive të popullsisë autoktone, lëkurëkuqve, pronarëve të vërtetë të kontinentit amerikan dhe që është zbatuar në SHBA-ës duke filluar nga mesi i shekullit të 19-të.
Të shikojmë se ku i ka rrënjët e vërteta veprimi i “rrjepjes së lëkurës së kokës” që dihet nga të gjithë dhe që u është veshur lëkurëkuqve, sikur e kane aplikuar ata për herë të parë..
Çështja në fakt qëndron kështu:
”...Andej nga viti 1863, në muaji korrik, midis fisit indian të Navahos dhe gjeneralit amerikan Carleton ekzistonte një tensionim. Verdhoshët për të mposhtur e lodhur Navahotët, filluan të grabitnin kafshët, të digjnin fushat e mbledhja të tyre. Mirëpo një grup luftëtarësh Navaho, sulmojnë kalanë Canby dhe rimarrin delet e dhitë. Pas kësaj gjenerali Amerikan Carleton u thotë ushtareve që për çdo kalë ose mushkë që do të sillnin prej indianëve, do t’u jepte 20 dollarë, kurse për çdo dele 1 dollarë. Ushtarët, të cilët rrogën mujore e kishin 20 dollarë, menjëherë sulmojnë fshatrat e lëkurëkuqve. Ata fillojnë e ua presin flokët e gjata indianëve të vrarë. Më pas midis ushtareve amerikanë përhapet dhënia e çmimit për çdo lëkurëkuq të vrarë. Këtu e ka edhe origjinen heqja e lëkurës së kokës. Pra zotërit e vërtetë të Amerikës, përveç sëmundjeve, urisë, internimit, përdhunimit dhe torturave mesuan prej te bardheve edhe linçimin (të rrjepësh lëkurën e kokës)...”
Si përfundim dihet e vërteta se 2,5 milion lëkurëkuq janë zhdukur, duke shënuar kështu një faqe të turpshme për SHBA-në në historinë e njerëzimit.
Tani le të japim edhe një shembull masakre masive dhe gjenocidi që vendet e civilizuara evropiane kanë bërë në Afrikë. Andej nga gjysme e dytë e shekullit të 19-të vetëm me urdhër të mbretit të Belgjikës Leopoldit të II në Kongo janë masakruar 10 milion njerëz. Pastaj të vijmë në vitet e Luftës së Dyte Botërore. Këtë radhë në krye të detyrës janë nazistët gjermanë, të cilët masakruan 6.5 milion çifutë vetëm sepse ishin të tillë.
Tani duam t’ju rikujtojmë se në historinë e Turqisë nuk është rastisur asnjëherë masakër kolektive. Sepse turqit ndaj popujve që fusnin nën sovranitetin e tyre apo i administronin në çdo periudhë kanë respektuar ekzistencë e tyre, kulturën dhe besimet e tyre fetare. Nëse do të kishte ndodhur e kundërta, sot në faqen e dheut nuk do të kishte as arab, as bullgar, as armen, as grek, as serb, as hungarez, as rumun dhe as ndonjë popull tjetër i rajonit. Shpresojmë që njerëzimi të nxjerrë mësime nga këto ngjarje të turpshme dhe nuk tenton të ndërmarrë përsëri të tilla veprime. /TRT/
Për të dërguar koment së pari duhet të Kyçeni ose të Regjistroheni në mesazhi.comReklama 229 x 170.png)
Sali Shasivari
Nexhmedin Spahiu
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Ajni Sinani
Mr. Muhidin Ahmeti
Nexhmedin Spahiu
Artan Musliu
Blerim Gashani
Mr. Iljasa Salihu
Xhevahire Abazi
Milazim MUSTAFA
Opinione te lexuesve
Merjem Gashi
Reklama 228 x 90.png)