Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Shėndetėsi

artikuj
 

Disa strategji pėr t’i shpėtuar nervozizmit nė zyrėn e punės

Nė zyrėn tuaj duhet ta krijoni tė njėjtin ambient tė ngrohtė dhe komod qė do tė dėshironit ta kishit nė shtėpinė tuaj.

E hėne 7 Dhjetor 2009 13:39

 


Përgatiti: Mr.Sc. Avdyl Rrahmani


Lodhje e stres

Të gjithëve besoj se iu ka ndodhur që të ndiheni të lodhur dhe të stresuar në fillim të javës. Ideja që do të riktheheni midis rrëmujës së zyrës, zhurmave dhe urdhrave, ju bën që të mbuloheni dhe të mos dëshironi asgjë më shumë se ngrohtësinë e shtratit tuaj. Megjithatë, ka disa mënyra që mund t’ua bëjnë gjërat më të lehta.

Në zyrën tuaj duhet ta krijoni të njëjtin ambient të ngrohtë dhe komod që do të dëshironit ta kishit në shtëpinë tuaj. Të shkëputeni çdo një orë pesë minuta nga puna. Kjo do t’ju ndihmojë që të rifilloni gjithçka me më shumë energji. Nëse në zyrë duhet të shkoni patjetër, pavarësisht nga çdo lloj neverie që ju pushton vetëm kur e mendoni këtë gjë, atëherë përmbajuni disa rregullave shumë të thjeshta për të luftuar atë që ekspertët kanë filluar ta klasifikojnë si një sindromë të vërtetë.

Ja çfarë duhet të bëni

1 - Kujdesuni për zyrën a për vendin e punës si për dhomën tuaj të gjumit. Të dobishme do të ishin vazot me lule ngjyrë të kuqe, e cila është shumë energjike. Ndonjë fotografi qetësuese, e cila përmban ndonjë pejsazh të bukur do të ndihmonte shumë .
2 – Largohuni nga marrëdhëniet e tendosura me kolegët dhe me shefat. Bëjini vetes pak autokritikë. Mundohuni të flisni ngadalë dhe më pak, në të kundërtën do të krijoni shumë antipati në ambientin e punës.
3 - Mësoni artin e “shkëputjes”: t’i lejosh vetes pesë minuta pushim pas çdo ore pune, kjo do t’ju ndihmojë shumë që të rifreskoni trurin dhe të rifilloni punën me më shumë energji. Të bësh një shëtitje në zyrë, një telefonatë ndonjë shoku a një të afërmi do të ndihmonte shumë në vazhdimin e punës më me zell.
4 - Mësohuni të thoni Jo. Nuk bëhet fjalë që të refuzoni të punoni, por nëse keni shumë punë, duhet të vendosni se cilat gjëra janë primare.
5 - Duhet të lëvizni shumë shpesh, në mënyrë që të mos rrini për shumë kohë në të njëjtin pozicion. Kjo do t’ju shkaktonte probleme me tendosjen e muskujve dhe me qarkullimin e gjakut. Bëni pak sport karrigeje, shtriqni qafën, këmbët dhe pas punës mësohuni
të dilni dhe të.
6 - Mësoni të qeshni dhe të bëni shaka në punë. Tregoni ndonjë barsoletë, dërgoni dhe merrni e-mail nga shokët tuaj. Mund të bëni një shaka dhe në sy të eprorëve, kjo do t’ju ndihmojë që të krijoni një situatë më shoqërore në ambientin e punës.
7 - Duhet të keni shumë kujdes që në vendin e punës të mos merreni me thashetheme të kota, duhet të mendoheni përpara se të thoni diçka të rëndësishme që mund të ofendojë një nga kolegët tuaj.
8 - Nëse nuk keni një lloj veshjeje të përcaktuar nga vendi i punës, të veshësh rroba të rehatshme do t’ju ndihmonte shumë. Nuk është e thënë që të rrini gjatë tërë kohës të krekosur, apo dhe në majë të takave, kjo do t’ju shkaktonte shumë siklete.
9 - Gjatë punës tuaj mundohuni të bëni dhe ndonjë punë të lehtë fizike, kjo do t’ju ndihmojë që të mbani trupin tuaj në formë.
10 - Mbani gjithnjë një krem për duart, për të bërë një masazh të thjeshtë. Do të shikoni se do të ndjeheni shumë më të lehtësuar.
11- Gjithmonë kujdesu për renditjen e dokumenteve dhe të teksteve që ke mbi tavolinën e punës sepse kjo do të ndikoj shumë në lehtësimin e lëvizjeve të mausit të kompjuterit tënd.
12. Për ta freskuar gojën tuaj gjatë punës mundësisht afër vetes duhet të mbani bombone mentoli që sistemi nervor të funksionojë më mirë. Kjo vlen kur ju nuk keni dike në zyrë, sepse po që se përdorë bombone kur dikush është pranë jush për ndonjë çështje me rendësi, kjo do të thotë se ju nuk jeni serioz në punën tuaj.
13. Kur jeni nervoz, kurrë mos merrni vendime të rëndësishme, sepse kjo do ta ngatërronte shumë punën tuaj. Më mirë për ju do të ishte t’i refuzoni ato gjatë kohës kur jeni nervoz dhe pasi që të qetësoheni atëherë të veproni.
14. Porosia e fundit do të ishte: përpiqu që punën që ke sot para vetës me çdo kusht ta përfundosh. Mos i lerë punët që të grumbullohen sepse, kjo do ta dobësonte shumë marrjen e vendimeve. Bëhuni si ora e saktë por, mos u bëni si ora që çdokush t’u kurdisë.




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

8 + 3 = ?


Komentet

Ky artikull eshte komentuar 1 here
  • Kosovar E shtune 6 Shkurt 2010 22:31

    flm shum per keto keshilla...ishin shum te verteta

    Reply

REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve