Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njofton opinionin e gjerë se muaji i madhëruar i Ramazanit përfundon ditën e mërkure më 8 shtator 2010. Dita e parë e festës së Fitër - Bajramit është të enjten më 9 shtator 2010.
Manifestimi qendror kushtuar festës së Fitër- Bajramit për Republikën e Kosovës mbahet në Xhaminë “Sulltan Mehmet Fatih” (Xhamia e madhe) në Prishtinë.
Manifestimi fillon në ora 5:40 me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit do të jenë dy ligjërata tematike kushtuar kësaj feste. Ligjëratën e parë do ta mbajë Mr. Ragmi Destani ndërsa të dytën dr. Adnan Ahmeti.
Namazni i Fitër – Bajramit falet ë ora 6:46, të cilit do t’i prijë kryeimami i Kosovës, Sabri ef. Bajgora.
Ndërsa hytben do ta mbajë Myftiu i Kosovës mr. Naim Tërnava i cili do t’u drejtohet opinionit të gjerë me mesazh për këtë festë.
Me rastin e festës së Fitër – Bajramit, ditën e parë, më 9 shtator 2010, Myftiu i Kosovës si tradicionalisht organizon pritje përurimi në selinë e Kryesisë së BI të Kosovës nga ora 9-12.
Në ora 14:00, Myftiu Tërnava i shoqëruar nga bashkëpunëtorët do të vizitoj familjen Jasharaj në Prekaz.
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë ua uron festën e Fitër- Bajramit duke e lutur Zotin që t’i ketë pranuar agjërimin, lutje dhe ibadetet tona.
Me fat festa e Fitër-Bajramit!
Reklama 229 x 170.png)
Sali Shasivari
Nexhmedin Spahiu
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Ajni Sinani
Mr. Muhidin Ahmeti
Nexhmedin Spahiu
Artan Musliu
Blerim Gashani
Mr. Iljasa Salihu
Xhevahire Abazi
Milazim MUSTAFA
Opinione te lexuesve
Merjem Gashi
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Nuk ka komente per kete artikull