Image 01 Image 02 Image 03 Image 03
echo content

artikuj
 

Dita Ndėrkombėtare e Biodiversitetit

Me kėtė rast ėshtė folur pėr rėndėsinė e biodiversitetit dhe vlerat e tij dhe gjithashtu ėshtė prezantuar edhe njė film dokumentar pėr Biodiversitetin e Kosovės i pergatitur enkas per kete aktivitet nga Asociacioni per Kulture, Edukim dhe Arsim - AKEA.

E enjte 23 Maj 2013 23:02

Prishtina në Lipjan, dyert e vendgjuetisë me rëndësi të veçantë – “Blinajë” u hapën për të manifestuar 22 majin, “Ditën Ndërkombëtare të Biodiversitetit”.

“Problemi i ruajtjes së biodiversitetit vazhdon të jetë një ndër sfidat kryesore të njerëzimit  edhe sot”, tha para 20 studentëve, 10 prej të cilëve fotograf dhe të tjerë ekologë, Shpëtim Rudi, zëvendësministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

“Ekspertet supozojnë se nëse do te vazhdohet me këtë trend, humbja e biodiversitetit do të ketë pasoja fatale për njerëzimin. Vlerësimet e fundit shkencore tregojnë se, me ritmet e sotme të shpyllëzimeve, brenda 25-30 viteve të ardhshëm do të zhduken deri në 2- 8 % të llojeve te njohura në planet. Pasojat e kësaj humbje do të reflektohen edhe në ekonomin botërore dhe në zhvillimet shoqërore në përgjithësi, duke pasur parasysh faktin se afro 40 % e ekonomisë botërore dhe 80 % e nevojave të njeriut plotësohen nga resurset biologjike.” Shtoi Rudi.

Më pas morën fjalën dhe zyrtarë nga Ministria e Bujëqësisë dhe profesorë universitar nga UP, të cilët folën për rëndësinë e ruajtjes së biodiversitetit.

Ndërkaq për vendgjuetia me rëndësi të vecantë - “Blinaj” dhe biodiversitetin në të, foli Drejtori Besim Zogaj.

“Vendgjuetia me rëndësi të vecantë - Blinajë karakterizohet me biodiversitet të faunës dhe florës me llojllojshmëri të kafshëve të egra dhe shumëllojshmëri të drunjëve, të bimëve barishtore”, tha Zogaj.

Më pas u shfaq dhe një dokumentar 10 minutësh nga OJQ “AKEA”

Në fund, u përurua dhe shenja për mbrojtjen e Natyrës nga MMPH, ndërkohë moderatori dhe komiku Fatmir Spahiu, ftoi të pranishmit për një koktej rasti rreth 2 kilometra në brendësi të rezervatit.

Pas koketejit, studentët fotografë nga Fakulteti i Arteve dhe ata të qendrës, “Junus Emre” nga Prizreni, fotografuan bukuritë e vendgjuetisë me rëndësi të vecantë - Blinajë me sipërfaqe prej 2795 hektar, të cilat më pas dhe do të publikohen në një album të veçantë.

Vendgjuetia me rëndësi të vecantë - Blinajë ka 2100 hektar pyje shtetërore, 600 hektar prona private, 40 hektar., livadhe dhe 5 hektar sipërfaqe ujore.

Motoja botërore e kësaj dite këtë vit ishte: “Uji dhe Biodiversiteti”.MMPH./ L.Beqiri/

 

 



Dita Ndėrkombėtare e Biodiversitetit

Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

6 + 8 = ?