Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Maqedoni

artikuj
Foto ilustrim  

Do tė bojkotohet gjeografia qė i fyen shqiptarėt

Shkollat e mesme shqipe nė Maqedoni kanė vendosur qė ta bojkotojnė librin e gjeografisė pėr vitin i dytė pasi qė ai ėshtė i stėrmbushur me gabime dhe tė pavėrteta pėr popullin shqiptarė.

E marte 31 Gusht 2010 17:06

 

Edhe pas protestave të vazhdueshme të shqiptarëve, për tërheqjen nga përdorimi të teksteve shkollore që kanë përmbajtje të papranueshme për ta, Ministria e Arsimit e Maqedonisë ka vendosur që edhe këtë vit disa prej tyre të mos ndryshojnë.

Ministri i Arsimit, Nikola Todorov deklaroi se libri i gjeografisë për nxënësit e vitit të dytë të shkollës së mesme nuk do të tërhiqet.

“Viti shkollor fillon të mërkurën më 1 shtator, ashtu si çdo vit. Do të mësohet me librat që janë përdorur para tre ose pesë viteve”.

Në librin e Gjeografisë thuhet në një kapitull të veçantë se "shqiptarët e Maqedonisë janë maqedonas të islamizuar". “Në këtë libër gjithashtu theksohet se shqiptarët e Maqedonisë kanë ardhur në Maqedoni para 220 vjetësh” dhe se “vendosja e tyre nga Shqipëria dhe Kosova akoma vazhdon, edhe pse është e rrezikshme për Maqedoninë”. /Telegrafi/

 




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

4 + 5 = ?


Komentet

Nuk ka komente per kete artikull
REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve