Image 01 Image 02 Image 03 Image 03
echo content

artikuj
 

Do tė keni njė bebe, si ta gjeni njė emer tė pėrsosur pėr tė?

Emri i fėmijės suaj do tė zgjasė njė jetė tė tėrė. Sigurisht kjo nuk ėshtė gjithmonė diēka e lehtė pėr tu bėrė. Ndonjėherė ajo mund tė jetė njė vendim aq i vėshtirė dhe shqetėsues , ndėrsa tė tjerėt e gjejnė aq lehtė njė emėr tė bukur.

E marte 7 Shtator 2010 15:44

 

Nga: Dr.Samire Ademi Lutolli

 

Zgjedhja e emrit “të përkryer” për fëmijën tuaj është padyshim shumë i rëndësishëm. Kjo është ndoshta një nga vendimet e para të mëdha dhe më të rëndësishme që një prind do të ketë.

Rrallë ndodh që një fëmijë të emërtohet pa një paradigmë mitike a besëtytnie, historike apo politike, religjioze apo kulturore, familjare apo krahinore, profesionale apo të modës, dhe pse jo materiale apo shpirtërore.

Emri i fëmijës suaj do të zgjasë një jetë të tërë. Sigurisht kjo nuk është gjithmonë diçka e lehtë për tu bërë. Ndonjëherë ajo mund të jetë një vendim aq i vështirë dhe shqetësues , ndërsa të tjerët e gjejnë aq lehtë një emër të bukur.

Ka disa gabime pa dyshim që ju mund ti shmangeni dhe disa këshilla që mund tua bëjë procesin më të lehtë dhe më të këndshëm.

Ja disa nga “BËNI” dhe “MOS BËNI” për emrin e përkryer të fëmijës, si edhe disa këshilla për t'ju ndihmuar si ta zgjidhni atë.

 

Çfarë duhet të BËNI

Janë disa gjëra që duhet të bëni kur jeni duke kaluar nëpër procesin e përpjekjeve për të gjetur emrin e përsosur të foshnjës.

-Formoni një një listë të emrave që ju vërtetë pëlqeni. Ndajeni një listë të veçantë me bashkëshortin tuaj. Pastaj përdorni të dy listat tuaja që të dalë një listë prej 5-10 emrave që ju të dy bini dakord . Mendoni për listën apo edhe mbajeni atë deri sa fëmija juaj të ketë lindur.Në ndërkohë mund të vijë dicka që të ju ndihmojë për të vendosur mbi një prej atyre emrave në listë.

-Merrni në konsiderim një emër që është kuptimplotë. Emra nga historia, emrat e familjes, dhe emrat e njerëzve që ju admironi janë zgjedhje të mira.Emri shpesh pajis fëmijën me një kuptim të caktuar.

-Të merret në konsideratë një shumëllojshmëri e emrave.Leni kohë për të shqyrtuar emrat e ndryshëm që janë. Kështu koha ju jep mundësi të ju vinë në mendje shumë emra.

- Bëjeni zbavitëse këtë me bashkëshortin tuaj. Mbani në mend, ju nuk keni nevojë ta bëni këtë të gjithë në një natë. Mos lejoni të bëhet një debat i nxehtë. Ju do të donit ta keni një kujtim të mirë në vend të një kujtimi stresant.

 

Çfarë nuk duhët të BËNI

Sigurisht përderisa janë disa gjëra që DUHET ti bëni kur zgjidhni një emër të fëmijës, ka disa gjëra të tjera që ju NUK duhe ti bëni. Këtu janë disa MOS që ju patjetër duhet ti mbani në mend.

- Mos përdorni një emër të dikujt që ju nuk ia bëni fare për të. Gjëja e fundit që do të doni është që të lidhet me fëmijën tuaj një emër i dikujt që ju nuk ju pëlqen. Edhe në qoftë se emri është i bukur, MOS e bëni këtë për fëmijën tuaj.

- Mos i vini foshnjes emrin që është i vështirë për ta shqiptuar apo për ta shkruar. Asnjë fëmijë nuk dëshiron një emër që I duhet të thyejë gjuhën për ta shqiptuar. Pra, bëjeni diçka të thjeshtë, që do të jetë mjaft e lehtë për fëmijën tuaj për ta shqiptuar dhe shkruar.

-Mos përfshini miqtë dhe anëtarët e familjes në vendimin tuaj. Mendimet dhe propozimet pranoni me kënaqësi kurse vendimin do ta merrni jut ë dy së bashku.Përndryshe kjo do ta bëjë gjithçka më shumë të komplikuar. Të mbetet ndërmjet jush dhe bashkëshortit tuaj. Në fund të fundit, është mjaft e komplikuar tashmë edhe me vetëm ju të dy..Në qoftë se jeni të imponuar mundohuni ta zgjidhni me mirëkuptim.E nëse këtë e dëshironi ju kjo me të vërtetë do të ju lehtësojë shumë.

- MOS prisni deri në dhomën e lindjes për të shprehur mendimin dhe vendimin tuaj mbi emrat që ju keni parasysh. Gjëja e fundit që ju do të donit është të merreni në dhomën lindjes me këtë . Kur fëmija të ketë lindur, do tua kërkojnë emrin e foshnjes. Është mirë që të jeni të përgatitur kohë më parë se të jeni në dhomën e lindjes.

 

Këshilla të rëndësishme për të kujtuar kur emërtoni foshnjen tuaj

Këtu janë disa top këshilla. Ato do të ju ndihmojnë gjatë kërkimit tuaj për emrin e përkryer për të voglin tuaj.

 

- Këshilla 1 – Fillioni kërkimet që herët

 

Një këshillë e rëndësishme është për të filluar kërkimin e juaj për një emër qysh herët. Ka shumë mundësi që ju të dy do të ndryshoni mendjen disa herë para se të dalë emri i përsosur. Pra,përfundimisht është një ide e mirë që t’I lejoni vetes kohë të mjaftueshme për të ardhur në një përfundim të drejtë. Kjo do ta bëjë më të lehtë për ju.

 

- Këshilla 2 - Interneti mund të ju ndihmojë

 

Interneti mund të jetë i dobishëm derisa jeni duke u përpjekur për të gjetur emrin e përsosur të foshnjës. Ju do të gjeni shumë faqe që ofrojnë shumë emra të shikoni. Do të keni mundësi të zgjidhni më shumë emra meqë keni më shumë opsione.Kjo do t'ju ndihmojë që të keni një ide për llojet e emrave që ju vërtetë i pëlqeni. Pra, kërkoni burime për top emrat e fëmijëve.

 

- Këshilla 3 - Qëndroni larg nga emrat “Trendi”

 

Kur ju jeni duke zgjedhur emrin e fëmijës suaj, është më mirë të qëndroni larg prej emrave të modës. Ju nuk doni një emër që është i bazuar vetëm në një prirje aktuale. Ju dëshironi diçka që do qëndrojë I bukur përgjithmonë. Pra, mos zgjidhni një emër, vetëm sepse është modë për t'u përdorur. Emrat klasik mund të jetë një zgjidhje më e mirë për fëmijën tuaj.

 

- Këshilla 4 – Atë që keni zgjedhur bëjeni të duket origjinal

 

Ju nuk jeni I detyruar të gjeni një emër që tashmë ekziston apo një emër që nuk e ka dëgjuar askush deri tani..

Ju mund ta bëni emrin vetë. Vetëm sigurohuni që nuk do të dalë një emër që fëmija juaj do të jetë gjithë jetën objekt I shakave për shkak të emrit të tij.

Së fundi, një këshillë e fundit!. Kini gati më shumë se një emër. Pa marrë parasysh se ju mund ta keni menduar dhe planifikuar, një nga emrat rezerve vetëm mund të provojë që të shkojë në mënyrë të përkryer me të voglin tuaj vetëm kur ta shihni atë për herë të parë!

Edhe Islami thekson që muslimanët duhet t’u japin fëmijëve të tyre emra të mire por asnjëherë nuk i detyron muslimanët ti emërtojnë ata me emra specifikë arab apo joarab.Është ne dorë të njerëzve të zgjedhin emrat për fëmijët e tyre.

Megjithatë, për të zgjedhur emrin duhet të ndjekim disa rregulla të pëlqyeshme.

-Emri të jetë i bukur, të mos jetë emër i urryer nga njerëzit apo edhe nga vetë fëmija kur të rritet. Të mos ketë kuptim të keq si shenja të këqinja, emra njerëzish që janë të njohur për shtypje e zullumqar e emra të tjerë me kuptim qesharak e poshtërues.

-Emri që keni zgjedhur të mos ketë kuptim madhështor dhe mburrës.Disa nga emrat madhështor janë vetëm cilësi të Zotit dhe nuk i takon në përkthim natyrës njerëzore.

-Mos u entuziazmoni që t’i vëni fëmijës emër nga një gjuhë e huaj ndërkohë që nuk i keni kërkuar përkthimin edhe nëse do të ishte emër arab.

Nuk ka ndonjë mëkat nëse kuptimi i emrit që keni vendosur t’i vëni është i mirë në cilëndo gjuhë. Edhepse muslimanët e hershëm ishin arab të pastër dhe jetonin në një atmosferë të pastër arabe, ata i përdornin emrat jo arab për meshkuj apo femra. Për shembull, ‘Mariah’ (Nëna e besimtarëve) nëna e Ibrahimit djalit të Profetit Muhamed a.s. ishte e njohur me emrin e saj Koptik.

 

Gjthashtu, shumica e emrave të muslimanëve të hershëm kanë qenë emra të objekteve natyrore, si ‘Bahr’ (lumi), ‘Jabal’ (mali); emra bimësh, kafshësh dhe zogjësh, etj

E pra, tani besoj e keni më të lehtë. Nuk është e thënë të tingëllojë bukur por edhe të përcojë porosi!

 



Do tė keni njė bebe, si ta gjeni njė emer tė pėrsosur pėr tė?

Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

8 + 4 = ?