Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Vitrina e librit

artikuj
 

Doli fjalori i parė arabisht-shqip

Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Kulturės Islame organizoi pėrurimin e fjalorit tė parė Arabisht-Shqip.

E marte 25 Maj 2010 12:35

 

Në sallën Aleks Buda të Akademisë së Shkencave të Tiranës, Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Kulturës Islame organizoi përurimin e fjalorit të parë Arabisht-Shqip.

Autor i tij është Sulejman Tomçini, lauruar në Bagdad dhe ish-Bashkimin Sovjetik për orientalistikë, diplomat karriere shumë vjet në vendet arabe.

Drejtori i Institutit, Ramiz Reka, tha se kjo vepër është vazhdë e një morie botimesh të këtij instituti që prej 14 vjetësh, që ka për qëllim ta afrojë popullin shqiptar, kudo që ai jeton me botën arabe, të njohë në mënyrë të ndërsjellë kulturën, historinë dhe të forcojë miqësinë tradicionale me arabët.

Fjalori përmban 70.000 fjalë si edhe një sasi të madhe shprehjesh frazeologjike në më shumë se 1100 faqe, në një libër me pamje të denjë për një vepër të tillë. Pjesëmarrësit në tubim kishin rastin ta blejnë atë me gjysmë çmimi.

Tomçini tha se po punon edhe për fjalorin shqip-arabisht duke u bazuar në Fjalorin e Madh të Shqipes së sotme.

Prof. Ismail Ahmeti i universitetit të Tetovës shpalosi me hollësi vlerat leksikografike dhe shkencore të fjalorit, po ashtu edhe profesori Enver Hysa që është marrë me redaktimin e tij./noa/




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

6 + 4 = ?



Për të dërguar koment së pari duhet të Kyçeni ose të Regjistroheni në mesazhi.com

Arkivi i lajmeve