Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Vitrina e librit

artikuj
 

Doli nga shtypi Sahihu Muslim II

Ky ėshtė versioni i shkurtuar nga Imam Mundhiriu dhe pėrmban hadithet prej 571 deri 1155.

E mėrkure 2 Dhjetor 2009 15:14

 

Ndër kapitujt që përmbledh ky libër janë edhe: Kapitulli mbi agjërimin, kapitulli për Itikafin, kapitulli i haxhit, kapitulli për kurorëzimin, kapitulli i shkurorëzimit, kapitulli i shitblerjes, kapitulli i trashëgimisë, kapitulli për ngjarjet nga ekspeditat luftarake të të Dërguarit a.s. etj.

Libri kushton 12 euro, ka 480 faqe dhe kopertina të forta. Mund ta gjeni në të gjitha libraritë islame.

Parathënie

Falënderimi i takon Allahut, Atë e falënderojmë dhe nga Ai kërkojmë që të na mbrojë nga të këqijat e epshit tonë dhe nga veprat tona të shëmtuara. Atë që Allahu e udhëzon, askush nuk mund ta devijojë, kurse atë që Allahu e lë në laj¬th¬itje, askush nuk mund ta përudhë në Rrugën e Drejtë.
Dëshmoj se nuk meriton të adhurohet askush tjetër, përveç Allahut i cili nuk ka rival (shok), dhe dëshmoj se Muhamedi a. s. është robi dhe i Dërguari i Tij, i cili me besnikëri e kreu amanetin dhe e udhëzoi umetin në rrugën e drejtë deri në fund të jetës së tij.
Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë ndaj tij, familjes së tij, shokëve të tij dhe të gjithë atyre, që pasojnë rrugën dhe sunetin e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Dihet fare mirë se burimet kryesore të fesë sonë të ndritshme islame janë Kur'ani dhe hadithi (suneti).
Kur'ani është fjalë e Allahut xh.sh., e shpallur nëpërmjet të Xhibrilit tek i Dërguari i Allahut në një periudhë 23-vjeçare, kurse burim i dytë i Islamit është hadithi i Muhamedit s.a.v.s..
Nga koleksionet e hadithit, sipas të gjithë dijetarëve islamë, vendin e parë e zënë Sahihu-l-Buhariu e pas tij Sahihu-l-Muslimi.
Për fat të mirë Sahihu-l-Buhariu është përkthyer në gjuhën shqipe, kurse Sahihu-l-Muslimi tanimë është në botim e sipër.
Përkthimi dhe dalja nga shtypi e kësaj vepre është me rëndësi për shkencën e hadithit në trojet shqiptare dhe për besimtarët shqipfolës islamë nga njëra anë, por, gjithashtu, do t'i pasurojë edhe bibliotekat tona islame me literaturë burimore nga ana tjetër.
E falënderojmë Allahun e Madhërishëm që na mundësoi ta përkthejmë këtë vepër Sahihu-l-Muslimin në versionin e shkurtuar, në gjuhën shqipe duke ua af¬r¬uar besimtarëve shqipfolës që ta kenë në duar këtë vepër të rëndësishme isla¬me.
Motivi që më ka shtyrë të merrem me këtë punë me rëndësi dhe me përgj¬e¬gjësi të madhe ka qenë se unë, duke shërbyer si imam në Xhaminë "Isa Begu" në Mitrovicë më se 38 vjet rresht, dëshiroja që xhematit tim dhe të gjithë besim¬ta¬r¬ëve islamë t'ua lë këtë vepër të përkthyer në gjuhën tonë të bukur shqipe, ashtu që ata të përfitojmë nga porositë e këshillat e Muhamedit a.s.
Qëllimi im parësor ishte që, nëpërmjet kësaj vepre, besimtarët islamë të njo¬ftohen me dispozitat e së drejtës së sheriatit dhe të rregullojnë mënyrën e jetës si¬pas parimeve të fesë islame.
Gjatë përkthimit njëra nga vështirësitë ka qenë mungesa e literaturës përkat¬ë¬se, ndaj për bazë e kisha: Sherhin - komentin e Imam Neveviut në 18 vëllime në gju¬hën arabe. Dhe në gjuhën boshnjake në tri vëllime nga dr. Shefik Kurdiç, ku në shumë raste kam përdorur kllapat për ta sqaruar kuptimin e mirëfilltë në gju¬hën shqipe.
Vepra Sahihu-l-Muslim, versioni i shkurtuar, ka gjithsej 2179 hadithe dhe në të afër 1000 hadithe nuk janë të përsëritura.
Në vëllimin e parë të kësaj vepre janë përfshirë hadithet 1-570.
Kurse në vëllimin e dytë janë përfshirë hadithet prej 571–1155, ndërkaq së shpejti do të vijojnë edhe dy vëllimet nga Sahihu-l-Muslim, të cilat tanimë janë të përkthyera e të redaktuara.
Mendoj se me këtë vepër kemi kryer një porosi të të Dërguarit të Allahut, i cili në haxhin lamtumirës, në fund të fjalimit të tij, tha: "Të gjithë ata, që i kanë dëgj¬uar këto fjalë të mia, le t'ua përcjellin atyre që nuk i kanë dëgjuar, sepse prej tyre mu¬nd të ketë më të kuptueshëm se vetë dëgjuesit".
E lusim Allahun që kjo vepër të jetë për hatër të Tij, për lëshimet dhe gab¬i¬met eventuale kërkojmë falje nga Ai dhe të na shpërblejë në Ditën kur nuk sjellë dobi pasuria as fëmija, përveç atij që vjen me zemër të pastër.
Duke qenë të vetëdijshëm për gabimet eventuale dhe mangësitë, ngase i Pag¬a¬bueshëm është vetëm Allahu, me kënaqësi presim sugjerimet, vërejtjet dhe kë¬shillat nga studiuesit e lexu¬esit e nderuar.
Prof. Asllan A. Murati
25 maj 2009, Mitrovicë

Ky është versioni i shkurtuar nga Imam Mundhiriu dhe përmban hadithet prej 571 deri 1155.

Ndër kapitujt që përmbledh ky libër janë edhe: Kapitulli mbi agjërimin, kapitulli për Itikafin, kapitulli i haxhit, kapitulli për kurorëzimin, kapitulli i shkurorëzimit, kapitulli i shitblerjes, kapitulli i trashëgimisë, kapitulli për ngjarjet nga ekspeditat luftarake të të Dërguarit a.s. etj.
Libri kushton 12 euro, ka 480 faqe dhe kopertina të forta. Mund ta gjeni në të gjitha libraritë islame.



Titulli: Sahihu Muslim II
Përgatiti: Imam Zekijudin el-Mundhiri
Përktheu: Prof. Asllan A. Murati
Redaktor profesional: Fitim Flugaj
Redaktor gjuhësor: Dr. Mehmet Halimi
Shtypi: FOCUS PRINT
Mbikëqyrës i shtypit: Imer Gogjufi
Për botuesin Bashkim Avdiu
Botues: SIRA Prishtinë
Tirazhi : 940
Çmimi : 12 €




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

8 + 9 = ?


Komentet

Ky artikull eshte komentuar 1 here
  • dema E shtune 9 Janar 2010 8:56

    selam alejkum inshAlah jeni mir vellezer por desha nje kerkes sado pak e madhe ndoshta eshte por nese ka mundsi .qe te nai mundsoni donlodimin e disa librave te reja qe po dalin ne shitje te pakten te njohetoohemi sado pak p-sh sahihul muslim II selam alejkum Allahu ju shperbleft me Xhenetul Firdeusin kerkoi qe te aprovohet ky mendim

    Reply

REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve