Në emër të shëndetit tuaj tregojani drejtorit gabimet e tij në fytyrë. Është pohuar se tregimi i mendimeve tuaja në lidhje me drejtorin në mënyrë të drejtpërdrejtë është i dobishëm për shëndetin dhe ndihmon në përmirësimin e personalitetit të drejtorit. Në studimin e paraqitur në konferencën e Shoqatës së Psikologjisë Angleze u theksua se për të pasur nëpunës të lumtur, të shëndetshëm dhe pa stres, duhet t’u jepet mundësia e vlerësimit të drejtorit të tyre.
Shkencëtarët të cilët u morën me këtë studim ndanë në dy grupe 150 persona të një shkalle të lartë. Grupi i parë mori informacion dhe analiza nga punonjësit ndërsa grupit të dytë nuk iu tha asgjë. Nga ky eksperiment u pa se drejtorët të cilët pranojnë këshilla janë më të prirur të ndryshojnë mënyrat e të drejtuarit dhe kanë aftësi më të mira perceptuese.
Një nga studiuesit e eksperimentit, Emma Donaldson-Feilder, bëri të ditur se sinqeriteti dhe guximi të mbron nga stresi, ndërkohë që ky i fudnit është shkaktar i shumë pasojave fiziologjike dhe psikologjike si ankthi, depresioni dhe tensioni i lartë.
Donaldson-Feilder theksoi se stresi është një nga shkaktarët kryesorë të sëmundjes dhe rritja e presionit ndaj nëpunësve në vendet e punës do të dëmtojë si punonjësit ashtu dhe kompaninë. /gazeta start/
Reklama 229 x 170.png)
Sali Shasivari
Nexhmedin Spahiu
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Ajni Sinani
Mr. Muhidin Ahmeti
Nexhmedin Spahiu
Artan Musliu
Blerim Gashani
Mr. Iljasa Salihu
Xhevahire Abazi
Milazim MUSTAFA
Opinione te lexuesve
Merjem Gashi
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Ky artikull eshte komentuar 1 hereAll-llahu ju shperblefe per temen interesante ju uroj vetem suksese