Shejh Jusuf Elkardavi e vlerësoi maksimalisht thirrjen e monarkut të Arabisë Saudite për formimin e një Unioni të vendeve të Gadishullit Arabik, ashtu siç kritikoi Francën për projektligjin që kriminalizon mohimin e gjenocidit armen.
Gjatë hytbes së ditës së premte, shejh Kardavi vlerësoi përpjekjet që po bën mbretëria e Arabisë Saudite për formimin e një Unioni të vendeve të Gadishullit Arabik. Ai tha se këtë hap e mbështet logjika e shëndoshë por dhe Kurani dhe Tradita profetike. Ai shtroi pyetjen retorike: E përse të mos shndërrohen shtetete Gadishullit Arabik në një shtet të madh, i cili do të ketë ushtrinë e tij, monedhën, kushtetutën dhe tregun përkatës?”
Ai tha:”Nëse evropianët, të cilët janë vrarë me njëri-tjetrin duke lënë pas me miliona të vrarë gjatë Luftës së Dytë Botërore, arritën ta kapërcejnë këtë problem dhe të heshtin ndaj të kaluarës, për tu shndërruar në një vend të vetëm, përse të mos e bëjmë ne?”
Ai u bëri thirrje të gjithë qeverive të Gadishullit Arabik që ta mbështesin këtë iniciativë, pasi uniteti është një detyrë fetare dhe një domosdoshmëri të cilën na e imponon aktualiteti, sfidat dhe kërcënimet e jashtme.
Gjatë hytbes, ai nuk la pa cekur dhe konfliktin e fundit mes Turqisë dhe Francës, ku kjo e fundit miratoi një projektligj, sipas të cilit konsiderohet krim mohimi i genocidit ndaj armenëve. Ai tha se mbështet Turqinë në këtë çështje dhe se është kundër akuzimit të historisë islame për padrejtësi.
Ai tha se islami nuk e lejon marrjen e jetës të kujtdo qoftë. E si mund të lejohet shuarja e një popullate, ndërkohë që islami nuk lejon shuarjen e një specie kafshësh?! Kur disa myslimanë të Medines vendosën ti vrasin qentë rrugaçë, të cilët ishin shtuar shumë, Profeti a.s i ndaloi, duke u thënë se qentë ishin një specie e krijuar nga Zoti. Ai shtoi se deputetët francezë nuk janë të aftë të gjykojnë një çështje të tillë, pasi kjo është një çështje që duhet të studiohet nga historianët dhe akademikët e fushës./AO/
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Muhidin Ahmeti
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Olsi Jazexhi
Nexhmedin Spahiu
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Mr. Iljasa Salihu
Hamdi Nuhiju
Opinione te lexuesve
Artan Musliu
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Ky artikull eshte komentuar 4 herePo cdo koment pas kesaj do te jet i tepert Allahu na ndihmofte qe kjo te realizohet e Shejh Kardavin zoti e meshirofte per kontributet e tija .
Kete e kena prite shume, Allahu na bashkofte, jo vetem vendet arabe po te gjitha vendet islame duhet te bashkohen ne nje union, duhet te jen me shume se union, nje shtet i pa ndare, veq ne kete menyre parandalohen diktatura te reja, mbrojtje nga armiqte, nga armiqte e vjeter dhe ata te ri qe po lindin si kina dhe indija.
inderuari kardavi eshte nje thires jashtezakonisht i nevojshem dhe i pershtatshem te cilin duhet ta ndjekin te gjithe i cili me mjeshteri te madhe din te harmonizoj perjudhen mekase me ate medeinase tradicjonalen me bashkohoren per dallim ndaj atyre qe mendojne se duet ti perkushtohemi vetem thirjes ne teuhiddhe me fanatizem ruajne komentet tradicjonale duke mos u lejuar racjonalen edhe pse kisha pyetur nese kuranin nuk e komenton jeta dhe aktualiteti i dietareve bashkohor kush do ta komentoj dhe mendoj se imamet ne hutbe sikur nuk kane cfare flasin vetem vdekja dhe duke e frikesuar xhematin me zjarin e xhehenemit aq shume i kane zgjeruar kufijte e harameve saqe nuk kane lene vend per hallallin ju preferoj te lexoni librin e dietarit te nderuar kardavi rizgjimi islam mes adoleshences ...
Allahu e ruajt kete njeri te Dijes, por se unioni per te cilin e parapelqen Shejhu ashte shume veshtire te behet me njerez si Gadafi, Al Maliku, Hosni Mubaraku, dhe disa te tjere qe nuk jane te paket ne numer, kur te behen te gjithe pushtetaret Arab si Rexhep Taip Erdogan, ateher kjo ndodhe menjeher.