Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Maqedoni

artikuj
 

DR po rritet, por edhe zhgėnjimi ndaj BDI-sė, thotė Selmani


E marte 7 Shtator 2010 16:56

 

Kreu i partisë shqiptare Demokracia e Re, Imer Selmani konsideron se partia e tij është duke u rritur dhe duke fituar gjithnjë e më shumë përkrahje, përderisa sipas tij përkrahja ndaj partisë shqiptare në pushtet po zvogëlohet.

Imer Selmani tha dje në Kumanovë se qytetarët e Maqedonisë janë duke u zhgënjyer me BDI-në por edhe me partnerin e saj qeveritar nga radha maqedonase, VMRO-DPMNE.

“... Jemi në rrugë të drejtë ku përkrahja jonë po rritet për çdo ditë kurse në anën tjetër kemi pa masë zhgënjimin nga ana e VMRO-së dhe BDI-së,” tha Selmani i DR-së në një darkë Iftari me anëtarët e strukturave të partisë së tij nga Kumanova dhe Likova.

Sipas tij qeveria aktuale është duke mos dhënë rezultate të mira për vendin dhe qytetarët e vendi duke e kualifikuar këtë qeveri të udhëhequr nga Nikolla Gruevski si koalicionin qeveritar më të keq të dy dekadave të fundit në Maqedoni.

Selmani konsideron se rezultatet mungojnë si në skenën e jashtme të vendit ashtu edhe të brendshme ndërkohë që lavdëroi periudhën e qeverisjes së Gruevskit me PDSH-në, kur edhe Selmani ishte pjesë e qeverisë, në detyrën e z.v.-kryeministrit.

“Dy vitet e fundit ndoshta janë qeverisja me e keqe gjatë 20 viteve të fundit në Maqedoni, pas asnjë rezultat në arenën ndërkombëtare dhe të brendshme politike, ku marrëdhëniet ndëretnike janë përkeqësuar, gjendja ekonomike po ashtu, korrupsioni rritet, burokracia e ngatërruar. Gjatë viteve 2006 2008 ka pas më shumë projekte se sa gjatë viteve 2008-2010,” ka thënë Imer Selmani gjatë qëndrimit në Kumanovë. / Zhurnal /

 




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

1 + 6 = ?


Komentet

Nuk ka komente per kete artikull
REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve