Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Maqedoni

artikuj
 

DR therret qeverine te rindertoje shkollat e djegura ne Saraj


E hėne 6 Shtator 2010 9:32

 

Demoktracia e Re e thirri dje qeverine e Maqeedonise qe te rindertoje dy shkolla te djeguta tash e sa muaj ne dy fshatra te Komunes se Sarajit per t’iu mundesuar nxenesve shqiptare vijimin normal te mesimit.

Nimetulla Saliu nga DR-ja e Kryetar i Këshillit Komunal të DR-së në Saraj tha se qeveria duhet qe te rindertoje shkollat e djegura ne fshatin Bukoviç dhe Svillare.

“Edhe pas shumë apeleve të qytetarëve të f.Bukoviç dhe f. Svillare, shkollat e djegura në këto dy vendbanime mbeten në gjendjen e njejtë, gjegjësisht nuk është ndërmarrë asnjë hap serioz nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Komunës së Sarajit që këto shkolla të djegura të rindërtohen dhe nxënësve t’iu mundësohet mbarëvajtja e procesit edukativo-arsimor në kushte normale. Apelojmë edhe një herë deri te Qeveria të tregojë njerëzi dhe përkujdesje minimale ndaj fëmijëve të cilëve tani me këtë gjendje iu mohohet e drejta e arsimimit, “ tha Saliu ne nje komunikate per shtyp.

Qe nga djegia e para disa muajve e shkolles ne fshatin Bukovic nxënësit shqiptar te kesaj shkolle mësojnë në koridoret e shkollës së djegur, ndërsa nxënësit e fshatit Svillare refuzojnë të udhëtojnë çdo ditë në shkollën e fshatin Grçec dhe po e bojkotojnë mësimin.

Saliu me kete rast drejtoi kritika nga ndaj zëvendësministres për arsim Lindida Qazimi dhe Kryetarit të Komunës së Sarajit, qe te te dy nga radhet e BDI-se, per moskoordinim dhe zvarritje te perpjekjeve per te zgjedhur problemin e nxenesve te ketyre dy shkollave. / Zhurnal /

 




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

2 + 5 = ?


Komentet

Nuk ka komente per kete artikull
REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve