Te Drita kanë mbetur vetëm trajnerët Tahir Murati dhe Agron Kurtalani dhe basketbollistët juniorë. Gjilanasit nuk udhëtuan fare në Pejë të dielën, ndërsa nuk janë të sigurt se do të paraqiten në përballjen e radhës kundër Trepçës.
Klubi i basketbollit Drita po kalon nëpër momentet më të këqija që kur është formuar. Gjilanasit janë që një kohë pa kryesi, ndërsa të gjitha funksionet në klub i kryejnë dy trajnerët: Tahir Murati dhe Agron Kurtalani.
Gjilanasit nuk udhëtuan fare të dielën në Pejë për t’u përballur me klubin verdh e zi. Mungesa e mjeteve për transport bëri që Drita të heqë dorë nga ndeshja e xhiros së 23-të, e cila të hënën nga Komisari i Garave të FBK-së u regjistrua me rezultat zyrtar 20:0 në të mirë të pejanëve, ndërsa gjilanasve nuk u takon pika si humbës.
“Komuna ka qenë e obliguar që të na mbulonte materialisht për transport, por nuk e ka bërë një gjë të tillë, kështu që ne mbetëm pa shkuar në Pejë”, u shpreh për Express trajneri Tahir Murati.
Në bazë të rregullores së FBK-së, nëse gjilanasit nuk e zhvillojnë edhe një ndeshje, ata mund të përjashtohen nga garat. Por, nëse vazhdon kjo gjendje në klub, gjilanasit jo që nuk do ta zhvillojnë ndeshjen e ardhshme me Trepçën, por me gjasë do të tërhiqen vetë nga garat.
“Drita nuk ka qenë kurrë në një situatë më të palakmueshme. Unë dhe Agroni po i kryejmë të gjitha funksionet. Ne po luajmë me juniorë, ngase të gjithë janë larguar. Këtë punë po e bëjmë për të mirën e klubit dhe të qytetit, por kështu më nuk shkon. Nëse vazhdon kështu, nuk e përjashtojmë mundësinë që të tërhiqemi nga garat”, vazhdoi Murati.
Drita zë pozitën e fundit në TechnoMarket Superligën e Kosovës në basketboll me 23 pikë të tubuara. Edhe nëse i vazhdon garat, gjilanasit e kanë pothuajse të sigurt rënien në Ligën e Parë të basketbollit./express/
Reklama 229 x 170.png)
Mr. Bashkim Aliu
Nexhmedin Spahiu
Mr. Ajni Sinani
Mr. Muhidin Ahmeti
Nexhmedin Spahiu
Artan Musliu
Blerim Gashani
Mr. Iljasa Salihu
Xhevahire Abazi
Milazim MUSTAFA
Opinione te lexuesve
Merjem Gashi
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Ky artikull eshte komentuar 2 hereEpo spo na ndimon komuna ose naj Sponzor me na ardh :P
shumm pom vjen keq edhe pse jom nga mitrovica a ishalla nuk dilni