Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Shėndetėsi

artikuj
 

Duhani, dy herė i dėmshėm

Personi qė pi duhan dėmtohet si nga toksina qė thith edhe nga toksina e tymit qė nxjerr dhe qė e thith pėrsėri nėpėrmjet ajrit.

E marte 8 Qershor 2010 11:41

 

Një studim i ri tregon se personi që pi duhan dëmtohet jo vetëm nga toksina që thith drejtpërdrejt, por edhe nga toksina e tymit që nxjerr dhe që e thith nëpërmjet ajrit.

Duhanpirësit e dinë se cigaret janë të këqija për shëndetin e tyre, por ato mund të të jetë edhe më të dëmshme.

Studimi tregon se duhanpirësi mund ta thithë tymin që lëshon dhe kjo është njësoj sikur të  konsumojë cigare shtesë.

Mjekët nga Instituti Kombëtar për kërkime në fushën e Kancerit në Itali mirrën në shqyrtim duhanpirës të cilët punonin në mjedise të mbyllura në sipërfaqe të vëfla, si për shembull ata që punojnë nëpër kioska gazetash, që janë  lokale gjysmë të mbulura a mbyllura dhe ku ajri qarkullon me vështirësi.

Shkencëtarët përdorën mostra ajri nga mjedisi i kioskave të mbylluara për të matur ekspozimin ndaj tymit të duhanit të çdo personi që punonte aty dhe pinte duhan. Ky ajër përbëhej nga tymi që ata nxirrnin nga goja pasi e kishin kaluar nëpër mushkëri, siç ndodh zakonisht gjatë procesit të pirjes së duhanit; njeriu e thith tymin dhe pastaj e nxjerr nga goja e hundët. Kjo e bën atë njëkohësisht duhanpirës dhe njëkohësisht  qëndrues pranë pirësit, që është vetja e tij.

Pas përllogaritjeve, shkencëtarët arritën në përfundimin se akumulimi i tymit të nxjerrë nga personi që pi në vende gjysmë të mbylluara, është sa tymi i 3 cigareve

Shkencëtarët thonë se kjo është një arsye më shumë për t'a lënë duhanin. - ose të paktën duhani të mos pihet në hapësirat e ngushta të tilla si makina apo mjedise ku ajrimi është i vështirë. /VoA/




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

4 + 7 = ?


Komentet

Nuk ka komente per kete artikull
REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve