Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Shqipėri

artikuj
 

Dy ushtarakė bien nga helikopteri gjatė stėrvitjes

Dy specialistė tė ushtrisė kanė mbetur tė plagosur nė repartin special tė Zall Herrit, pėr shkak tė rėnies nga helikopteri gjatė njė stėrvitjeje.

E enjte 4 Mars 2010 9:28

 

Bëhet fjalë për nënoficerët Alban Kurti dhe Albert Kuçaj, të cilët ndodhen në spital, njëri në gjendje të rëndë shëndetësore dhe tjetri jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ndodhi gjatë një stërvitje në prani të disa atasheve të NATO-s në vendin tonë. Ushtarakët ishin varur me litar jashtë helikopterit, ndërkohë që janë shkëputur prej andej.

Menjëherë ka ardhur ndihma nga kolegët e tyre dhe mjekët e repartit, duke iu dhënë ndihmën e parë. Më pas janë dërguar në Spitalin Ushtarak në Tiranë për ndërhyrje të mëtejshme më të specializuara.

Mjekët e këtij spitali nuk e kanë parë të arsyeshme transferimin e tyre jashtë vendit, edhe pse ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, ka kërkuar që të dërgohen në klinika më të specializuara jashtë Shqipërisë. Megjithatë, mjekët e spitalit thonë se jeta e tyre nuk është në rrezik./start/

 




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

1 + 3 = ?


Komentet

Ky artikull eshte komentuar 6 here
  • Komentuesi E enjte 4 Mars 2010 11:58

    Sherim sa me te shpejte, se ska lidhje qe turp - heheheh.

    Reply

  • Hahah E enjte 4 Mars 2010 12:00

    Ne lufte, mundeni me ra te armiku, kujdes.

    Reply

  • procesor! E enjte 4 Mars 2010 12:01

    Paramendo me shku kta ne naj mision, definitivish munden me i ra ne goje armikut prej helikopterit

    Reply

  • rambo E enjte 4 Mars 2010 16:16

    nejse kan mendu te silvester stallone tjeter her kujdes

    Reply

  • abani E enjte 4 Mars 2010 21:48

    hauahaau Omjer shqiprija. Kta met hi NATO

    Reply

  • gurbeqari E enjte 4 Mars 2010 23:05

    ju uroj sherim sa me te shpejt se kto ndodhin

    Reply

REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve