Sipas Entit Shtetëror të Statistikave në Shkup, importi i mallrave nga Kosova për në tregun e Maqedonisë gjatë këtij viti është dyfishuar në krahasim me vitin 2010, raporton INA. Derisa një vit më parë vlera e importeve ka qenë 17 milion dollarë për periudhën janar - tetor, këtë vit shifra ka mbërritur në 30 milionë dollarë deri në muajin tetor.
Tërë këto trende kanë lëvizur pozitivisht që nga vendosja e barrierave për mallrat serbe nga ana e palës kosovare dhe pasi që Maqedonia u shndërrua si një nga vendet me eksport më të lartë për në Kosovë, duke u renditur me disa vende tjera. Trendi i eksportit ka shifra rekorde duke shkuar në 453 milionë dollarë për vitin 2011, apo rreth 92 milionë dollarë më tepër në krahasim me vitin 2010.
Ministritë e Ekonomisë të Maqedonisë dhe Kosovës kanë paralajmëruar rritjen e vazhdueshme të këtyre trendeve, duke krijuar një bum të vërtetë të bashkëpunimit dhe shkëmbimit tregtar, përmes lehtësimit tatimor dhe doganor./ekonomisti/
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Muhidin Ahmeti
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Olsi Jazexhi
Nexhmedin Spahiu
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Mr. Iljasa Salihu
Hamdi Nuhiju
Opinione te lexuesve
Artan Musliu
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Nuk ka komente per kete artikull