Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Bota Jonė

artikuj
 

E bukura e dheut nė Turqi


E enjte 2 Shkurt 2012 19:39

Një biznesmen turk ka nxjerrë në treg një revistë mode krejt të veçantë, pasi është vetëm për femrat që mbajnë hixhab. Ai ka thënë se ndjen bezdi nga përhapja në masë e fotove nudo të femrave, në revista të ndryshme në mbarë botën.

Pronari i revistës në fjalë, e cila mban emrin “Ala” synon të vërtetojë suksesin edhe të revistave që nuk përmbajnë foto femrash me bikini.

Ibrahim Porak, 31 vjeç dhe miku i tij Mehmet Falkan, 32 vjeç, janë personat që i dhanë jetë revistës “Ala” e cila është etiketuar si fronti mediatik i modës së femrave me hixhab.

Fjala “Ala” në turqisht do të thotë e bukura e dheut dhe në të publikohen foto dhe imazhe vetëm të modeleve të mbuluara me hixhab, për të reklamuar veshjet që përkojnë me normat islame.

Gjatë një interviste për gazeten gjermane Spiegel, pronari i revistës ka thënë:”Revistat e famshme botërore, fokusohen tek fotot e femrave nudo. Sakaq, ne, bashkë me milona femra nga mbarë bota, besojmë se moda mund të jetë dhe diçka krejt e ndryshme nga ajo që jemi mësuar të shohim.”

Edhe pse deri tani kanë dalë vetëm gjashtë numra të revistës, ajo konsiderohet si tepër e suksesshme, pasi janë shitur 30 mijë kopje, me pesë mijë abonentë të rregullt. Vetëm nga Gjermania revista ka 1.500 abonentë dhe pritet që për shkak të kërkesës së lartë, revista të botohet dhe në gjermanisht.

Pronari i revistës ka thënë se ajo nuk u drejtohet vetëm femrave të mbuluara me hixhab. Sipas tij, revista ka për qëllim të luftojë lakuriqësinë, gjë e cila u intereson të gjitha grave. /ardhmeriaonline/




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

4 + 7 = ?


Komentet

Ky artikull eshte komentuar 15 here
  • rafet E premte 3 Shkurt 2012 8:33

    do ti pasoni ata pellembe mas pellembe dhe hap pas hapi dhe sikur ata te hyjne ne vrime te miut edhe ju do te tentoni te hyni... hadith dhe po vertetohet subhanAllah Allahu na udhzoft ncfar gjendje kemi rene ... kta turqit nuk po din mu nal me kto bidate dhe harame nfe Allahu i udhzoft ...

    Reply

  • Amar E premte 3 Shkurt 2012 9:22

    Rafet? ka perendu koha jote me keto pallavra! boll na keni shurdhu qe 10 vjet e ma shume! kesi soji si prej teje kane nis me lane fene krejt, ama krejt, deri ne ateizem, mos te flasim per tolerimet e bidatet qe po i bajne e per te cilat kane ba fesate e fesate e shume fesate deri dje!RROFT TURQIA! se sa per ju po shihen te arriturat-minus ZERO!rrofte turqia,e muslimanet i kane hape syte e po perjetojne pak islam ne kete dunja! se nuk rrnohet prej sadake, e nuk flitet per hater te sadakes, se jo te gjithe ne muslimanet jemi te gatshem me ja shtri doren e qafendo arabve per do trohe sadake! sa ma shpejt qe nis me mesu ti qe ka muslimane qe punojn e hane vet prej djerse e dores tvet, e kqyr vet veti me ia pastru oborin, ma mire i ki punet! ndryshe te perenduara e te deshtuara i ke punet!

    Reply

  • rafet E premte 3 Shkurt 2012 11:21

    a pe mohon hadithin a ... e nese qikjo o perparim i muslimaneve mi qit motrat tona neper revista me i shiku sa tbukra jon atehere bravo ty amo qeto qe i ke shkru ti spo ju pershtate n emrit Amar me te vertete...na dueht me jetu qysh don Allahu e jo qysh na pelqejn vendet europiane...nese na kthehum nqat koh qe jetojm em sadak jena kthy nKohen e umerit r.a qe ska pas kush kujt ti jap sadaka ama per kete arsye jemi mrapa duke leju tolerime qe Allahu si toleron...te kisha preferu me i bo ni rishikim Islami se cka ndalon e cka lejon e posaqerisht ksaj meseleje masi veq po e debatojm kit poroblem...ama me kto sene sarrijm askun ta dini....!!!

    Reply

  • asije E shtune 4 Shkurt 2012 15:37

    sa bukur mashallah sa kisha pas qef me pas nje gazete si kjo edhe ne ne kosove! perfekt

    Reply

  • Menda E hėne 13 Shkurt 2012 19:26

    Pajtohem me Rafetin plotesisht, une gruan e kam te mbuluar, a tash me qit ne reviste a???Ti me pseudonim Amar, te paska humb rruga ne mes te oborrit, lexo pak shoku jem e dije se qka po flet e nese nuk din mu shpreh ateher ma sevab ashte me mbajt gojen mbyll ka thene i dashuri yne saw Muhamaed Mustafaja.

    Reply

  • ibra E hėne 13 Shkurt 2012 21:04

    refet,rrespekt ama,,,, dogma nuk lejon perparim porosia e allahut eshte sguxoni te meteni mbrapa me zhvillim duhet te jeni avangarde te paret ,, ku jemi ?? pse eshte shkel edhe po shkilet ky urdher i allahut pse muslimanet sjan te paret ne shkence si kan guxu te lejojn te mbesin ma te fundit prej mate fundit ky eshte harami i madh qe i ka kaplu muslimanet ..harami qe kan mbet te fundit harami i papunes harami i demeblise harami i ndaleses se pa ndalushmes ndaleses se zhvillimit .....

    Reply

  • Fshatari E hėne 13 Shkurt 2012 22:52

    Pata qef pak me nderhy te rafeti edhe amari.Na muslimont koheve te fundit shum jemi ka dim muhabete amo me pun shum larg jena.E per ket revisten ne turki nuk pom pelqen se nuk ka kurrfar dobije prej saj se edhe turkija jon mush me tarikate deri nfyt,amo me gjithat per momentin jon tu dhon shum kontribut per ket fe.Po sidio qe tjet ti lojm na bidatet e qbidatet, jo ky i preki vesht , ky si preki ,aj u lidh ner kthiz ky qetri permi kthiz edhe beti u bo.Un ju kisha thon mos tmami per fleta po per dega edhe ta fshim niher oborrin ton e tana dalmi edhe ne sokak.

    Reply

  • kumrije E marte 14 Shkurt 2012 11:33

    shume mire ku ta gjej kete reviste e ta bleje se jam moter muslimane me mbulese kam nevoje per tesha hallall e te bukura pse jo.....e ky far RAFETI qe ruhet nga Bidatet le te ruhet nga Haramet se ma mer mendja se televizor shikon krejt kengetaret shqiptare te zhveshura si ne shpijat e medha E BiLE NDASHTA KNAQET E NUK E NDERON PROGRAMIN,,,,,e me teper skemi nevoje prej disave qe e dine vetem cket hadith e po dojne me na stagnu mos perparojme ne si Musliman-e...S:A:

    Reply

  • Alban E marte 14 Shkurt 2012 11:47

    Realisht na mashkujt skemi cka me i skllep syt ne ate reviste. Ajo reviste po dihet qe eshte ekskluzive per femra. Normalisht me dal nje reviste sportive ku dalin djem te zhvilluar sportista skan cka e rrokun per dursh femrat me shiku cili e ka nxan vendin e pare e cili e perfaqeson kombetaren tone se tybe e kqyrin veq cili eshte i bukur e cfar trupi kan. Keshtu edhe do vllazni ksajde ma mire eshte mos me i marr fotot e me ja shiku se me fillozofu poshte e perpjete. Jam i bindur se ato femra qe dalin ne foto te asaj reviste jane pa hixhab por jane vesh veq per me dal ne syret. Ndersa femrat muslimane kan kenaqesin me i shiku modelet qe me ju reklamu burrave te vet keshtu qe nese perdoret si duhet eshte ne rregull, e nese na hin kajtja e lakmija ateher mos ti fajsojm tjeret por veten tone.

    Reply

  • Khalid E mėrkure 15 Shkurt 2012 0:11

    Ne ate reviste besoj qe nuk i marin femrat me zor me i qit aty po me deshire.Ashtu kshtu femrat dalin ne publik ne pazar ne markete etj, aty shihen live.Mos e bani te madhe kete pune.

    Reply

  • Eron E mėrkure 15 Shkurt 2012 1:35

    Eudhubilah...cfar degradence....Allahi na rujt nga kto gjana

    Reply

  • Blerim Hoxha E mėrkure 15 Shkurt 2012 11:22

    O Vllazni Allahu me udhezoft mua edhe juve, po ju a qoj nji selam posacerisht ibres, qe flet ne emer te perparimit, Aliu R.a ka thene edukoni femijet tuaj per kohen te cilen do te jetoni, perparim don te thot, me mesu ma shum , me punu ma shum se cdokush, me njoft kompjuterin a din se krejt zbulime jan bere nga muslimanet ore Vlla i nderuar, por ata musliman qe kane bere zbulime shkencore nuk i kan qit as grat e as motrat e tyre neper revista, mo o vlla hapi syt, meso puno dhe jeto me islam, o vlla islam don te thot moral jo degjenerim,as tuperi, une i du turqit shum per dy arsye e para pse jan vllazerit tane dhe na kane perkrah shum ne cdo telashe, dhe e dyrta jane shum atdhetar dhe kan hec perpara me teknik dhe pune,ama askush sme obligon me ja pelqy te keqijat, Selamualejkum Vllazni

    Reply

  • Dawudi E mėrkure 15 Shkurt 2012 23:58

    S.A o vllazni edhe ju motra a e kuptoni RĖNDĖSIN e ADITHEVE Vllau Rafet e tregoj nje adith sahi. Dhe ju luni e bani hajgare me fjalen e Pejgamberit ton te dashur.Allahu InshaAllah ju falt gabimet ēe i boni ,por kini kujdes se ēka po shkruni se Adithet jan ma te rendsishme dhe me vler, se qefi i juaj se ēka keni deshir.deshira asht ma i madh se stambolli por jo ma me vler se nje Adith.S.A

    Reply

  • mitrovica.. E premte 17 Shkurt 2012 13:26

    vllezer dhe motra, ajo qka eshte me rendesi eshte largimi nga e keqja dhe urdherimi per te mire, pastaj keshillohuni per te mire mos mendoni se si ta replikoni ate apo kete por mendoni per me te miren e perbashket, Hallalli dhe harami dyjat jane te qarta, po mendoj qe po kuptoni.

    Reply

  • E premte 17 Shkurt 2012 22:15

    o ju qe pi thoni veti musliman kthjelluni kthjelluni se djelli po perendon

    Reply

REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve