Por, në dëshminë e tij, ai nuk e ngarkon veten sikur që kishte bërë Bllaca. Në anën tjetër, ish-zyrtarë të lartë të SHIK-ut mohojnë që personi me emrin Naim Miftari të ketë punuar për SHIK-un.
Derisa nuk ka shkuar aq larg për të deklaruar se ka kryer vrasje, sikur Nazim Bllaca, në dëshminë e dhënë javën e kaluar, më 17 janar, Naim Miftari ka rrëfyer se si ka marrë në pyetje Nexhmedin Ajetin, ish-punëtor i sigurimit shtetëror serb, dhe se atë, madje, do ta kishte vrarë po të mos ia kishte përmendur Ajeti emrat e Hashim Thaçit e Kadri Veselit.
E tëra është përmbyllur me disa shuplaka që Miftari ia kishte dhënë Ajetit, shkruan “Koha Ditore”.
Naim Miftari (1967) nga fshati Beçuk i Vushtrrisë pretendon se ka qenë hetues në Shërbimin Informativ të Kosovës, dhe ka folur në cilësinë e dëshmitarit para prokurorit, Maorizio Salustro, për veprimtarinë e tij dhe të SHIK-ut në përgjithësi.
Dëgjimi i tij është bërë në kuadër të hetimeve në rastin kundër Fahredin Gashit dhe të tjerëve, të ngritur në bazë të dëshmive të Nazim Bllacës.
Ish pjesëtar i UÇK-së dhe pjesëmarrës në luftën e Kroacisë, Miftari thotë për vete se ka qenë njeri i afërt me Azem Sylën e figura tjera të UÇK-së, në dëshminë dhënë prokurorit Salustro dhe se diku një muaj pas hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë e kishte arrestuar e marrë në pyetje Nexhmedin Ajetin nga Mitrovica.
I afërmi i Nexhmendin Ajetit, Sherafedin Ajeti është vrarë në Kleçkë në vitin 1999 dhe për atë vrasje akuzohen disa pjesëtarë të UÇK-së.
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Muhidin Ahmeti
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Olsi Jazexhi
Nexhmedin Spahiu
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Mr. Iljasa Salihu
Hamdi Nuhiju
Opinione te lexuesve
Artan Musliu
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Nuk ka komente per kete artikull