Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Kosovė

artikuj
 

Edita Tahiri niset pėr Bruksel

Fillimi i raundit tė ri tė dialogut ndėrmjet Prishtinės dhe Beogradit ėshtė caktuar tė mbahet gjatė orėve tė pasdites, pasi zyra e ndėrmjetėsit Cooper ka marrė konfirmimin se delegacioni i Prishtinės tashmė ėshtė nisur drejt Brukselit.

E marte 21 Shkurt 2012 13:53

 

Siç është bërë e ditur më parë nga Komisioni Evropian, delegacioni i Prishtinës, i kryesuar nga Edita Tahiri, ka qenë dashur që mbrëmë të ishte në Bruksel, ndërkohë që takimi do të duhej të fillonte sot në orën 10:00, raporton “Kosovapress”.

Arsyet e kësaj vonese nuk janë bërë të ditura, as nga Brukseli dhe as nga ekipi i zonjës Tahiri, me të cilën ka qenë e pamundur të komunikohet për shkak të mbylljes së telefonave.

Gjatë raundit të sotëm është paraparë të diskutohet për përfaqësimin rajonal të Kosovës dhe zbatimin e marrëveshjeve të deritanishme.




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

7 + 1 = ?


Komentet

Nuk ka komente per kete artikull
REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve