Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Shėndetėsi

artikuj
 

Efekti i pushimit vjetor ėshtė afatshkurtėr


E mėrkure 3 Gusht 2011 16:21

Hulumtimet tregojnë se pushimet dhe udhëtimet nuk na mbajnë shumë të lumtur, ndërsa efekti i tyre pozitiv zhduket me të shpejtë pas kthimit në shtëpi.

Me përfundimin e udhëtimit ata që kanë udhëtuar nuk ndihen aspak më mirë se ata të cilët kanë qëndruar në shtëpi, shkruan “Washington Post”.

Sipas një hulumtimi në Holandë, edhe pse kënaqemi me disa çaste të lumtura gjatë kohës së pushimit në det ose në male, as këto pushime nuk janë të mrekullueshme në tërësi. Jeroen Nawijn nga Universiteti në Bredë, ka pohuar se disponimi ynë është në nivelin më të lartë gjatë dhjetëra pushimeve të para, e kryesisht i lartë në pjesën “kryesore” të pushimit që përfshin rreth 70 për qind të kohës. Në ditën para kthimit disponimit rritet.

“Ditët e para të udhëtimit duken të jenë veçanërisht të pakëndshme, madje edhe të rrezikshme, ka thënë Nawijn. Atëherë ka më së shumti gjasa që turistët të bien viktimë e e diarresë së udhëtimit, e madje në rastet më fatkëqija edhe të problemeve me zemër.

Philip Pearce nga Universiteti James Cook në Australi, ka studiuar turistët të cilët kanë vizituar ishujt tropikalë të kreshtës së madhe koralore dhe ka vërtetuar se disponimet e tyre kanë qenë veçanërisht negative gjatë ditës së dytë dhe të tretë të pushimeve, kur kanë pasur më së shumti probleme shëndetësore: kruarje, lodhje, alergji, infeksione të veshit dhe astmë.

Mirëpo, nuk bëjnë keq vetëm klimat e reja dhe ndryshimet kulturore, por edhe vetë koha e lirë. Ad Vingerhoets nga Universiteti i Tilburgut, i cili merret me studimin e kualitetit të jetës e quan këtë “sëmundje e kohës së lirë”. Te njerëzit të cilët vuajnë nga kjo, simptomat e sëmundjes shfaqen gjatë fundjavës dhe gjatë pushimeve, ndërsa rrallë ndodh të ndihen keq gjatë punës, ka thënë ai.

Vingerhoets beson se sëmundja e kohës së lirë, paaftësia, çlirimi dhe të pranuarit e ritmit të jetës jashtë asaj që kushtëzohet nga punësimi, është më shumë e pranishme mes njerëzve që jetojnë në qytete të mëdha. Te ata të cilët vuajnë nga kjo sindromë kur fillon koha e lirë fillon edhe dhimbja e kokës, dhimbjet e muskujve, të përzierat dhe simptomat a ngjashme me ato të gripit.

Vingerhoets këtë paraqitje e lidh me “dëshirën e madhe për punë” dhe përmend se veçanërisht të prirur për këtë sëmundje janë ata të cilët punojnë në pozita me përgjegjësi.

Madje edhe nëse ia dalim të kënaqemi në pushimet tona, pas kthimit në shtëpi disponimi i mirë fillon të zhduket. Pas dy javësh zhduken pothuajse të gjitha efektet pozitive të pushimit.

Në studimin e turistëve holandezë të cilët kanë qenë më pak të tensionuar dhe më të disponuar gjatë udhëtimit, këto efekte janë zhdukur tërësisht në javën e parë të përditshmërisë. Nawijn beson se turistët krahasojnë përvojat e tyre të përditshme me lumturinë që kanë ndier gjatë pushimit, gjë që zvogëlon kënaqësinë e jetës së tyre të përditshme.

Mirëpo, theksojnë ekspertët, vlerësimi ynë për kualitetin e jetës në përgjithësi është stabil dhe më shumë varet nga personaliteti ynë se sa nga ajo që ndodh.

Pyetjes se si të përfitojmë më shumë lumturi e gëzim nga pushimi, hulumtimet kanë treguar se do të duhej udhëtuar më shpesh dhe më shkurt, në vend se rrallë e të shkohet në një pushim të gjatë. Nawijn në studimin e tij, të vitit 2010, ka konstatuar se pushimet më të dobishme janë ato që zgjasin nga dy deri në gjashtë ditë.

Përveç kësaj, duhet të përpiqemi që të jemi aktivë gjatë pushimeve. Hulumtimet tregojnë se ushtrimet jo vetëm që na bëjnë të shëndetshëm, por edhe më të lumtur.

Prandaj, për t’i ikur rënies së papritur të disponimit pas pushimit, mos u ktheni të dielën. Një studim tjetër ka treguar se nëse kthehemi të enjten ose të premten, mund të ruhemi nga tronditja apo shoku që sjellin kërkesat e vendit të punës dhe më gjatë do ta ruajmë disponimit e pushimit.

Atyre që vuajnë nga sëmundja e kohës së lirë, Vingerhoets u rekomandon ushtrime fizike aktive para shkuarjes në pushim, në mënyrë që trupi të relaksohet.

Dhe për fund kënaquni me planifikimin e pushimeve dhe udhëtimeve . Nawijn pasi ka anketuar 1530 turistë, ka zbuluar që përgatitjet rrisin disponimin.

 




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

5 + 4 = ?


Komentet

Nuk ka komente per kete artikull
REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve