Politikani egjiptas, Mohamed ElBaradei, u ka bërë thirrje bashkëkombasve të vet, për t’i kapërcyer dallimet dhe për unitet, në mënyrë që vendi të vendoset në rrugën e demokracisë dhe t’i shmanget sundimit ushtarak.
Në një artikull në të përditshmen londineze, Financial Times, z.ElBaradei, ish shef i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore, i ka dhënë mbështetje Vëllazërisë Myslimane, një grup islamist i organizuar mirë, për të cilin ai beson se “do t’i përqafoj grupet e tjera politike, do ta mbështesë tregun e lirë dhe do të jetë pragmatik”.
ElBaradei, që në vitin 2005, e kishte fituar Çmimin Nobel për Paqe, aktivitetin e sundimit ushtarak në Egjipt, e ka përshkruar si “nën pritjet”, duke thënë se egjiptianët kanë parë “pak ndryshime pozitive”, derisa ekonomia e këtij vendi, përfshirë edhe industrinë turistike tejet të zhvilluar, po shënon rënie.
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Muhidin Ahmeti
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Olsi Jazexhi
Nexhmedin Spahiu
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Mr. Iljasa Salihu
Hamdi Nuhiju
Opinione te lexuesve
Artan Musliu
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Nuk ka komente per kete artikull