Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Rajon dhe Botė

artikuj
 

Egjipt: Vazhdojnė protestat kundėr udhėheqjes ushtarake


E diel 5 Shkurt 2012 15:50

Në Kajro kanë vazhduar protestat kundër udhëheqjes ushtarake në Egjipt.

Televizioni shtetëror ka raportuar se ndërtesa e Autoritetit tatimor ishte përfshirë nga zjarri, të cilin ia kanë vënë protestuesit, mbrëmë vonë.

Dhuna e fundit u përhap pas trazirave në ndeshjen e futbollit në Port Said, nga të cilat u vranë 74 vetë.

Protestuesit i kanë akuzuar forcat e sigurisë se kanë dështuar në ndaljen e gjakderdhjes.

Në katër ditët e fundit, në Kajro e kanë humbur jetën së paku 12 vetë.

Kjo ishte njëra nga javët më të përgjakshme në Egjipt, prej përmbysjes së Hosni Mubarakut nga posti i presidentit, para një viti.

Aktualisht Egjipti udhëhiqet nga një Këshill Ushtarak.

Në përpjekje për ndaljen e dhunës, një grup i ligjvënësve dhe personalitete të tjera publike, thanë se janë takuar me zyrtarët e ministrisë së brendshme të Egjiptit, për negociata për paqe./rfe/




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

9 + 1 = ?


Komentet

Nuk ka komente per kete artikull
REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve