Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Ekonomi

artikuj
 

Ekonomia kineze drejt rėnies

Eksportet e Kinės pėsuan rėnie nė janar, rėnia e parė nė mė shumė se dy vjet, duke ngjallur frikėn e njė ngadalėsimi ekonomik si rrjedhojė e impaktit nga kriza e Eurozonės.

E premte 10 Shkurt 2012 10:56



Eksportet u reduktuan me 0,5% në krahasim me muajin dhjetor, ndikuar dukshëm nga rënia e kërkesës botërore, por edhe nga mbyllja disa-ditore e aktivitetit për shkak të Vitit të Ri Kinez.

Së bashku me eksportet, importet gjithashtu u reduktuan me 15,3%, duke bërë që janari të mbyllej me një plus në bilancet tregëtare prej 27,3 miliardë dollarësh, shifra më e lartë në gjashtë muaj.

Rënia e importeve vjen ndërsa Pekini zyrtar është duke u përpjekur të orientojë tregun më shumë drejt prodhimeve vendase, si një mënyrë për të kompensuar rënien e kërkesës nga tregjet e mëdha ndërkombëtare.

Sidoqoftë, analistët parashikojnë që rritja ekonomike kineze të jetë më e ulta e dekadës në 2012-s, ndërsa vendi po jep shenja gjithmonë e më të mëdha nga “infektimi” prej krizës ekonomike botërore./tch/




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

7 + 9 = ?


Komentet

Nuk ka komente per kete artikull
REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve