Lajmi konfirmohet në një studim të realizuar nga iniversiteti i Örebros në Suedi, i cili në fakt zbulon ndryshime të pasuara me efekte biologjike pas ekspozimit të zgjatur në pajisjet telefonike pa fije.
Ai pohon ndër të tjera rekomandimin se për këtë arsye, celulari duhet të përdoret me kujdes të madh dhe të kursehen telefonatat e pavend.
Studimi tregon konkretisht sesi ekziston një lidhje e fortë midis përdorimit të telefonit celular dhe një proteine në lëngun cerebral, e cila është përgjegjëse ndër të tjera për mbrojtjen e trurit nga ndikimet e jashtme.
Nga eksperimentimet rezultoi sesi përdorimi i dendur i pajisjeve telefonike pa tela ka tendencë për të rritur nivelin e kësaj proteine në gjak.
Gjithsesi, studiuesit pohojnë se ende nuk është krejtësisht e qartë nëse rritja e proteinave duhet të konsiderohet si një sinjal për rrezik për shëndetin tonë.
Megjithatë, sipas tyre, tani ka prova shkencore që telefonat celularë prodhojnë ndryshime biologjike në trurin tonë, pasi shkaktojnë prodhimin e më shumë proteine "transthyretin" brenda tij.
Ndërkaq, në pjesën e dytë të studimit thuhet se bisedat e zgjatura në telefon shoqërohen me dhimbje koke, çrregullime astmatike si dhe probleme me përqendrimin, prandaj specialistë rekomandojnë masa paraprake, por është fakt përshembull se vetëm 2% e fëmijëve dhe adoleshentëve përdor kufje në përdorimin e celularit. /NOA/
Reklama 229 x 170.png)
Sali Shasivari
Nexhmedin Spahiu
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Ajni Sinani
Mr. Muhidin Ahmeti
Nexhmedin Spahiu
Artan Musliu
Blerim Gashani
Mr. Iljasa Salihu
Xhevahire Abazi
Milazim MUSTAFA
Opinione te lexuesve
Merjem Gashi
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Ky artikull eshte komentuar 4 heretung QKa ke desht me shkru me DHE ADOLESHENTEVE PĖRDOR KUFJE NE PORDORIMIN E CELULARIT A ESHTE FJALA PER KAFE A QKA TUNG
ndegjojse