Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Kulturė

artikuj
 

Ekspozita “Arti islam” nė Podujevė


E mėrkure 20 Janar 2010 9:02

 

Nga: Blerim HALILI


Nën organizimin e Asociacionit për Kulturë, Edukim dhe Arsim (AKEA) dhe Shoqatës së Artistëve Figurativë të Kosovës (ShAFK) dhe në prani të një numri të konsiderueshëm mysafirësh, artistë, profesorë, përfaqësues nga jeta institucionale, kulturore dhe fetare, studentë dhe nxënës, të hënën (18.01.2010) në Podujevë në Restaurant "Beni Dona", u hap ekspozita artistike “Arti Islam 4”.

Në këtë ekspozitë u prezantuan 39 punime të artistëve kosovarë, që ngërthejnë tematika nga vlerave estetike dhe etike të Islamit.

 

 

Në fjalën përshëndetëse në emër të Asociacionit për Kulturë, Edukim dhe Arsim (AKEA), z. Bashkim Mehani bëri një përshkrim të idesë dhe iniciativës për organizimin e kësaj ekspozite që nga fillet e saj dhe po ashtu theksoi disa veçanti të kësaj ekspozite përkatësisht të këtij arti. Ai gjithashtu potencoi interesimin e artistëve në këtë edicion, i katërti me radhë krahasuar me edicionet paraprake, si dhe objektivat që për vitet e ardhshme synohet përfshirja në të edhe e artistëve më eminent të vendit.

Me këtë rast, ekspozitën e përshëndeti edhe Drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport pranë Kuvendit Komunal të Podujevës, z. Nexhmi Balaj, i cili përgëzoi këtë organizim duke çmuar punën e AKEA-së dhe rëndësinë e ekspozitës me punimet e saj dhe veçanërisht për faktin se ajo në Podujevë organizohet për herë të parë.

Në përcjellje të instrumentaleve nga muzika e mistikës islame vizitorët patën rastin të komunikojnë me botën e artit, duke provuar të nxjerrin domethëniet e ilustrimeve, dekorimeve të shkrira në punime.

Ekspozitën “Arti Islam 4” ndonëse Asociacioni për Kulturë, Edukim dhe Arsim (AKEA) kësaj radhe, pasi e realizoi atë në kryeqytet me një interesim dhe vëmendje të madhe nga vizitorët, si dhe pas prezantimit të saj në qytetin e kulturës dhe historisë shqiptare, në Prizren, e pa të arsyeshme që qasjen në të t’ua mundësojë edhe artdashësve llapjanë, trevë kjo e dalluar për ruajtjen e autoktones dhe vlerave të saj.

 




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

3 + 9 = ?


Komentet

Ky artikull eshte komentuar 8 here
  • Llapjani E mėrkure 20 Janar 2010 13:08

    Isha prezent me rastin e hapjes se ekspozites. Ishte diq e shkelqyeshme. Ashtu si din AKEA.Ajo ēfare dua te theksoi dhe qe bie ne sy ne ēdo organizim te AKEA-s, perfshire edhe keteekspozten eshte bashkimi-takimi, prezantimi ne aktivitete te AKEAs i gjith perfaqesuesve te institucioneve, pa dallim. Diqka qe eshte veshtire ti takosh ata te bashkuar ne organizime tjera! Vetem perpara AKEA, jeni simbol i bashkimit!

    Reply

  • lesa E mėrkure 20 Janar 2010 20:52

    pershendteje Akea jeni te papare deri me tani pa koment

    Reply

  • Lajm i mire E enjte 21 Janar 2010 3:12

    Gjithmone lajmet e mira komentohen pak ,njeriu ka nje prirje ndaj gjerave negative andaj edhe reagimet ndaj tyre jane me te medha Urime zoterinj te nderuar!

    Reply

  • looki E enjte 21 Janar 2010 7:27

    ai bashkimi eshte art vet shume mire akea bashkim veq vazhdo

    Reply

  • Beka E enjte 21 Janar 2010 9:50

    Suksese Akea ymytin te ju e kenaa.

    Reply

  • llapi E enjte 21 Janar 2010 11:11

    perpara kam menduar se islami eshte shum i ngushte brenda 4 mureve te xhamise, ndersa tash prej se ka dal AKEA un po mund ta kuptoj islamin si diqka shume te gjere dhe gjithperfshires. kjo fale aktiviteteve te larmishme qe po i boni.Allahu eshte ai qe di dhe mund tju shperblej per keto pune.selame

    Reply

    Replike nga: DASHAMIRI - E premte 22 Janar 2010 18:24
    SHUM MIR
  • Muslimanja E premte 5 Shkurt 2010 15:26

    Ne lidhje me temen: nuk kam qen ne ekspozit. Vetem se me pelqen arti dhe kisha dasht me dit qka eshte arti Islam

    Reply

REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve