El Klasiko i ndryshimit. Reali i Madridit dhe Barcelona përballen në javën e 26 të La Liogës në një përballje të pazakontë. Për Mourinhon kampionati ka kaluar në plan të tretë dhe pasi gjeti marshin që e coi në finale e Kupës së Mbretit të martën në kamp Nou, portugezi mendon vetëm për ndeshjen e së martës së ardhme në Old Tratford përballë Manchester United. Edhe një klasike është gjithmonë e tillë, pasi luhet për prestigjin përballë një Barcelone që do të synojë ti kthejë merengesve reston e disfatës në Kupë , mediat pranë Realit bëjnë të ditur se Mourinho mendon ta lërë Ronaldon në stol pasi nuk do që ylli i los blankos të pësojë ndonjë dëmtim para ndeshjes në Champions ligë.
Për më tepër portugezi do të lërë pushim edhe pesë nga titullarët që luajtën në Camp Nou, Varane, Ksabi Alonso, Di Marian, Ozëll dhe Higuain, ata që futen në formacion, janë Esian, fantazisti Kaka dhe Benzema në sulm. Nga ata që fituan ndaj Barcelonës duket se e kën të sigurt prezencën Diego Lopez, Arbeloa, e ndoshta dhe Khedira. Gjithsesi provimi do të jetë shumë i rëndësishëm për futbollistë si Kaka dhe Benzemam. Edhe Hordi Roura nuk përjashtohet të bëjë ndryshime pas disfatave me Milanin dhe Realin e Madridit trajneri është i detyruat të ndryshojë dicka në kompjuter në kërkim të një reagimi brenda modelit katalanas. Një mungesë e rëndësishme në kampin e katalnasve është e sigurt ajo e Xavi Hernandez. E ndoshta dhe ajo e Sesk Fabregas ndërsa e reja në formacionin titullar të kalatanasve pritet të jetë David Vija nga minuta e parë në fushë. Për Xavin e perditëshmja AS madje raporton se i kushtëzuar nga forma jo e mirë fizike nuk do të luajë deri në sfidën e kthimit me Milanin ne 12 mars .
Katalanasit ndërkohë kanë dhe një ide për rikthimin e Vilanovës që mund të jetë sërish me skuadrën e tij në prill, atëherë kur sezoni blaughrana do të ketë thënë shumë. Për momentin Rourës i duhet të gjejë recetën për një hakmarrje dhe shfaqjeje autoriteti në Madrid, me përbërësit kryesorë, futboll të pastër, inat dhe krenari katalanase./supersport/


