Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Rajon dhe Botė

artikuj
 

Erdogan: Po rritet racizmi e islamofobia


E mėrkure 1 Shkurt 2012 21:31

Kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan ka tërhequr vërejtjen për rritjen e racizmit dhe të islamofobisë në Evropë, ndërsa edhe njëherë ka denoncuar ligjin e e Francës që e kriminalizon mohimin e gjenocidit armen.

Ai ka shprehur mirënjohjen për senatorët francezë që e kanë dërguar për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese ligjin në fjalë.

“Dua të shpreh mirënjohjen për 77 senatorët dhe 65 ligjvënësit në emër të Turqisë dhe popullit turk që e kanë apeluar ligjin në gjykatën më të lartë të Francës. I falenderoj përfaqësuesit vizionarë të Francës, që realizuan një nismë të rëndësishme për të penguar një gabim historik”, tha Erdogan në Ankara, në një takim të partisë së tij, Partia për Drejtësi dhe Zhvillim./rfe/




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

1 + 1 = ?


Komentet

Nuk ka komente per kete artikull
REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve