Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

artikuj
 

Erdogan: Sionizmi ka kryer krime kundėr njerėzimit


E premte 1 Mars 2013 16:36

Kryeministri i Izraelit akuzoi homologun e tij turk të enjten se gjoja se ka bërë një deklaratë të "errët dhe të rreme", ku e ka qajtur sionizmin një krim kundër njerëzimit.

Kryeministri turk e bëri këtë deklaratë në një takim të OKB-së në Vjenë një ditë më parë.

"Ashtu si me sionizmin, anti-semitizmin dhe fashizmin, është bërë e pamundur të mos shohim islamofobinë si një krim kundër njerëzimit," tha kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan në Aleancën e Qytetërimeve.

"Për fat të keq, bota moderne nuk ka dhënë një provë të mirë për çështjen e Sirisë", theksoi Erdogan. "Kur numri i të vrarëve në dy vitet e fundit në Siri ka arritur në rreth 70.000, dhe kur dhjetra e fëmijë të pafajshëm, gra dhe civilë vriten në Siri, njeriu duhet të ketë ndjenjë të dhëmbjes", nënvizoi Erdogan.

"Në një mënyrë të ngjashme, unë duhet të deklarojë se racizmi në rritje në Evropë është një problem serioz për Aleancën e Qytetërimeve," tha Erdogan.

"Përveç se vendet perëndimore po qëndrojnë indiferent ndaj vendeve myslimane, qëndrimi i pasjellshëm ndaj muslimanëve që jetojnë jashtë vendeve të tyre, duhet ta lëndojë ndërgjegjen", deklaroi Erdogan.

"Shpifja e disa politikanëve rreth një feje ose sekti nga mjetet e komunikimit masiv vetëm sa e thellon hendekun", tha Erdogan.

Një deklaratë nga zyra e kryeministrit izraelit tha se "dënon fuqishëm deklaratën e Erdogan në lidhje me sionizmin dhe krahasimin e saj me nazizmin". Netanjahu tha se ky deklarim i Erdoganitë është vetëm një “mit”.

Kreu i rabinëve evropian tha se kritikat e Erdoganit janë shenjë e qartë e "anti-semitizmit".

Shtëpia e Bardhë dënoi deklaratat e Erdoganit, duke thënë: "Ne refuzojmë karakterizimin e kryeministrit Erdogan, ku sionizmin e quan si një krim kundër njerëzimit, e cila është fyese dhe e gabuar", tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Tomi Vietor në një deklaratë. "Ne inkurajojmë njerëzit e të gjitha besimeve, kulturave dhe ideve për të denoncuar veprimet e urrejtura dhe për të kapërcyer dallimet e kohës sonë," tha ai.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB Ban Ki-mun tha gjithashtu të premten se përshkrimi i Erdoganit që e konsideron sionizmin si një krim kundër njerëzimit ishte "lëndues dhe përçarës".

Lidhjet ndërmjet Izraelit dhe Turqisë qenë të ftohur që nga viti 2010, kur komandot izraelite vranë 9 aktivistë turke, pas bastisjen së anijes që transportonte ndihma për palestinezët në Gaza pas një bllokade izraelite.

Lëvizja sioniste ishte forca kryesore për pushtimin e Palestinës, dhe shkaktari kryesor i eksodit, sulmeve dhe vrasjeve të palestinezëve.

/mesazhi/



Erdogan: Sionizmi ka kryer krime kundėr njerėzimit

Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

4 + 9 = ?