Image 01 Image 02 Image 03 Image 03
echo content

artikuj
 

Erdogan, takim me artistėt turq rreth protestave


E premte 14 Qershor 2013 4:21

Kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan ka takuar një grup të artistëve dhe aktivistëve, në përpjekje për të gjetur një zgjidhje për protestat që janë në vazhdim e sipër në të gjithë vendin.

Sipas agjencisë së lajmeve Anatolia, artistë dhe aktivist turq u takuan me Erdogan në Ankara të enjten vonë.

Takimi erdhi pasi Erdogan u bëri thirrje protestuesve anti-qeveritar të largohen nga rrugët dhe ti kthehen normalitetit.

“Paralajmërimi i fundit" i Erdoganit pasoi me përleshje të ashpra ndërmjet policisë dhe protestuesve në Sheshin Taksim, qendra e qytetit më të populluar të Turqisë.

Kryeministri gjithashtu shprehu pakënaqsi ndaj “rekomandimeve” të Parlamentit Europian, e që kritikuan policinë për gjoja se dhunë. Erdogan akuzoi disa media ndërkombëtare për raportim të ekzagjeruar, dhe i quajti ato hisedarë të dhunës në vend.

/mesazhi/

 



Erdogan, takim me artistėt turq rreth protestave

Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

8 + 5 = ?