Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Bota Jonė

artikuj
 

Erdogani laureat i ēmimit Mbreti Fejsal pėr shėrbim ndaj Islamit


E mėrkure 3 Shkurt 2010 14:11

 

Riad – Fondacioni i Mbretit Fejsal (KFIP) për ndarjen njohjeve ndërkombëtare personaliteteve të cilët kanë arritur rezultate të jashtëzakonshme në fushën e shkencës, diturive islame dhe shërbimit ndaj islamit ka shpallur, në mesin e muajt janar, fituesit e çmimit “Shpërblimi” “Mbreti Fejsal,” për shërbim ndaj islamit, këtë vit Fondacioni e ndanë Kryeministrit të Turqisë Rexhep Taip Erdoan, deklarojë Sekretari i Përgjithshëm KFIP-së dr. Abdullah al-Usejman. Si transmeton Arab News “Rexhep Taip Erdoan ka fituar çmimin për arritjet të cilat e paraqesin si një shembull të udhëheqësit të mençur në botën islame i cili shumë çështje që kanë të bëjnë me islamin dhe myslimanët ka bërë të kuptueshëm për veshin e pushtetarëve të fuqishëm të botës dhe në masë të madhe ka ndikuar në ngritjen e imazhit të islamit në botë, dhe, veçanërisht, për përpjekjet e tij në luftën për të drejtat e popullit Palestinez.

Në fushën e mjekësisë çmimin e ndajnë prof. Renhold Geanz nga Gjermania, prof. Jean-Pier Pelletier dhe Johanne Marter Pilletien nga Kanadaja. Nga fusha e matematikës çmimin e kanë fituar Enrico Bombieri nga Sh.B.A. dhe Trence Ch-i Tao nga Australia.

Prof. Abdurrahman al-Hauri nga Algjeria dhe prof. Ramzi Munir Baalbaki nga Libani e ndajnë çmimin për arritjet në fushën e gjuhës dhe letërsisë arabe.

Çmimin për arritjet në fushën e studimeve islame këtë vit nuk do të ndahet për shkak se asnjë nga kandidatët nuk e ka përmbushur kriteret e Fondacionit, tha Sekretari i Përgjithshëm KFIP-së Al-Usejma.

Manifestimi solemn i ndarjes së çmimeve të Fondacionit Mbreti Fejsal, në të cilin laureatëve do të dhurohen dekoratat e arta dhe shuma prej 750.000 rialve saudit do të mbahet më 7 mars në Arabinë Saudite, nën patronatin e mbretit Abdullah.

Pesëmbëdhjetë fitues të këtij çmimi prestigjiozë në ndërkohë kanë arritur të fitojnë edhe Çmimin Nobel. (Arab News)

 




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

9 + 3 = ?


Komentet

Ky artikull eshte komentuar 12 here
  • muslimani i shamit E mėrkure 3 Shkurt 2010 14:54

    es-selamu alejkum vlen te theksohet se ky lajm eshte pubikuar qe sa dite ne internet por tani kan rastin te ndegjojn edhe shqip folesit,gjitheashtu lusim Allahun qe mbreti Fejsall te kete dhan shpirtin si shehid dhe te konsideron ALlahun prej deshmore , vlen te theksohet se kete qmimne vitin 1419 h 1999 d e mori me plote merit Dijetari Shqiptar kete qmim per sherbimin qe e ka ber ky dijetar per shkencen e hadithit ne librat e Tij e sidomos ne librat me te njohura : Irrvaul-galil fi Tahrixh Ehadith menaris-sebil,dy silsilet e tij es-sahihatu ved-daifetu etj. Allahu i shperbleft dijetaret islame qe jan munduar dhe mundohen tua mesojn njerezve fen e Allahut ashtu qysh e ka zbrit Allahu i larte madheruar.

    Reply

    Replike nga: vigan_tetova - E marte 23 Shkurt 2010 10:19
    selame kush eshte ky dijetari shqiptare
    Replike nga: - E shtune 6 Mars 2010 15:28
    ne vitin 1999 kush e ka merra te njejtin ēmim se nuk po te kuptoj ,dijetar shqipetar te pakten emrin na e trego o vella se vaprat po tja dinim nuk do pyesim per emrin selam alejkum
  • Sejdi Raci E mėrkure 3 Shkurt 2010 14:58

    Qmimi me meritor qe ka marr ndokush ndonjeher,mvjen shum mire,ky eshte Islami qe u jep qmim njerzve te ndershem,e jo si perendimi i eger njerzve te luftes si obamanis i jep qmim per paqe,edhe teresa sdi ne qfar lufte paska marr pjes se e ka marr ket qmim a mund te me tregoj ndokush.

    Reply

  • ALI S. E mėrkure 3 Shkurt 2010 16:15

    Selamun Alejkum besa kryeministri i Turqise zRexhep.Taip Erdogan e meriton nje cmim te tille.

    Reply

  • ardijani E mėrkure 3 Shkurt 2010 16:22

    Mashallah..!!!! e gezofsh cmimin President i mencur,Zoti te shtoft mencurin tju ndihmojsh Muslimaneve sa me shumle te marin mesim edhe Presidenteve tjere te punojne per te miren e Islamit dhe Muslimaneve ne pergjithesiZoti te dhashte Xhenetin Firdeus inshallah.Amin.

    Reply

  • I E mėrkure 3 Shkurt 2010 19:45

    ALLAHI i ndihmofte Erdoanit sikurse qe ky po mundohet per Islam, dhe po ashtu e ruajt nga sherri dhe intrigat e armiqeve te tij...Hap shume i mencur nga ky fondacion, dhashte Zoti e kjo te jete ure lidhese ne mes dy vendeve dhe afrim ne mes tyre ne aspektin vellazerore islam

    Reply

  • arsimi E enjte 4 Shkurt 2010 8:29

    Erdogani e meriton, por jo kete ēmim sepse eshte i ulet per te.Une po tisha ne vend te tij nuk e kisha marr prej tyre kete ēmim kurre

    Reply

  • ferizaj E enjte 4 Shkurt 2010 18:05

    PER HAJR TE KOFT O PRIJESI I MUSLIMANĖVE... INSHALLAH ALLAHU NA NDIHMON EDHE DINIT ISLAM I DALMI HAKESH. AMIN.

    Reply

  • Amiri E enjte 4 Shkurt 2010 21:42

    e meriton qmimin i madhi Rexhep Taip Erdogan

    Reply

  • E shtune 13 Shkurt 2010 17:43

    Allahu inshAllah te forcon ne kete bote o Erdogan, neve na ke knaq e inshAllah Allahu te knaq ty ne diten e Gjykimit. Amiin

    Reply

  • Muslimani i Shamit E marte 23 Shkurt 2010 23:00

    KAm mendu se e kam shkru emrin e tij por masi mu ka botu shkrimi e kam pa qe kam harru me e shkru emrin e Dijetarit ,Ai eshte : Muhammed Nasirud-din el-Albani Allahu e meshirofte me te mirat e Tij dhe na bashkofte te gjitheve me te ne xhennetin firdevsi eala,Amin.

    Reply

REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve