Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Rajon dhe Botė

artikuj
 

Eshton: Jam optimiste pėr bisedimet izraelito-palestineze


E premte 27 Janar 2012 10:56

Shefja për politikë të jashtme e Bashkimit Evropian, Kethrin Eshton, tha se nuk beson që bisedimet ndërmjet izraelitëve dhe palestinezëve kanë arritur “një fund të vdekur”.

Komentet e saj vijnë pas deklaratave të palestinezëve, sipas të cilave, përpjekjet për bisedime me izraelitët kanë përfunduar pa ndonjë përparim.

Dy palët kanë realizuar pesë takime në Jordani që nga fillimi i këtij viti, për të shqyrtuar mënyrat e rikthimit të negociatave formale për paqe, që u ndërprenë në fund të vitit 2010.

Eshton, duke folur pas takimit me presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmud Abas, në Aman, tha se “Abas ka menduar me kujdes se si të shkojë përpara”.

Kryediplomatja e BE-së, e cila ka takuar edhe kryeministrin izraelit, Benjamin Netanjahu, gjatë kësaj jave, tha se shpreson se, “me vullnetin e të dyja palëve, bisedimet do të mund të vazhdojnë”.

Izraeli ka pushtuar Jerusalemin Lindor në luftën e vitit 1967, por bashkimin e tij me Izraelin, bashkësia ndërkombëtare nuk e ka miratuar kurrë.

Palestinezët dëshirojnë që kjo pjesë e Jerusalemit të jetë kryeqendër e shtetit të tyre të ardhshëm./ora/




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

3 + 1 = ?


Komentet

Ky artikull eshte komentuar 1 here
  • ibra presheve E shtune 28 Janar 2012 19:21

    qy qy paska optimizem per keto bisedime cnnncncnnc qe qe 45 vjet ata i vrasin e rrehin e keta mundohen me mbijet a kjo paska optimizem ..ncncncnncncnc

    Reply

REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve