Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Vitrina e librit

artikuj
 

Estetika Islame

Sot qėndrimi i myslimanėve ndaj artit dhe ndaj letėrsisė nė disa pika ėshtė unik ...

E enjte 14 Janar 2010 10:46

 

Titulli: Estetika Islame

Autor: Beshir Ajvazogllu

Përkthyes: Ali Pajaziti

Boton: Logos-A

Biblioteka: Divan

Për botuesin: Adnan Ismaili

Kryeredaktor: Husamedin Abazi

Redaktor biblioteke: Milazim Krasniqi

Redaktor artistik & disajni: Edi Agagjyshi

Redaktor teknik: Afrim Gashi

Përgatitja kompjuterike: Focus Pro - Shkup

Shtypi: FOCUS – Shkup

 

 

Sot qëndrimi i myslimanëve ndaj artit dhe ndaj letërsisë në disa pika është unik, por në përmasa të bashkësive të ndryshme ekzistojnë edhe dallime të shumta. Disa fraksione duke u bazuar në ndalimin e piktures dhe skulpturës janë shumë të ndjeshme lidhur me këto zhanre artistike, e disa të tjera janë shumë të ndjeshme në çështjen e muzikës. Përkundër kësaj, shumica e bashkësive të lidhura me tesavvufin, muzikën e shohin si mënyrën më të rëndësishme për të shprehur veten.

Në këtë libër jemi munduar të tregojmë se një botëkuptim i tërë estetik është ndërtuar mbi ndalimin e pikturës. Kemi theksuar gjithashtu se hadithet që lidhen me ndalimin e pikturës dhe skulpturës synojnë të mbyllin dyert e kthimit në idhujtari. Nëse hadithet kundër pikturës dhe skulptures interpretohen si ndalesë, do të duhet të heqim dorë prej shumë mënyrave të shprehjes që nga fotografia deri te kinemaja. Ndërsa e vërteta është se sot myslimanët mundohen të përfitojnë si nga fotografia ashtu edhe nga kinemaja, e cila është rezultat i vënies në lëvizje të fotografisë.

Si bashkësia myslimane, ashtu edhe intelektualët dhe artistët duhet të diskutojnë rreth konceptit të artit dhe të estetikës në këtë vepër, si dhe rreth marredhënieve me këtë thesar të begat.

Në botën islame, në të cilën koncepti i së vërtetës përjetoi ndryshim rrënjësor pas njohjes me Perëndimin, shumë shpejt është zbrazur brendesia e formave klasike.

Traditën, ndaj së cilës në rrafshin intelektual nuk është treguar ndonjë interesim i veçantë, e kanë ruajtur turmat që jetojnë me vlerat islame në mënyrë të pavetidijshme dhe po kjo gjë dita-ditës është degraduar dhe kështu janë gatuar parakushtet për dukurinë e quajtur "arabeskë".

Shembujt e përdorimit të madh të formave të kubeve dhe minareve, dekorimi ndriçues i kapakëve të librave fetarë, shfrytëzimi i kaligrafisë islame etj., duhet të trajtohen jashtë kornizës së përcaktuar në këtë libër, duhet të studiohen si shembuj të "kiçit islamik".

Duhet të përmendim edhe faktin se ky libër nuk është përpiluar që të promovojë një teori islame të estetikës. Qëllimi i vetëm i tij është të kuptuarit dhe të sqaruarit e botëkuptimit dhe parimeve estetike që qëndrojnë pas veprave, që sot mund t'i përmbledhim në kategorint "arti islam". Në kohën kur u botuan shkrimet dhe libri ynë i parë Estetika e dashurisë, shumë njerëz shtruan këtë pyetje: "Si do të shkruajmë poezi ose roman duke u nisur në bazë të këtyre parimeve?" Një pyetje e tillë është e gabuar. Në Estetikën islame artistët ndoshta do të gjejnë disa koordinata, por do të ishte e gabuar të kërkojnë qasje doktrinare.

Sot për sot është e pamundur të thuhet se ekziston një disiplinë e mbiquajtur estetika islame. Por, përmes parimeve të shkoqitura në këtë libër mund të shpjegohen veprat artistike të periudhave të kaluara të artit islam. Ç'është e vërteta, veprat artistike nuk lindin nga disiplinat estetike; disiplinat estetike lindin nga përpjekja për të kuptuar e shpjeguar veprat artistike dhe konceptet, që në mënyrë të drejtpëdrejtë ndërlidhen me to. Për të krijuar vepra islamike duhet që në thellësi të njohësh islamin, pra të mendosh, të ndiesh dhe të vështrosh si mysliman. Vetëm atëherë artisti mysliman, do të shohë se është ndërtuar urë e shëndoshë mes artit islam dhe trashëgimisë historike.

 

Librin mund ta gjeni në librarinë Sira në Prishtinë ose për diasporë mund ta porositni te Fondacioni i Rinisë Islame në Cyrihë online www.islamischen.ch ose në këtë numër tel.: +41 43 300 16 70




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

4 + 4 = ?


Komentet

Ky artikull eshte komentuar 3 here
  • ndergjegjJA E diel 24 Janar 2010 19:53

    selam alejkum kjo eshte nje e drejt e njerzve per me fol edhe me u marr me gjana te dijes mirpo ata te cilet thirren neemer te islamit duhet te ken kujdes ne tema te cilat ma se shumti pesojn njerzit qe dojn te din ne islamin edhe me kso sende me muzike e me mistika e qka po shkrun ktu une se di qe lejohet me islam se ne jem te krijuar me kuptu te drejten e islamit te pastret e jo me sufizma e mistika zoti baft hajr po qka me ba qe ka injoranta sadush ktu tene juve qe jeni te dijes sma me ju pyte All-llahu per mistika e muzik po ka me ju pyte a ekeni transmetu at dije qe e keni fitu

    Reply

    Replike nga: Xhelaludin - E enjte 28 Janar 2010 4:29
    Kur nuk ke qasje per dicka mos u ngut te shkruash ..nga ajo qe pash kuptova se ju jeni larg realitetit islam ,shpresoj qe te kuptosh islamin...kujdes....Lus Zotin qe ta shtoj diturine dhe ta kuptosh me mire islamin.
    Replike nga: SUFI - E premte 29 Janar 2010 20:44
    O ti i nderuar perte njofutar sufizmin duhesh qe te zbulosh fyturen nga perdet e errėta Wehabite!! sepse at nuk lejojn qet enjiofesh me Nesvsi,per kundrazi ata nxisin me teper ,dhese vllavrasja ata i inspiron ata ndien kanqesi e mejrish ata qe ibėjne i bėjne ne emer te ISALAMIT,ani nerreugull qdo njeri ka drejteve e vet te vras, te plaqkis,te perqaj,etj.etj.por me mir ishte me qen qete behen ne emer te WEHABIZMIT apo SELEFIZMIT e jo ne emer te islamit s e ne Islam dhuna,urrejtja,oerqarja,plaqkitja,etj.etj. nuk kan vend,e ti i nderuat njihu me islamin,se sufit jan ata qe mirren me filozofin e islamit ,ata qe truni i yt i inspiruar me wehabizem nuk e kap ata qka e mendon ose e vepron nji sufi,e eteher meso Sufizmin qe te njefesh me vetveten,dhe islamin
REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve