Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Artikuj

artikuj
 

Etika intime dhe Islami


E mėrkure 4 Janar 2012 9:22

Polemikat kundër Islamit shikonin sensualizmin e tij si barbar, por shumë komentues modern e shohin Islamin në persprektivën e botës së afirmuar si më realiste sesa asketike dhe botërisht e mohuan qëndrimin kundërshtues. Tekstet kryesore islame prezentojnë martesës, dhe mardhëniet intime brenda saj si diçka natyrore dhe një pjesë e dëshirueshme e jetës njerëzore. Profeti Muhamed a.s.vazhdimisht ka kundërshtuar beqarinë për gjithë jetën duke thënë “Nuk ka murgjëri në Islam" dhe në mënyrë specifike pohoi martesën si pjesë të sunetit të tij.

Të dy llojët e autorëve, si ato klasik dhe ato bashkëkohor në librat e tyre njohin nevojat intime, por këtë e bëjnë me thënie të ndryshme. Tekstet klasike shënojnë rëndësinë e kënaqësisë femrore, por zakonisht përqëndrohet në efektet dhe pasojat e pakënaqësisë së femrave që mund të çon në probleme martesore, ndërsa theksojnë detyrën e grave që të jenë çdoherë në dispozicion ndaj burrave.

Autorët bashkëkohorë i kushtojnë më pak vëmendje këtyre temave. Në vend të kësaj, ata përqëndrohen në të drejtat e grave brenda martesës, duke u përpjekur për të pohuar rëndësinë e kënaqësisë femërore duke theksuar etikat intime në rëndësinë e aritjes së kënaqësisë dypalëshe.

Tekste të rëndësishme në Kur'an dhe hadith aludojnë për rëndësinë e kënaqësisë femrore dhe kënaqësisë në veprimin intim. Këto burime, të aluduara nga Gazaliu në shkrimet e tij, ngacmon përgjegjësinë e meshkujve për ti bërë gratë e tyre të plotsuara intimisht. Gazaliu kornizon diskutimin e tij në aktin intim në aspektin e përgjegjësisë së një burri që ta kënaq gruan e tij intimisht dhe sipas tij kjo është një çështje e detyrës së burrit, në vend se e drejta e gruas. Kjo detyrë ka dimensione si sociale ashtu dhe intime : burri është i detyruar gruan e tij ta mbajë të kënaqur intimisht për ta mbajtur dhe për tu mbrojtur nga trathtia martesore. Në një rast Muhamedi a.s. transmetohet ti ketë thënë një njeriu që qëndronte në agjërim çdo ditë kurse faleshte natën që ai duheshte të ndjekte shembullin e Muhamedit a.s., që ai të merrë pjesë në të gjitha aktivitetet normale njerzore : të ushqehet, të flen dhe të ketë mardhënie të ligjshme intime. Ai a.s. shpesh herë thoshte “trupi juaj ka të drejta mbi ju, syri juaj ka të drejta mbi ju dhe gratë e juaja kanë të drejta mbi ju”.

Duke pasur parasysh se femrat në përgjithësi kanë trajektore të ngadaltë të zgjimit dhe kënaqësisë finale, paralojat dhe stimulimet e zgjatura janë të nevojshme, e gjithë kjo për të siguruar gatishmërinë për penetrim dhe pastaj për të siguruar arritjen e kënaqësisë finale dypalëshe. Paraloja, sipas tij, është subjekt i urdhërit Kur'anor "bëni ndonjë veprim të mirë paraprakisht për nefsin tuaj." Gazaliu gjithashtu citon një thënie të Pejgamberit a.s., këshillim për burrat që të mos bijnë në shtrat me gratë e tyre si kafshët, por të kenë paralojë para aktit seksual. Kur u pyet se çdomethënë “paralojë”, sqaroi se bëhet fjalë për puthjet dhe ledhatimet. Al-Gazali ngul këmbë që është përgjegjësi e burrit për tu kujdesur që gruaja e tij të arin kënaqësin finale. Gjithashtu. Sipas tij “burri nuk duhet të preokupohet vetëm me kënaqësinë e tij, sepse gruaja shpesh mund të bëhet e turpshme duke mos treguar ndjenjat dhe kjo mund të çon që ajo të shtyret gjoja se ka aritur kënaqësinë finale, ngase kjo kënaqësi te burri është e jashtme kurse te gruaja e brenshme.

Në këtë rast Zoti na e tregon kufijtë e kënaqësisë duke na thënë:"Gratë e juaja janë vendmbjellja e juaj, pra afrojuni atyre ashtu si që ju dëshironi",(El Bekare 223), që nënkuptohet se në paralojë dhe në vet aktin intim lejohet gjithcka përveç mardhënieve anale, mardhënieve intime gjatë periudhës menstuale dhe gjatë lahonisë (menjëherë pas lindjes).

Gjithashtu Muhamedi a.s. na paralajmëron që para aktit intim të kërkojmë mbrojtje prej Allahut xh.sh. që të na ruan prej djallit të mallkuar, bazuar në hadithin që e transmeton Ibn Abasi nga Muadh bin Xhebeli se : kur djalli (shejtani) u paraqit i nënshtruar me lejen e Allahut xh.sh. para Muhamedit a.s dhe në prezencë të shokëve të tij, (djalli – shejtani) deklaroi se “kur një çift martesor para mardhënieve intime nuk thonë “Eudhu bil-Lahi mine shejtani raxhim – kërkoj mbrojtje nga Allah të më ruan prej djallit të mallkuar” unë (djalli - shejtani) hyj në mes tyre...”.

Një nga shkaqet e problemeve martesore është edhe refuzimi i njërit për aktin intim. Këtu veçojmë disa këshilla të Profetit për pasojat e tmerrshme për gratë që refuzojnë burrat e tyre në propozimet intime. Diskutimet bashkëkohore përpiqen për të diskutuar të drejtat intime të mashkullit dhe të femrës në mënyrë paralele, duke theksuar që ata mund të ripërcaktojnë aktin intim brenda martesës si një dëshirë e përbashkët. Ibn Xhibrini deklaron se një grua ka "obligim fetar për ti lejuar burrit të saj që të ketë marrëdhënie intime me të, sa herë që ai e dëshiron atë, por ai shton se edhe gruaja ka të drejtë të plotëson nevojat e saja me burrin e saj. Ebu Hurejre transmeton pesë hadithe të ngjajshme në lidhje me këtë që spjeguam më lartë, kurse Muslimi transmeton tre hadithe, që mes tjerash citojmë:

"Nuk është e lejuar për një grua të braktis shtratin e burrit të saj.”

“Kur një grua kalon natën larg krevatit të burrit të saj (e hidhëruar) engjujt (melekët) e mallkojnë atë deri në mengjes”.

“Pasha atë në duart e të cilit është shpirti im, kur një burrë e thret gruan e tij në krevat (për mardhënie intime) dhe ajo nuk përgjigjet Zoti nuk është i kënaqur me të derisa të jetë i kënaqur burri i saj.”

“Kur një burrë thret gruan e tij në krevat (për mardhënie intime) dhe ajo nuk shkon, dhe ai kalon natën I hidhëruar me veprimin e saj, engjujt (melekët) e mallkojnë atë deri në mëngjes”.

Pavarsisht këtij mallkimi dhe hidhërimi, dijetarët Hanefijtë mendojnë se burri duhet të vazhdon ta përkrahën gruan e tij edhe nëse ajo e refuzon atë në raste për mardhënie intime, për aq kohë sa ajo qëndron besnike ndaj tij. Kurse ka edhe prej atyre juristëve që mendojnë se nëse gruaja refuzon ofertën e tij për mardhënie intime burri ka të drejtë të mos e përkrah atë.

Mendimi unanim i dijetarëve të jurispodencës islame është se mardhëniet intime janë elementi vital i martesës, nëse mungon kjo atëherë martesa konsiderohet e cunguar.

Vjelur nga Libri “Intim ethics and Islam - Feminist Reflections on Qur’an, Hadith,

and Jurisprudence”, Kecia Ali, faqe 6-13.

Mr. Xhemail Çupi, Dibër, 20 Dhjetor, 2011.




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

1 + 7 = ?


Komentet

Ky artikull eshte komentuar 9 here
  • E enjte 5 Janar 2012 15:41

    Per qudi, bash kisha pase deshire qe administratori i mesazhit me na tregu sa here eshte kliku kjo teme, dhe nuk e ke asnje koment.?!

    Reply

  • Lira E enjte 5 Janar 2012 19:16

    Gjithqka e qarte prandaj nuk ka nevoj per komente te shumta, vec keni mendjen -

    Reply

  • e-dini E enjte 5 Janar 2012 22:02

    replika se di qe ka nevoj se ajo qka duhet me qen eshte e thanun dhe e shkruar Allahu e sheprbleft per kete shkrim qe ka bere

    Reply

  • Dardani E premte 6 Janar 2012 17:53

    Ibn Xhibrini deklaron se njė grua ka obligim fetar pėr ti lejuar burrit tė saj qė tė ketė marrėdhėnie intime me tė, sa herė qė ai e dėshiron atė, por ai shton se edhe gruaja ka tė drejtė tė plotėson nevojat e saja me burrin e saj - sipas ketij formulimi qe e lexova ne artikull gruaja e paska obligim fetar ta kenaqe burrin mirepo askund nuk e pashe te shkruar ne menyre eksplicite se eshte obligim fetar qe edhe burri ta kenaqe gruan!!!A eshte ky qendrimi i vertete i Islamit apo vetem mendimi i dijetarve te Arabise Saudite qe nuk shohin ma larg se hunda e vet???Kėtu veēojmė disa kėshilla tė Profetit pėr pasojat e tmerrshme pėr gratė qė refuzojnė burrat e tyre nė propozimet intime - flitet per pasoja te tmerrshme nese gruaja e refuzon burrin, mirepo a vlen edhe e kunderta???

    Reply

  • Njera E premte 6 Janar 2012 18:02

    Do te doja te di pse femrat po i mallkojkan meleket nese nuk pranon te ket marrdhenie,kur nuk ka deshir per kete,po mashkujt a i mallkojn meleket kur e ndjekin vetem qefin e vete e nuk e marrin parasysh mos deshiren e femres per marrdhenie.Per qudi sme ka rastis te lexoj asnjeher qe mashkujt mallkohen per kete ,por vetem femrat??!! Apo ndoshta vetem pse shrkues te ketyre jan vetem meshkuj e behet fjal per qefine tyre?

    Reply

  • kija E diel 8 Janar 2012 0:20

    mbasi jam vet femer dhe nene ..Femrat jan me te durushme se meshkujt,,[me te nemuna] sipas meshkujve shqiptar nese te vdes burri gruaja nuk ka drejt te martohet ,e nese gruaja vdes per 40 dit burri ka drejt martesore,Mbi te gjitha pajtohem me ETIKEN ISLAME e sidomos,fjalet te cilat njashtu shkruajn edhe ne KURAN se femra eshte mbrapa burrit gjdo her .ne pika te shkurta ndosha me keni kuptuar SELAM

    Reply

  • Isa E diel 8 Janar 2012 16:31

    Selam alejkum,me tė vėrtet,unė nuk po shoh gjithēka tė qartė nė kėtė artikull.ėshtė artikull shumė i shkurtė shumė pak sqaron, pėr tė sqaruar gjėrat ashtu si duhet,do tė ishte mė mirė qė mė shumė tė shkruhet pėr gjėra tė tilla,se kėto gjėra qė janė cekur kėtu i kemi dėgjuar me qindra herė,mendoj se shumė gjėra tjera nuk janė cekur fare.

    Reply

  • lule_67 E mėrkure 11 Janar 2012 11:37

    Selam alejkum.Subhanallah lahavle ve la kuvete i la bilah.Allahume sali ve selim ala nebijina Muhammed.Se pari kerkoj falje nese dikush preket,e nuk e kam at qellim,vetem deshiroj ta shpreh edhe une mendimin tim ,e Allahu xh.sh. e di ma mire.Me thoni ju qe benni pytje a e krijoji Ademin a.s. se pari ,apo Haven,dhe pse e krijoji kur Ademi a.s. u zgjua nga gjumi e i tha kush je ti ,dhe per qka je krijuar? tha jam krijuar per prehjen dhe qetesin tende,e pastaj Krijuesi ju tregoj secilit per obligimet e tij.Ne artikull,shume mire ceket,afrohuni me butesi,grave tuaja e mos beni si kafshet,qka kupton se te dy palet nese duhen,edhe aktin do ta bejn bashk e me deshire.Lum ato qifte qe i zbatojn ligjet e Krijuesit,ata do te jen te knaqur,edhe kur te ken sprova,zaten krejt jeta eshte sprov.

    Reply

  • Prap une Lira E hėne 16 Janar 2012 13:10

    O sa te quditshem jemi, a ka nevoj edhe per ndonje vizatim eventual, pse nuk kuptoni?Per Kijen: Ti Kije nuk e di a ke than najsen a sen ske than, po me doket qe sen ske than.Per Isen: ti Isa i nderuar ky eshte vetem nje artikull e jo liber. Keshtu qe sqaron vetem pikat kryesore e nese don sqarim me detaj ateher gjej ndonje liber per kete teme dhe lexoje. Sikur artikujt te ishein shum te gjat nuk do ti lexonte askush, e kur njeriu merr nje liber per ta lexuar ai fillimisht eshte i interesuar per ate teme dhe kjo e bene qe te kete durim gjate leximit. Tung

    Reply

REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i artikujve