Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Rajon dhe Botė

artikuj
 

Europa “ngrin”, 300 tė vdekur pėr 10 ditė


E marte 7 Shkurt 2012 9:36

Vazhdon të rritet tragjikisht bilanci i viktimave që kanë humbur jetën në kontinentin europian për shkak të motit të ftohtë, i cili vijon të mbajë të mbërthyer disa vende të Europës Lindore duke bllokuar rrugët tokësore dhe ajrore dhe duke shkaktuar vështirësi në furnizimin me gaz për disa vende. Mediat njoftojnë për rreth 300 të vdekur në vende të ndryshme.

Ukraina është goditur më rëndë nga temperaturat e ulëta që arrijnë deri në minus 32 gradë celsius dhe që kanë shkaktuar vdekjen e 122 personave, shumë prej tyre të pastrehë. Edhe Kryeqyteti i Italisë, Romë, është paralizuar nga reshjet më të mëdha të dëborës në dekada. Autoritetet janë detyruar të mbyllin disa vende turistike, duke përfshirë Koloseun dhe Forumin Romak.

Për shkak të motit të rënduar, janë mbyllur shumë shkolla dhe zyra në Romë dhe specialistët njoftojnë se i ftohti Siberian do të vazhdojë të paktën deri në datën 14. Në Itali raportohen të paktën 17 viktima të regjistruar gajtë fudjavës dhe orëve të fundit. Gjithashtu janë regjistruar problem në sistemin e transportit ajror, detar dhe tokësor, ndërsa disa familje kanë mbetur pa energji elektrike.

Reshjet e dëborës dhe temperatuat tepër të ulta kanë përfshirë edhe rajonin e Ballkanit, ku shumë njerëz janë bllokuar në shtëpitë ose automjetet e tyre, disa prej të cilëve kanë humbur jetën. Qeveria e Bosnje-Hercegovinës shpalli gjendjen e jashtëzakonshme. Në zonat bregdetare të Kroacisë, ku bora bie rallë, njësitë e ushtrisë u mobilizuan për të shpëtuar njerëzit e bllokuar nga dëbora.

Në Serbi, gjendja e jashtëzakonshme është në vend të gjithë pjesën më të madhe të vendit. Më herët edhe autoritetet në aeroportin Heathrow të Londrës, më i ngarkuari në Evropë, njoftuan se kanë ulur me 30 për qind numrin e fluturimeve ndërkohë që ata po përgatiten për një stuhi dëbore./ora/




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

2 + 1 = ?


Komentet

Nuk ka komente per kete artikull
REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve