Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Rajon dhe Botė

artikuj
 

Europė , rėndohet bilanci i viktimave nga tė ftohtit

Mė problematike janė Ukraina dhe Polonia

E mėrkure 8 Shkurt 2012 12:37

Vala e acarit mban ende të ngrite mbarë Europën, e cila tashmë përballet me pasoja të tjera, ndërsa rritet edhe bilanci i viktimave. Kontinenti numëron deri tani 450 viktima. Vendet me numrin më të madh të viktimave janë Ukraina ku bilanci I viktimave deri tani ka shkuar ne 136 dhe Polonia ku 68 persona kanë humbur jetën. Në Itali,Dëbora dhe akulli kanë bllokuar jetën publike dhe shërbimet, ndërsa temperaturat kanë arritur minus 10 gradë në jug dhe minus 21 në veri. Edhe dy persona të tjerë i janë shtuar bilancit prej 25 viktimash nga të ftohtët. Qeveria dhe bizneset ndodhen në bisedime për situatën kritike të furnizimit me energji.
Në Greqi, disa fshatra në afërsi të kufirit me Bullgarinë janë evakuuar për shkak se lumi Evros doli nga shtrati. Rreziku për përmbytje vazhdon të jetë i mundshëm edhe nga lumenjtë e Danubit dhe Ibrit, në Serbi, ku Ushtria planifikon të përdorë eksplozivët për të thyer akullin. Vende të Europës Lindore kanë zbritur deri në minus 40 gradë. Autoritetet kanë rritur nivelin e vigjilencës pasi me rritjen e temperaturave, ekziston rreziku i madh i përmbytjeve.E rëndë situata është edhe në Rumani, Çeki e Lituani. Një gjendje emergjence është shpallur edhe në Serbi, ku 70 mijë fshatarë janë të bllokuar nga dëbora në zona rurale.Në Bullgari, dita e martë ishte një ditë zie kombëtare, pasi si rrjedhojë e çarjes së një dige, nëntë persona gjetën vdekjen nga përmbytja e menjëhershme e zonës në të cilën jetonin nga dallgë deri tetë metra të larta.Rritja e menjëhershme e kërkesës ka krijuar probleme në furnizimin me gaz, me Rusinë që nuk është në gjendje të përballojë të gjithë nevojën.Si rrjedhojë, jo të gjithë vendet po marrin gazin për të cilin kanë nevojë, duke detyruar autoritetet të përfshijnë masa kursimi që kanë goditur kryesisht bizneset./abc/




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

9 + 7 = ?


Komentet

Nuk ka komente per kete artikull
REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve