Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Shqipėri

artikuj
 

Fajon: Brukseli kėrkon garanci nga Shqipėria

Shqipėria do tė pėrfitojė heqjen e regjimit tė vizave vetėm nėse arrin tė bindė shtetet anėtare tė BE-sė, se kriteret teknike janė pėrmbushur dhe ato po zbatohen nė praktikė”. Tanja Fajon, raportuesja speciale nė Parlamentin Evropian pėr Shqipėrinė dhe Bosnjėn, ėshtė e bindur pėr kėtė.

E mėrkure 8 Shtator 2010 10:20

 

Në një intervistë ekskluzive të botuar në “Gazeta Shqiptare”, eurodeputetja sllovene thekson se situata e paqëndrueshme politike do të krijonte shqetësim në BE, ndaj është e nevojshme të kthehet dialogu dhe parlamenti të jetë funksional.

Fajon ka thënë se nuk ka vende që janë kundër liberalizimit të vizave, por ka një qëndrim mes vendeve anëtare për të mos nxituar me finalizimin e procesit. Për këtë arsye, duhet që autoritetet shqiptare të largojnë të gjitha shqetësimet mes tyre dhe të garantojnë se kushtet teknike që konsiderohen të përmbushura, zbatohen praktikisht.

Rregullorja për vizat u miratua të hënën me 42 vota pro, 3 abstenime dhe 2 kundër në Komisionin e Punëve të Jashtme të PE. Ajo pritet të kalojë më 12 shtator në Komisionin Evropian dhe më 15 shtator në Parlamentin Evropian, ndërsa më pas u dërgohet për opinion vendeve anëtare të BE-së. Ministrat e Brendshëm do të japin verdiktin e tyre në mbledhjen e 7-8 nëntorit në Bruksel. /Bw/

 




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

9 + 6 = ?


Komentet

Nuk ka komente per kete artikull
REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve