Transkripti i emisionit "Familja e mijëvjeçarit të tretë" e cila transmetohet në kuadër të programit javor "Familje të lumtura" në kanalin arab IKRA TV.
Udhëheqës i programit: Prof. Dr. Xhasim El Mutava
I ftuar: Dr. Maxhid Ursan El-Kilanij, Profesor në universitetin "Sharika" dhe autor i librave “Edukimi dhe ripërtëritja” dhe “Bazat e edukimit islam”.
Prof. Xhasim El-mutava: ”Paqja e Zotit qoftë mbi ju!
Ju urojmë mirëseardhjen në emisionin tonë të përjavshëm, motoja e të cilit është: ”Derisa lumturia të jetë tradita jonë”.
Tema të cilën do të trajtojmë sot është “Familja e mijëvjeçarit të tretë”. Duke qenë se po hyjmë në mijëvjeçarin e tretë, është mirë të njihemi me problemet me të cilat do të hasemi, idetë e reja etj... Unë kam kënaqësinë që t’ju prezantoj me të ftuarin e këtij emisioni, i cili është doktori Maxhid Ursan El-kilanij.
Një ndër polemikat dhe debatete fundit në Amerikë është mësimi i kompjuterit për moshat e vogla, katër-pesë vjeçare!!
Në Rusi, pasi zbuluan rrezet dhe paqyrimin e tyre, vazhdojnë kërkimet mbi mënyrat e shfrytëzimit të tyre. Ata i magazinojnë dhe i përdorin në bujqësi, frutikulturë etj... ku duket sikur dielli shkëlqen mbi atë tokë njëzet e katër orë rrjesht.
Ndërkohë që ne në vendet arabe akoma vazhdojmë debatet mbi lejet e qëndrimit të emigrantëve, sekserët e tyre, sa është përqindja e nënshtetasve dhe sa e emigrantëve etj... probleme të cilat janë të njohura për të gjithë. Ne po hyjmë në mijëvjeçarin e tretë me një realitet tepër të hidhur.
Por po të vërejmë aspektin familjar, gjejmë se familja përjeton një realitet ndryshe. Është pikërisht aspekti familjar mbi të cilin do të diskutojmë në këtë emision me doktorin e nderuar. Fillimisht, e pyesim atë se çfarë mendon mbi temën që do të trajtojmë sot!”
Dr. Maxhid El-Kilanij: ”Mendoj se një temë e tillë merriton vëmendjne dhe përkushtimin e duhur, pasi familja e mileniumit të tretë i paraprin kohës dhe lëviz me një shpejtësi që nuk e ka njohur familja tradicionale. Më parë, ndryshimet ishin lokale, kurse sot ndryshimet ndodhin në rang ndërkombëtar. Ne jemi dëshmitarë të kulturave, vlerave dhe drejtimeve kontradiktore. Prandaj është bërë e domosdoshme që të rishikohen të gjithë funksionet, kriteret dhe normat e familjes të cilat janë gjithmonë në zhvillim dhe ndryshim.”
Prof. Xhasim El-mutava: ”Si e përshkruani aktualitetin e familjes në botën arabe? A është ajo një familje e përparuar apo e prapambetur? Apo është mes të dyjave?”
Dr. Maxhid El-Kilanij: ”Para se t’a përshkruajmë familjen si e përparuar apo e prapambetur, fillimisht duhet të përcaktojmë kriteret e përparimit dhe prapambetjes. Kështu, një familje e përparuar është ajo që karakterizohet nga katër pika:
1 – Ajo familje që ka një vizion të qartë mbi të ardhmen. Ajo nuk lejon që çështjet dhe e ardhmja e familjes t’i nënshtrohen faktorëve të jashtëm, duke u kthyer thjesht në reagues të asaj që ndodh. Një vizion mbi të ardhmen është diçka e domosdoshme, nën hijen e zhvillimeve kombëtare dhe ndërkombëtare.
2 – Një plan pune për zbatimin e këtij vizioni mbi të ardhmen. Thjesht hedhja e ideve dhe slloganeve është e pamjaftueshme. Ato nuk duhet të mbeten ëndrra, por duhet të konkretizohen në plane pune të zbatueshëm. Ky plan pune, sipas mendimit tim, fillon që me martesën dhe kalon në stacionin ku këtij treni i bashkangjiten dhe fëmijët e ardhshëm, djem dhe vajza.
3 – Administratë e cila vlerëson këtë vizion për të ardhmen dhe planin për zbatimin e tij. Kjo, pasi nuk gjen dot një familje pa probleme, madje problemet janë të domosdoshme dhe të nevojshme. 90 % e jetës familjare përbëhet nga probleme. Por kur mund të themi që një familje është e lumtur? E themi këtë kur ajo ka një vizion të qartë për zgjidhjen e këtyre problemeve. Vetë zgjidhja e problemeve në vetvete është lumturi dhe hare.”
A është familja perëndimore e përparuar dhe e zhvilluar?
Prof. Xhasim El-mutava:”A janë të gjithë familjet në perëndim të zhvilluara? A kanë ato vizion të qartë mbi të ardhmen dhe plan pune për këtë?”
Dr. Maxhid El-Kilanij:”Në fakt, për t’iu përgjigjur një pyetje të tillë, është e nevojshme të studiohen të gjithë shtresat e shoqërisë atje. Çdo shoqëri përbëhet nga tre shtresa: Shtresa popullore e rëndomtë, shtresa e mesme dhe shtresa e lartë. Ajo që i cakton dhe projekton kulturën është shtresa e lartë. Kurse makina prodhuese është shtresa e mesme dhe e lartë.
Nëse shohim në shoqëri, do të gjejmë që ajo përbëhet nga tre kategori: Një kategori prodhon ide, një kategori i përcjell këto kategori tek zbatuesit dhe një kategori tjetër që imiton. Kështu, shtresa e lartë është prodhuese e ideve dhe vlerave. Ato posedojnë dhe mjetet e zvhillimit të vizionit mbi të ardhmen e botës. Shoqëria perëndimore karakteriziohet nga një lloj bashkëpunimi me shtresën e mesme.”
Shtresat e mesme në shoqëritë arabe
Prof. Xhasim El-mutava: ”Po në shoqëritë arabe, si shihen shtresat e mesme?”
Dr. Maxhid El-Kilanij:”Shtresat e mesme vazhdojnë të kenë një interes shumë të pakët mbi kulturën. Interesi më i madh i tyre është përmirësimi i nivelit jetësor dhe ekonomik. Është për të ardhur keq, por kultura jonë është kulturë konsumatore, sikur e kufizojmë njeriun në kufinjtë e stomakut!! Padyshim që kjo është diçka e rrezikshme. Kur u pyet dijetari i njohur Ali Tantavi, Zoti e mëshiroftë, nëse interesi që njerëzit i kushtonin sportit ishte diçka e dobishme, ai tha:”Nëse sporti do të ishte një pjesë nga kultura e përgjithshme e zhvillimit të njeriut në tërësi, atëherë do të ishte i dobishëm. Por nëse të gjithë energjitë tona do i derdhnim për sportin, atëherë flasim mbi një njeri që mendjen dhe kokën i ka ulur tek këmbët.
Në botën arabe, mendimtarët tanë prodhojnë ide jofunksionale, të pabazuara në një realitet shkencor. Duket sikur bota arabe po shkon drejt saharizimit në këtë drejtim. Ne vuajmë nga saharizim kulturor dhe social. Dhe për t’a përballur këtë fenomen, ne nuk kemi vënë as planet e duhura. Të shumtë janë ata që flasin rreth globalizmit dhe rreziqeve të tij, por nuk dëgjojmë askënd që të ofrojë zgjidhje. Ne e ndjejmë dhimbjen dhe sëmundjen, por ku e kemi ilaçin?”
Prapambetja është sëmundje.
Prof. Xhasim El-mutava: ”A mendon se familjet arabe do të vazhdojnë të prapambetura?”
Dr. Maxhid El-Kilanij: ”Padyshim që askush nuk e mendon dhe e ka si qëllim këtë. Prapambetja është sëmundje dhe nuk ka asnjë të sëmurë që ka qëllim të sëmuret. Thotë Zoti i madhëruar në Kuranin famëlartë:”Në zemrat e tyre ka sëmundje” (Bekare 10) Qëllimi me zemrën në këtë ajet, nuk është zemra që furnizon trupin me gjak, por është ajo zemër që furnizon mendjen dhe arsyen. Sëmundja në këtë rast është injoranca dhe mosnjohja e realitetit. Një i prapambetur jeton me të shkuarën, vetëm fizikisht ai jeton me të tashmen. Mendja, ndjenjat, kultura etj... vazhdojnë të jetojnë me një periudhë të kaluar. Kështu, shoqëria arabe vazhdon t’a vuajë këtë prapambetje.”
Përgjegjësia e të rriturve në problemet e të vegjëlve.
Prof. Xhasim El-mutava:”A është fëmijëria dhe prindërit, shkaktarë të problemeve nga të cilat vuajnë fëmijët?”
Dr. Maxhid El-Kilanij:”Ajo që duhet të ngulitet thellë në mendjet e njerëzve është që përgjegjësia bie direkt mbi prindërit.”
Prof. Xhasim El-mutava:”Termi “Problemet e fëmijërisë” është një term që e përdorim shpesh herë. Ka nëna që thonë:”Nuk mundem të edukoj fëmijët” Babai nga ana e tij pohon:”Fëmijët e mi janë të humbur” Si duhet t’u përgjigjemi këtyre?”
Dr. Maxhid El-Kilanij:”Fëmijët janë pasagjerët e avionit, ndërkohë që kapiteni dhe bordi drejtues janë përgjegjësit dhe shkaktarët e çdo problemi. Ne duhet të bëjmë dallim mes problemit dhe shkaktarit dhe duhet të njohim mirë pasojat. Një sjellje e gabuar, shkakton pasoja dhe e rëndon problemin. Një problem tjetër është dhe paaftësia e prindërve për të qenë superiorë në familje. Kjo, duke ditur që superioriteti sipas Kuranit është aftësia për të orientuar dhe udhëzuar drejt më të mirës. Asesi ajo nuk mund të kuptohet si superioritet muskujsh. Superioriteti këtu është vetëm tek aftësitë mendore dhe llogjikuese. Nëse kjo mendje nuk e përcepton dot kohën ku jeton dhe nevojat e saj, atëherë lindin probleme të shumta dhe janë fëmijët dhe rinia ata që i vuajnë këto probleme. Prandaj, po të shohim shkollat të cilat përpiqen t’i kurojnë këto probleme tek fëmijët duke ndjekur rrugën e korrigjimit të sjelljeve të fëmijëve, do të gjejmë se ato janë të dështuara. Ajo që kërkohet është ndryshimi i mentalitetit dhe mendësisë së mëdhenjve, të cilët udhëheqin pasagjerët e anijes.”
Prof. Xhasim El-mutava:”Kjo që përmendët ju doktor Maxhid, është një koncept shumë i rëndësishëm, pasi shumica e etërve dhe nënave akuzojnë fëmijët.”
Dr. Maxhid El-Kilanij:”Madje kërkojnë edhe ndihmën e të tjerëve në zgjidhjen e problemeve, ndërkohë që ata vetë janë problemi.”
Aftësimi i komandantit të familjes!!
Prof. Xhasim El-mutava:”Ju po përmbysni gjithçka tani! Kjo na bën që të ndërtojmë institucione për përkujdesjen e prindërve dhe pregatitjen e programeve të nevojshme në këtë drejtim!”
Dr. Maxhid El-Kilanij:”Po, pasi çdo prind duhet të ketë kualifikimin e duhur për të udhëhequr familjen. Është e pamundur që avioni të drejtohej nga një person i pakualifikuar, edhe pse mund të jetë burri më i fuqishëm në botë. Avioni kërkon një pilot të kualifikuar që t’a drejtojë. Po kështu duhet të jetë dhe kryetari i familjes. Një kryetar familje – që në këtë rast është burri – nuk mund të quhet i tillë kushdo që ka arritur pubertetin dhe është i aftë të lindë fëmijë. Në këtë sens është e domosdoshme kultura familjare e larmishme. Ai duhet të njohë mirë psikologjinë e gruas dhe psikologjinë e fëmijëve. Ai duhet t’a udhëheqë familjen duke u bazuar në elementët që përmendëm më lart (vizion + plan + instrumeta) dhe këto nuk mund të huazohen. Pasi të kualifikohet kryetari i familjes dhe udhëheqësi i saj, zgjidhjet janë në dorën e tij para se të jenë në duart e ekspertëve socialë.”
Formimi i njeriut fillon nga familja.
Një teleshikues nga Amerika:”Doktor Maxhid ua hodhi përgjegjësinë dhe fajin prindërve. Unë dua të sjell një shembull, ku dy prindër që janë vëllezër, njëri e ka edukuar djalin e tij në formën më të mirë, ka shpenzuar për të, është dipllomuar në shkollat më të mira dhe në fund është një funksionar i thjeshtë. Ndërkohë që prindi i dytë e ka neglizhuar djalin e tij, nuk i ka kushtuar asnjëherë vëmendjen e duhur, megjithatë djali i tij është nga biznesmenët më të fuqishëm sot dhe shumë i suksesshëm në marrëdhëniet me të tjerët. Një shembull dhe rast tjetër është një shkollë, madje një klasë e vetme, me një mësues të vetëm, një metodë mësimore e vetme. Megjithë këto të përbashkëta, shohim që një student arrin rezultatet më të larta, kurse një tjetër është shumë i dobët me mësime. Cili është komenti juaj mbi këtë?”
Formimi i njeriut fillon nga familja.
Dr. Maxhid El-Kilanij:”Fillimisht duhet të pyesim:”Vallë cili është koncepti ynë mbi suksesin? A konsiderohet i suksesshëm në familje, një i ri që ka pasur sukses në jetë? Cilat kanë qenë lidhjet e tij me familjen dhe prindërit?”
Fëmijët gjatë jetës, disa mund të zgjedhin një model pozitiv dhe disa të tjerë një tjetër negativ.
Brezi i viteve dyzet dhe pesëdhjetë i familjes arabe, i përkisnin brezit të analfabetëve. Gjatë asaj periudhe, kishte fillluar arsimi të përhapej tek brezi i ri. Kur fëmijët e arsimuar u ballafaquan me prindër analfabetë, të cilët nuk mund të ishin model për të ardhmen e tyre dhe të aftë për të diskutuar, atëherë ata iu bashkangjitën rrymave të ndryshme politike dhe ekonomike. Kështu, në një familje të vetme dikush ishte përkrahës i ideve të majta, një tjetër i djathtë, një tjetër bënte pjesë në një shoqatë bamirëse etj... Është e mundur që përkujdesi i prindërve për fëmijët ka qenë në një formë të dhunshme madje ndonjëherë dhe çnjerëzore, gjë e cila nuk është aspak e dobishme madje e dëmshme në edukimin e tyre. Një sjellje e tillë e bën fëmijën të paaftë në komunikimin me njerëzit.
Përsa i përket shembullit të nxënësve të një klase me të njëjtin mësues, duhet të them diçka që është zbuluar nga shkencëtarët amerikanë. Pas kërkimeve të shumta, ata zbuluan se shkaku i epërsisë së japonezëve ishte se familja japoneze e kryente rolin e saj më mirë se ajo amerikane. Kështu, sipas tyre formimi i fëmijës nuk fillon nga shkolla, por nga familja. Personaliteti i fëmijës i ngjan më së shumti kateve të një godine, ku kati i parë dhe më i rëndësishmi ndërtohet nga familja. Nëse ky kat është i dobët, atëherë roli i shkollës do të jetë i padobishëm.
Mësuesi në klasë nuk ka tridhjetë nxënës, por tridhjetë familje të ndryshme.
Për t’a shpjeguar më mirë komunikimin dhe edukatën e gabuar të familjes do të përmend një ndodhi. Një miku im nga Amerika mu ankua se djali i tij nuk i bindej aspak dhe shoqërohej me grupe fëmijësh rrugaçë. Kur u takova me djalin e tij që ishte gjashtëmbëdhjetë vjeç, ai më befasoi me një pyetje:”Si konsiderohet gënjeshtra në islam, hallall apo haram?”
Unë i thash:”Përgjigja është shumë e thjeshtë dhe dihet nga të gjithë.”
Por ai më tha përsëri:”Jo, dua t’a di!”
Unë i thashë:”Është haram.”
Ai më tha:”Atëherë babai im është gënjeshtar.”
Babai i tij në ato çaste u drodh. Unë e pyeta sërish:”Si ndodh kjo?”
Ai më tha:”Sa herë që shokët e mi marrin në telefon dhe më kërkojnë mua, babai u thotë që nuk jam aty, edhe pse unë jam!!”
Padyshim që ky është një gabim i rëndë në edukimin e fëmijëve. Një fëmijë i tillë që ka lindur dhe është rritur në Amerikë, në një ambjent të lirë ku secili thotë mendimin e tij hapur, ishte befasuar me babanë e tij, i cili nga ana e tij ishte edukuar në një vend arab, ku diskutimi dhe debati nuk kishte hapësirën dhe vendin e duhur dhe ku fjalët e kryetarit të familjes ishin të pakthyeshme.”
Prapambetja organizative tek arabët.
Një teleshikues nga Amerika:”Në një raport të Unicef, në dhjetor të 1999, i ngarkonte me përgjegjësi lidershipët e botës mbi problemet e fëmijëve arsimore, ushqyese apo edukative. A jeni dhe ju të mendimit që lidershipët arabë janë përgjegjës për analfabetizmin e përhapur në shumë familje dhe tek fëmijët?”
Dr. Maxhid El-Kilanij:”Në përgjithësi, bota arabe vuan nga një prapambetje organizative. Ashtu siç perëndimi zotëron burime njerëzore, financiare, edukative, mendore etj...edhe bota arabe i zotëron këto burime. Por problemi qëndron në faktin se ne nuk dimë t’i organizojmë dhe sistemojmë këto burime, madje në shumë raste ne i shpërdorojmë dhe i nënfleftësojmë ato. Ndërkohë që perëndimi din si t’i shfrytëzojë, i sistemon dhe përfiton prej tyre. Në Amerika p.sh, në çdo muaj bëhet një takim mes përgjegjësve dhe vendimmarrësve, mes ekspertëve dhe planifikuesve. Gjithashtu kanë dhe institucione dhe organizma të cilat merren me shndërrimin e ideve në praktikë. Këto organizma ndjekin dhe ecurinë e eksperimenteve, gjë e cila bëhet në mënyrë të organizuar dhe kolektive. Diçka të tillë ne nuk e kemi në vendet arabe. Tek ne vendimmarrësit nuk kanë asnjë lidhje me njerëzit e ditur dhe me eksperiencë. Mendimi im personal mbi lidershipët tanë është se ata mbajnë një pjesë të përgjegjësisë, pasi shtresat e tjera të popullit janë plotësisht pasivë, të paorganizuar dhe jo aktivë. Gjendja e tyre është e përafërt me popullin e Faraonit, për të cilët thotë Zoti në Kuran:”Kështu, ai e mashtroi popullin e vet. Ata iu nënshtruan atij, sepse ishin vërtet një popull i pabindur.” (Zuhruf: 54)
Ata u përngjajnë dhe ndjekësve të Musait, pasi i thanë:”Shko ti dhe Zoti yt të luftoni, ne do të qëndrojmë këtu.”
Ndërkohë që populli amerikan kërkon llogari, ka kulturë familjare, kulturë ekonomike, ushqimore, ambjentaliste etj ... jo si popujt tanë të cilët janë të privuar nga këto kultura. Madje, shtresa e intelektualëve tanë, vazhdon të jetojë jashtë realitetit që e rrethon.”
Shoqëritë arabe në emigrim
Një teleshikuese nga Amerika:”Përse thoni që babai dhe nëna duhet të mësohen si t’i edukojnë fëmijët e tyre?! Veç kësaj, fëmijët tanë në emigrim, vuajnë nga efekte dhe faktorë të shumtë, si mund t’i ruajmë dhe të kujdesemi për ta?”
Dr. Maxhid El-Kilanij:”Jeta në vendet perëndimore dhe në Amerikë sidomos, është e sistemuar dhe e organizuar në bazë të komuniteteve, si ato hebreje, greke, irlandeze, italjane etj... Kështu ndikimi nuk vjen vetëm nga komunitetet e tjera që janë të shumta, por dhe nga një sërë faktorësh të tjerë, si televizioni p.sh.
Në një studim, është vërtetuar që që nga viti 1940 dhe deri në vitin 1990, fëmijët qëndrojnë njëmbëdhjetë orë para TV, kurse me prindërit nuk qëndrojnë veçse pesë minuta.
Unë mendoj se komuniteti arab në emigrim, ka nevojë për tre gjëra kryesore:
1 – Ndërtimin e shkollave. Duke qenë se vendet perëndimore janë vende të lira dhe demokratike, atje nuk të imponojnë ndonjë metodë mësimore të caktuar.
2 – Sistemi i kompanive arabe. Kjo, pasi një arab punon dhe funksionon kryesisht në mënyrë individuale dhe nuk gjen kohë që t’i përkushtohet familjes.
3 – Njohja e boshtit të problemeve të shoqërive perëndimore. Kjo, pasi problemet e atjeshme nuk janë ekonomike dhe politike, por kryesisht shoqërore.
Për fat të keq, komunitetet arabe i harrojnë shqetësimet dhe problemet e tyre shoqërore dhe familarje dhe kohën e kalojnë duke diskutuar mbi problemet ekonomike dhe politike të Lindjes së Mesme. Kjo, edhe pse ata vetë banojnë dhe jetojnë në Amerikë.”
Faktorë që e mbysin rolin e familjes.
Prof. Xhasim El-mutava:”Ju sapo folët mbi disa probleme të komuniteteve arabe në perëndim, po problemet e shoqërive arabe në lindje, cilat janë? A nuk është e vërtetë që ne jemi shoqëri konsumatore? Si mund të depërtojë babai në zemrën e një fëmije dhe t’i flasë rreth problemeve të tij? A kemi ne familje produktive?”
Dr. Maxhid El-Kilanij:”Kultura në vendet arabe vazhdon të jetë e tillë që nuk e vlerëson ndikimin e fëmijës në të ardhmen. Ne e kemi neglizhuar rolin e fëmijës dhe të familjes dhe për këtë ndodhemi në udhëkryq. Globalizmi me të cilin na frikësojnë shumë figura, ka depërtur dhe është ulur këmbëkryq. Familja po përjeton tre faktorë ndikues që janë në kontradiktë me vlerat e familjes:
1 – Kultura moderne, e cila është kulturë konsumatore.
2 – Ekonomia, e cila është e pjesshmee tek ne. Babai është i shkëputur nga jeta familjare. Pëveç shteteve të Gadishullit arabik, vendet e tjera arabe janë të shpërbëra dhe ndara. Nëna është në një shtet, babai në një shtet, kurse fëmijët në një shtet tjetër. Ko ka bërë që roli i familjes të anashkalohet.
3 – Arsimi, i cil është i mangët dhe i papërshtatshëm me realitetin.
Familja që vret dijen
Prof. Xhasim El-mutava:”A do të thotë kjo se familja arabe po e shkatërron dëshirën për të fituar njohuri tek fëmijët?”
Dr. Maxhid El-Kilanij:”Ne jemi të ndërgjegjshëm rreth aspekteve negative në familjen arabe, mes të cilave dhe fakti që pengohet mendimi i shëndoshë dhe shkencor. Në një familje tradicionale, është nëna ajo që merr përsipër të gjithë shërbimet brenda shtëpisë, pa u ndihmuar nga i shoqi. Prej kësaj, na lindin fëmijë të cilët mësohen që gjithçka t’a gjejnë gati dhe që u mbështeten të tjerëve në çdo gjë. Edhe nëse dikush arrin një post të lartë, ai ua ngarkon vartësve të gjithë detyrat, edhe të tijat. Ai thjesht firmos.”
Groposja shoqërore.
Një teleshikuese nga Amerika:”Unë dua të flas rreth një esperience personale. Babai im që është mësues dhe edukues brezash, i pengon fëmijët e tij të vazhdojnë arsimin e lartë. Unë i këshilloj të gjithë prindërit që t’i ndihmojnë dhe t’i lejojnë fëmijët e tyre të arsimohen.”
Dr. Maxhid El-Kilanij:”Problemi qëndron në kulturën familjare të trashëguar. Me ndërhyrjen e saj, teleshikuesja sikur kërkon të dijë vetitë e dikujt që din të ndërtojë familje të mirë. Sistemi edukativ që përdoret në vendet tona, u siguron prindërve dhe më të mëdhenjve kontrollin mbi të vegjlit. Me këtë ne groposim për së gjalli vlera dhe veti të vyera tek fëmijët tanë.
Në një nga librat e mi, kam propozuar që gjykatat fetare të hapin kurse dhe trajnime të ndryshme, ku të rinjtë dhe të rejat në prag të martesës të mësojnë detyrat ndaj njëri-tjetrit. Kur Kurani famëlartë flet mbi një grua e cila i njeh mirë detyrat e saj ndaj burrit, përmend fjalën bashkëshorte” si në ajetin:”O Adem! Bano ti dhe bashkëshortja jote në xhenet..” Ose në rastin e grave të profetit a.s “Thuaju bashkëshorteve të tua...”
Kurse kur flet mbi ato gra që nuk i kanë respektuar të drejtat dhe detyrimet ndaj burrave të tyre, i përmend me fjalën “Grua”, si në rastin e gruas së Lutit a.s:”gruaja e Nuhut dhe gruaja e Lutit”
Kjo, pasi këto dy gra ishin të paafta për të edukuar fëmijët e profetëve.
Frika nga ambjenti përreth.
Prof. Xhasim El-mutava: ”A duhet që fëmijëve tanë t’ua shtojmë dashurinë për gjithësinë dhe ambjentin, apo duhet t’i frikësojmë?”
Dr. Maxhid El-Kilanij:”Në perëndim është përhapur një fenomen shumë pozitiv. Duke qenë se njeriu është i prirur për të zbuluar ambjentin që e rrethon, një fëmijë normal rreket që t’a prekë me dorë gjithçka për të zbuluar gjëra të reja. Për këtë ne shohim që fëmijët kanë një dëshirë të madhe për të vizituar kopështet zoologjike, grumbullimin e insekteve në shkollë dhe hobe të tjera. Nëse fëmija fillon të piqet dhe të rritet, fillojnë të piqen dhe njohuritë e fituara. Në vitet e mëvonshme, këto dije klasifikohen në shkenca si ajo e biologjisë, fizikës, kimisë etj... Nëse ne do e frikësonim fëmijën nga errësira, insektet, minjtë etj ... ne kemi caktuar barriera psikologjike mes fëmijës dhe ambjentit përreth.”
Teknikat perëndimore dhe vlerat arabo-lindore.
Një teleshikuese nga Amerika: ”Me qëllim që t’a përmirësojmë situatën, ne duhet të ndërmarrim një revolucion kundër të vjetrës. Sa mirë do të ishte nëse shkollat do u mësonin fëmijëve tanë lirinë e mendimit, besimin në vetvete dhe çiltërinë dhe sinqeritetin!”
Dr. Maxhid El-Kilanij:”Unë kërkoj t’a korrigjoj termin revolucion që përdori teleshikuesja dhe në vend të saj, dua të përdor termin përtëritje ose rimëkëmbje. Kjo, pasi rimëkëmbja është duke e ruajtur të vjetrën e dobishme. Revolucioni e vret përkatësinë. Bota arabe ka kaluar disa revolucione, ku të gjitha kanë dështuar pasi nuk kanë ditur t’a shfrytëzojnë trashëgiminë siç duhej, siç kanë bërë japonezët që ngritën lart moton:”Teknikë perëndimore dhe vlera japoneze.”
Thotë Zoti në Kuran:”Le t’a shikojë njeriu se çfarë ka pregatitur për nesër”
Një familje e kulturuar, diskuton me fëmijët mbi të ardhmen e tyre. Ndërkohë që një familje e prapambetur diskuton vetëm mbi gabimet që famijët kanë bërë në të kaluarën, madje i tallin ata për këtë.”
Ndikimi i gruas joarabe tek fëmijët.
Një teleshikues nga Libia: ”Dua të pyes rreth martesës së një arabi me një joarabe. A ndikon kjo tek fëmijët, duke ditur se kultura e babait është e ndryshme me atë të nënës?”
Dr. Maxhid El-Kilanij:”Martesa të tilla janë të destinuara për të dështuara në të shumtën e rasteve. Veçse nëse të dy partnerët gëzojnë një nivel të lartë arsimi dhe kulture dhe të dy duhen shumë. Sido që të jetë, të dy partnerët duhet të merren vesh mbi gjërat më kryesore në jetën bashkëshortore. Unë nuk i mbështes martesa të tilla, të cilat jo rrallë herë çojnë në lindjen e një brezi që nuk i përket as kulturës së babait dhe as asaj të nënës.”
Aspekte negative të familjes arabe.
Prof. Xhasim El-mutava:”Ju keni në dorë një statistikë ku përmenden aspektet negative të cilat i përjeton familja arabe sot. Do të donim t’i përmendit shkurtimisht!”
Dr. Maxhid El-Kilanij:”Fillimisht unë dua të vë theksin se familja arabe gëzon shumë aspekte pozitive. Këtë e bëjmë me qëllim që të mos fokusohemi vetëm tek të këqiat. Përsa i përket të këqijave dhe aspekteve negative, unë dua t’i përmbledh:
1 – Zhvillimi i ndjenjës së mbështetjes tek pjesëtarët e familjes.
2 – Dallimi mes vëllezërve dhe lëvdimi i njërit prej tyre kundrejt largimit nga diçka që vepron. Kështu, vëllau tjetër mendon se i vëllai është armiku më i madh.
3 – Dhënia e urdhërave pa sqarime dhe shpjegime.
4 – Dashuria e tepërt.
5 – Përbuzjet dhe qortimet e shumta në raste fajesh dhe gabimesh. Kjo e bën fëmijën që t’i fshehë të metat dhe gabimet në të ardhmen.
6 – Lëvdatat e shumta kur bën diçka të mirë, gjë e cila stimulon hipokrizinë.
7 – Frika nga gjërat që e rrethojnë.
8 – Stimulimi i vesit të gënjeshtrës.
9 – Stimulimi i hipokrizisë kur e ëma e lëvdon dikë në sy dhe e shan pas shpine.
10 – Mësimi i të qënit i lëkundur dhe mos marrjes së një vendimi. Kjo bëhet duke e paralajmëruar nga rreziqet. Jeta nuk zhvillohet veçse duke pasur një shpirt aventurier.
Këto ishin disa apekte negative që e pengojnë fëmijën në këtë fillim shekull të ri. Nevojat e njeriut në këtë fillim shekull konsistojnë në përzgjedhjen e duhur të një vendimi.”
Ne lindim, ata investojnë.
Prof. Xhasim El-mutava:”Ne kemi shumë faktorë përgëzues dhe sihariq dhënës, sidomos nëse lexojmë statistikat demografike në perëndim dhe ndryshimin e filozofisë së lindjes, martesës dhe familjes. Në Gjermani p.sh, numri i popullsisë pakësohet çdo vit me njëqind mijë frymë afërsisht. Kurse në Japoni, duke llogaritur rënien e përvitshme, në vitin 2300, numri i popullsisë do të jetë vetëm pesëqind persona.”
Dr. Maxhid El-Kilanij:”Po, por këto fenomene studiohen nga studiues të shumtë në ato vende dhe numrat e shuar atje, zëvendësohen me emigrantë nga bota e tretë. Kështu i bie që ne të lindim, kurse ata investojnë dhe i shfrytëzojnë. Shko në një ambasadë të huaj dhe shihi radhët e gjata me njerëz që kërkojnë të emigrojnë.”
Prof. Xhasim El-mutava:”Në fund të këtij emisioni, unë u falenderoj mbi informacionin e dhënë doktor i nderuar. E mbyllim këtë emision me thënien e Umer ibnul Hattabit që thotë:”I edukoni fëmijët tuaj për një kohë të ndryshme me atë tuajën.”
Derisa lumturia të bëhet tradita jonë, u përshëndesim:
Paqja e Zotit qoftë mbi ju!”
Për të dërguar koment së pari duhet të Kyçeni ose të Regjistroheni në mesazhi.com
Dr. Mustafa Bajrami
Mr. Ajni Sinani
Mexhid Yvejsi
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Muhidin Ahmeti
Mr. Ajni Sinani
Reklama 228 x 90.png)
Avni Xhemajli
Mr. Rrahman Ferizi
Besiana Kurmeka
Gentian Jetishi
Hamdi Nuhiju
Adnan Abrashi
Reklama 228 x 90.png)