Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Vitrina e librit

artikuj
 

Familja muslimane nė epokėn e globalizmit

Instituti Shqiptar i Mendimit dhe Qytetėrimit Islam sjell para lexuesit shqiptar librin mė tė ri: “Familja muslimane nė epokėn e globalizmit”, tė autores Fatima Omer Nasif.

E marte 16 Gusht 2011 14:33

 

 

 

Autore: Dr. Fatima Omer Nesif

Titulli në origjinal: الأسرة المسلمة في عصر العولمة

Titulli në shqip: Familja muslimane në epokën e globalizmit

Përktheu: Rezarta Salihaj

Numri i faqeve: 104

Botues: Instituti Shqiptar i Mendimit dhe Qytetërimit Islam

Shtypi: Shtypshkronja “Milenium i Ri”

 

 

Globalizimi, “sistemi i ri botëror” përfshin çdo fushë të jetës, atë njerëzore, ekonomike, shoqërore e kulturore. Ai ka mbizotëruar përafërsisht mbi të gjitha shoqëritë dhe ka hyrë me sisteme e ligje të reja në çdo vend e qytet, madje në çdo shtëpi. Ai është përpjekur seriozisht të godasë pikat e forta të shoqërive e t’u imponojë sisteme e ligje që sjellin si rrjedhojë një sistem familjar dhe shoqëror të njësuar.

Me problemet e globalizimit po ndeshet aktualisht edhe shoqëria shqiptare. Sfidat me të cilat ballafaqohet familja shqiptare sot janë të shumta. Bota shëmbëllen me një fshat të vogël për shkak të zhvillimit të mjeteve të komunikimit, mjeteve të informacionit dhe mbizotërimit të tyre.

Kurani dhe Suneti i kanë dhënë një rëndësi të lartë dhe kujdes të jashtëzakonshëm familjes, ligjeve dhe çështjeve të tyre. Me të vërtetë rregullat e familjes në legjislacionin islam kanë ardhur të detajuara. Ato fillojnë që në hapat e para të ndërtimit të familjes dhe përfundojnë me dispozitat rreth divorcit, së bashku me pasojat legale. Legjislacioni Islam ka vendosur rregulla të veçanta në frytin e kësaj martese (fëmijët): fëmija ka të drejta të plota në çdo periudhë kohe të zhvillimit të tij; i jepet atij përkujdesje, mbrojtje, dashuri dhe siguri.

Ajo që e ka shtyrë autoren e këtij libri, Dr. Fatima Omar Nasif, që ta shkruajë këtë libër është fakti se ajo është mahnitur nga njohuritë dhe dispozitat e hollësishme të fesë islame, që janë thesare të vërteta, tek të cilat nuk ka arritur ende gruaja muslimane dhe që nuk njihen nga shumica e grave në botë.

Libri është i përbërë prej katër kapitujsh: Në kapitullin e parë do gjeni përkufizime rreth Mesazhit Botëror dhe Globalizmit në përgjithësi. Në kapitullin e dytë do të njiheni me disa të vërteta rreth familjes në këndvështrimin e globalizimit dhe ndikimin e tij negativ në familje, si dhe mesazhin botëror dhe teorinë e tij për familjen. Ndërsa në kapitullin e tretë dhe të katërt do të njiheni me respektimin e ndryshimeve fiziologjike dhe shpirtërore midis burrit dhe gruas në dispozitat e mesazhit botëror. Gjithashtu në këtë libër do të gjeni zgjidhjet praktike, urgjente për mbrojtjen e familjes dhe shoqërisë.

Instituti Shqiptar i Mendimit dhe Qytetërimi Islam, duke e konsideruar këtë temë mjaft të rëndësishme dhe shumë të ndjeshme, dhe mbi të cilën duhet të ketë njohuri familja muslimane në përgjithësi, dhe e ajo shqiptare në veçanti, si dhe trajtimi me shumë finesë, delikatesë dhe profesionalizëm që i ka bërë vetë autorja kësaj çështje, vendosi të marrë përsipër botimin e tij.




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

8 + 6 = ?


Komentet

Nuk ka komente per kete artikull
REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve