Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Shėndetėsi

artikuj
 

Fėmijėt e ushqyer me gji, mė inteligjentė


E mėrkure 14 Dhjetor 2011 10:59

Ushqyerja me gji rrit koeficientin e inteligjencës te fëmijët. Ky është përfundimi i një studimi disavjeçar të zhvilluar në Universitetin Jagiellonan në Krakov, Poloni. Studimi i profesor Vieslav Jedrychowski është publikuar në Gazetën Evropiane të Pediatërve (European Journal of Pediatrics) e më pas edhe në revistën “Scientific American”.

Në fakt, janë të shumta studimet e viteve të fundit që kanë konfirmuar avantazhet e qumështit të gjirit kundrejt atij artificial, si në zhvillimin e fëmijës, edhe në parandalimin e sëmundjeve.

Qumështi i nënës i jep fëmijës më shumë sesa një shëndet të mirë fizik. Studiuesit polakë kanë ndjekur për disa vjet me radhë zhvillimin e 468 fëmijëve. Atyre u është matur disa herë koeficienti i inteligjencës, i cili është krahasuar me numrin e muajve të ushqyerjes me gji.

Testimet kanë nxjerrë se fëmijët që janë ushqyer me qumësht gjiri kanë aftësi njohëse më të zhvilluara dhe koeficient inteligjence në përpjesëtim të drejtë me muajt e ushqyerjes. Mesatarisht, koeficienti i inteligjencës për fëmijët që ishin ushqyer me gji për 3 muaj ishte 2.1 pikë më shumë sesa ai i moshatarëve të tyre që ishin ushqyer me qumësht artificial.

Kjo diferencë shkonte në 2.6 pikë për periudhën e ushqyerjes nga 4-6 muaj dhe 3.8 pikë nëse ushqyerja me gji kishte zgjatur më shumë se 6 muaj.

Por ajo që studiuesit nuk kanë zbuluar dot, ka qenë “përbërësi magjik” i qumështit të gjirit që bën diferencën, duke ndihmuar në zhvillimin e inteligjencës së fëmijës.

Në këtë pikë, studimi ka mbetur në kuadrin e hipotezave. Studiuesit mendojnë se nuk bëhet fjalë për një përbërës të vetëm që i mungon qumështit artificial. Ai mund të jetë një kompleksitet përbërësish, i cili bazohet në cilësinë e qumështit, por mbi të gjitha në bashkëveprimin dhe marrëdhënien e veçantë që krijohet mes nënës dhe fëmijës gjatë procesit të ushqyerjes me gji./shekulli/




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

9 + 3 = ?


Komentet

Ky artikull eshte komentuar 1 here
  • zana E premte 3 Shkurt 2012 19:31

    e vėrtet e gjitha kjo ėshtė e vėrtet.

    Reply

REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve