Falenderimet dhe lavderimet tona i takojne vetem Allahut xh.sh,Ate e falenderojme dhe vetem prej Tij ndihme dhe falje kerkojme.Lusim Allahun xh.sh qe ne kete muaj madherimesh me madherine e Tij,ne kete muaj te meshires me meshiren e Tij,ne kete muaj te begateshem me begatite e Tij, ne kete muaj te magfiretit me magfiretin e Tij te na e pranoje agjerimin tone,lutjet tona,adhurimet tona qe i kemi bere vetem per hire te Tij subhanehu we teala,te na beje prej atyre qe e meritojne me meshiren e Allahut te futen nga dera e agjeruesve diten e gjykimet,te futen nga dera e Rejjanit per ne xhenet,pershendetjet tona qofshin gjdo here vetem per udherrefyesin dhe udhezuesin tone dhe te mbare njerezimit,si dhe mbi familjen e tije te ndershme,shoket e tije besnike dhe gjithe ata qe ecin rruges se tije deri ne diten e gjykimit.
Falenderojme Allahun i cili beri qe pas keti muaji te madherishem,muslimanet te kene feste,te festojne per mundin e tyre qe e dhane pergjate keti muaji i cili gjdo here po behet me i veshtire gjate stines se veres dhe vapes percelluese,te festojne siq festone njeriu pas korrjes se sukseseve te medha,te festojne siq festone ushtari kur e fitone betejen,te festojne shperblimin e madhe te agjerimit qe dhashte Allahu e te jemi prej atyre qe e kemi fituar.
Por padyshime se njeriu mund te pyes se a do te festojme te gjithe apo jo..?me nje fjale se a e kemi merituar te gjithe kete feste apo jo..?e nese po atehere vetevetiu lind pyetja se si duhet festuar kete feste,se si duhet dhene hakun edhe kesaje feste pasiqe Pejgamberi s.a.v.s ne nje hadithe na porosite qe gjdo gjeje duhet dhene haku i vete ku thote Alejhi Selami "Me te vertet Allahu ka ne ty hake(hise),familja ka ne ty hake,qenja jote ka ne ty ka hake,prandaje jepja gjdo kujte hakun e vete".Transmeton Imam Buhariu nga Ebu Xhuhejfe.
Njerezit nga kendeveshtrimi i keti muaj te shejte te Ramazanit dhe nga Festa e Bajramit mund te i ndajme ne dy grupe,grupi i pare jane ata te cilet nuk kane agjeruar e per te cilet lusim Allahun qe te i perfshije me meshiren e Tij e cila ka kapluar gjdo gje,dhe grupi i dyte jane agjeruesit.E sa i perket grupit te pare se a duhet te festojne a jo?Themi se edhe ata do te festojne,por cka…?Do te festojne nje liri qe ishin te privuar prej saj gjate muaji te Ramazanit,nje lire si ne ngrenje pirje po ashtu edhe ne levizje sepse njeriu me doemos ne kete muaj do te i nenshtrohet disa rregullave te reja qe ky muaj i sjelle me vete,siq jane mos mundesija e ndenjave neper lokale gjate dites,mos mundesia e te ushqyerit lirshem gjate dites sepse dikush eshte turperuar qe kete ta beje haptas e dikush ka patur se paku pakez respekt per kete muaj dhe per dike qe eventualishte ka agjeruar prej familjareve te tij,prandaj edhe keta do te festojne kete liri qe do te ju rikthehet me ardhejen e Festes se Bajramit.E grupi i dyte jane ata meritoret,heronjet,protagonistet e kesaje feste,pra jane agjeruesit e qe per kete grupe nuk ka dyshime se duhet te festojne dhe se meritojne te festojne me plotekuptimin e fjales.
Ndersa rreth domethenjes se fjales "Feste"dhe menyres se si behet kjo do te mundohemi qe te flasum ne vazhdim me lejen e Allahut xh.sh…
Fjala "Feste" ne aspektin etimologjike do te thote: Ditë e shënuar që kremtohet çdo vit për të përkujtuar një ngjarje të rëndësishme në jetën e një populli; ditë që dallohet nga të tjerat se lidhet me një ngjarje të caktuar e të gëzuar; ngjarje e gëzueshme për dike.
Ndersa ne aspektin terminologjike Islam fjala ‘’Feste’’ do te thote:Dite ne te cilen eshte e ndaluar agjerimi,ka namaz te veqante ne te,dhe dite ne te cilen duhet te shfaqet gezimi siq jane tekbiret.
Punet e preferuara per tu bere ne kete dite jane: Pastrimi, Parfymosja, Rrobat te reja, por pa e tepruar ne shpenzime dhe pa e ngarkuar vehten jashte mundesive,kjo sepse transmetohet se Pejgamberi s.a.v.s kishte rroba te veqanta qe i veshte ne diten e xhuma dhe ne ditet e Bajrameve.Ngrenja para daljes per ne xhami per faljen e namazit.Falja e namazit jashte xhamive sepse eshte transmetuar nga Pejgamberi s.a.v.s se ai e linte xhamine e vete edhe perkunder shperblimit qe e kishte sa njemije namaze dhe falej ne periferi te Medines per shkak te shperblimit qe e ka. Prezentimi ne ligjeraten e Bajramit nga ana e femijeve dhe femrave edhe po qese jane ne ciklin mujore.Thyerja e rruges gjate kthyerjes nga xhamija.Shfaqja e lumturis dhe e gezimit,zemergjersia ndaj familjes dhe kenaqsia e vehtes me gjera te lejuara.Pershendetja ne Bajram dhe pergezimet e njeri tjetrit siq eshte lutja’’Allahu na e pranofte neve dhe juve’’.Ngritja e zerit gjate tekbireve sepse Allahu xh.sh thote: ’’Dhe te i plotesoni ditet e te madheroni Allahun per ate qe ju ka dhene,e ndoshta do te jeni prej falenderuesve’’.(2:185).Vizitat tek farefisi sepse transmetohet nga Pejgamberi s.a.v.s te kete thene’’Kush deshirone qe ti shtoje Allahu rrizkun e tij dhe te ia begatoje ate le te mban lidhjet farefisnore’’transmeton Imam Buhariu nga Ebu Hurejra r.a.Dhe krejt ne fund vizitat tek fqinjet tek shoqeria,neper lagjen ne te cilen jetojme por edhe me gjere.
Prandaj duhet qe edhe ne kete feste muslimani te jete vigjilent dhe te mos bjere ne ndonje haram duke u thirrur ne ate se kemi feste dhe duhet te festojme sepse ne islam edhe festet jane adhurime e si behet adhurime Allahut duke u zhytur ne harame,te mos e harrone Allahun xh.sh,dhe te mos e harrone muajn e Ramazanit dhe adhurimet qe i ka bere ne te,pra te mos e stopon vehten e tije nga adhurimet me iftarin e fundit por qe kete ta e vazhdoje edhe pas namazit te bajramit me vizitat tek te afermit por edhe tek ata me te cilet ndoshta ka pasur ndonje mosmarreveshje duhet qe muslimani te prije nga e mira sepse e dine qe Pejgamberi s.a.v.s e ka porositur duke i treguar se ‘’Kush e trason ne Islam nje rruge te hajrit e ka shperblimin e saj dhe te atyre qe e pasojne ate te mire pa ju pakesuar shperblimi asnjerit",Transmeton Imam Muslimi.Gjithashtu Muslimani duhet ditur se me mbarimin e muajt te agjerimit ka mbaruar vetem agjerimi organik,pra muslimani i eshte rikthyer jetes normale ne ngrenjepirje dhe maredhenjet intime por sa i perket agjerimit trupore ai duhet te vazdoje edhe pas agjerimit,me nje fjale ashtu siq eshte ruajtur syri,dora,gjuha,kembet e tije ne kete muaj nga haramet ashtu duhet vazhduar ruajtja e tyre edhe me teje.
Keshtu do te jemi ne po te njejten tempo adhurimesh ashtu siq kemi qene edhe gjate muajt te Ramazanit dhe do te jemi Inshallah ne po te njejtin vend tek Allahu xh.sh dhe keshtu do te jemi me lejen e Allahut xh.sh meritore qe te festojme,prandaj urime ju qofte Festa e Bajramit e dhashte Allahu qe te ju gjeje kjo feste siq eshte me se miri dhe qe kesaj feste te i gezohen te gjithe duke filluar nga skamnoret,jetimet,familjaret e te pagjeturve,nenat e deshmoreve,punetoret,femijet e kjo nuk do te arrihet nese gjdo kush prej nesh nuk angazhohet rreth kesaj siq eshte dhenja e zekatit dhe e sadakutl fitrit ne vendin dhe kohen e duhur,me nje fjale dhenja e hakut te gjdo gjeje nga gjdo kush prej nesh ashtu siq e cekem me larte se i dashuri yne s.a.v.s na ka porositur.
Pergaditi: Artan Musliu, Amman-Jordan
Reklama 229 x 170.png)
Mr. Bashkim Aliu
Nexhmedin Spahiu
Mr. Ajni Sinani
Mr. Muhidin Ahmeti
Nexhmedin Spahiu
Artan Musliu
Blerim Gashani
Mr. Iljasa Salihu
Xhevahire Abazi
Milazim MUSTAFA
Opinione te lexuesve
Merjem Gashi
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Nuk ka komente per kete artikull