Pyetje:”Si gjykohet festimi i ditëlindjes së Profetit, paqja e Zotit qoftë mbi të, si dhe festimi i ngjarjeve të ndryshme islame siç është viti i ri Hixhri, Israja dhe Miraxhi etj...?”
Myftiu: Shejh Jusuf Kardavi
Përgjigje:”Disa myslimanë mendojnë se festimi ose thjesht interesimi për një nga ngjarjet e rëndësishme në historinë islame, siç është hixhreti, Israja dhe Miraxhi, Mevludi, hyrja e myslimanëve në Mekë, betejat kryesore islame apo çdo gjë tjetër në jetën e Profetit a.s, është një bidat, i cili çon në humbje, e për rrjedhojë humbja çon në zjarr. Kjo nuk duhet thënë në mënyrë të prerë dhe absolute, pasi ajo që duhet dënuar, është shoqërimi i festimit të këtyre ngjarjeve me gjeste dhe akte të dënueshme të cilat shkelin parimet islame. Sic ndodh në disa vende islame, ku organizojnë mevlude të cilat ua kushtojnë evliave dhe njerëzve të mirë.
Në fakt, nëse shfrytëzohet ky rast për tu kujtuar njerëzve jetën e Profetit a.s, mesazhin e tij të përjetshëm dhe faktin që ai është mëshirë për mbarë botërat, këtu nuk shoh asnjë bidat dhe asnjë humbje.
Teksa sjellim ndërmend këto ngjarje të historisë islame, ne u kujtojmë njerëzve një mirësi shumë të madhe dhe tu kujtosh njerëzve mirësitë e Zotit, është diçka e ligjshme dhe e kërkuar. Vetë Zoti në Kuran, na bën thirrje që ti kujtojmë mirësitë e Tij. “O besimtarë! Kujtoni dhuntinë e Allahut kur ju erdhi një ushtri (idhujtarësh), e Ne dërguam mbi ata erë dhe një ushtri (engjëjsh) që ju nuk e shihnit; ndërsa Allahu i sheh të gjitha ato që bëni ju.” (Ahzab, 9)
Me këtë ajet, Zoti u kujton myslimanëve të Medines betejën e Hendekut, kur mekasit i sulmuan pasi kishin krijuar një aleancë me disa fise të tjera. Myslimanët ishin sulmuar në vatrën e tyre, në Medinë, e cila ishte rrethuar nga ushtria armike. Ushtria idhujtare synonte ti shfarosë një herë e mirë myslimanët. Zoti i shpëtoi myslimanët nga ky plan dhe dërgoi një erë të fuqishme, dërgoi ushtarët e tij të cilët nuk i shihnin dot njerëzit. Prandaj, Ai ua kujton myslimanëve këtë mirësi dhe i nxit që të mos e harrojnë.
“O besimtarë! Kujtoni mirësinë që ju dha Allahu ditën, kur Ai pengoi duart e një grupi njerëzish që i kishin zgjatur ato për t’ju dëmtuar ju. Frikësojuni Allahut! Besimtarët le të mbështeten vetëm tek Allahu!” (Maide, 11)
Me këtë ajet, Zoti i kujton Profetit a.s planet e çifutëve të Medines, të cilët planifikonin likuidimin e tij fizik. “Kujto kur mohuesit komplotonin kundër teje: për të të burgosur, vrarë ose dëbuar. Ata bënin kurthe, por edhe Allahu ngrinte kurthe (kundër tyre).” (Enfal, 30)
Pra, rikujtimi i mirësive të Zotit është diçka e kërkuar. Duke festuar ngjarje të caktuara nga historia jonë, ne kujtojmë mirësitë e Zotit, kujtojmë myslimanët që i përjetuan këto ngjarje, të mbushura plot mesazhe. E çfarë të keqeja ka këtu?! Përse qenka bidat dhe humbje?!/AO/
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Muhidin Ahmeti
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Olsi Jazexhi
Nexhmedin Spahiu
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Mr. Iljasa Salihu
Hamdi Nuhiju
Opinione te lexuesve
Artan Musliu
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Ky artikull eshte komentuar 37 hereFestimi i mevludit tė Pejgamberit -alejhi selam- ėshtė bidat risi dhe nuk lejohet sipas shumicės se dijetarėve sepse i Dėrguari salAllahu alejhi ve selem- nuk e ka vepruar njė gjė tė tillė e as Halifėt e drejtė dhe tė udhėzuar dhe asnjė Sahab i tė Dėrguarit -salAllahu alejhi ve selem- po ashtu as dijetarėt e tri gjeneratave me tė dalluara dhe me tė afėrta nga Kurani dhe Suneti, mirėpo ky bidat ka rrjedhur pas kėtyre tri gjeneratave dhe pėr fat tė keq ka rrjedhur nga Shijat armiqtė e Islamit dhe pasueseve tė tyre, prandaj nuk lejohet veprimi i tij dhe as imitimi i atyre qė e bėjnė njė gjė tė tillė.
I Dėrguari -alejhi salatu ve selam- nuk e ka bė njė gjė tė tillė, ai nuk ka shkuar tek Allahu pėrveēse e ka transmetuar nga Allahu ēdo gjė duke e sqaruar me fjalėt dhe veprat e tij, as Sahabet nuk e kanė vepruar njė gjė tė tillė asnjėherė, sikur tė ishte mirė festimi i mevludit ata do tė na kishin paraprirė nė veprimin e tij, ka thėnė i Dėrguari -salAllahu alejhi ve selem-Ai i cili shpik diē nga ajo qė ne se kemi vepruar ajo do tė jetė e refuzuar.Transmeton Buhariu dhe Muslimi, gjithashtu se i Dėrguari -alejhi selam- ka thėnė: Kush e punon njė vepėr qė ne se kemi punuar ajo ėshtė e refuzuar. Transmeton Muslimi nė Sahihun e tij.
PO po lejohet kush ju tha juve se nuk lejohet po e se dini se ALL-LLAHU e ka kriju edhe XHEHNEMIN PO SI VALLE DO TEMBUSHTE IA KUR KA NEVOJE PER XHEMAT poa e sedi ju o muslimane se ne muslimanet do te ndahemi ne73 grupe 1 grup do shkoje ne xhenet kurse te tjeret ne xhenem keta te xhehnemit e kan leju mevludin jo sepse e duan TE DERGUARIN E ALL-LLAHUT por sepse dojne ti mbushin barqet e tyre te fryra DHE KULETAT E TYRE qe per keta barqe te imameve ka edhe hadith ku paralajmerohet se do te vjen nje kohe kur do te kete imam me bark te madh KESHTU QEMOS U MERZITNI SE ME KETO HARAME ENXISIN ZEMERIMIN DHE HIDHERIMIN E ALL-LLAHUT xh sh DITET KALOJNE E TAKIMI ME ALL-LLAHUN po AFROHET
Halili shkruan: nuk lejohet sipas shumicės se dijetarėve.Ketu i nderuar po ja fut kuturo, se shumica e dijetareve islam e lejojn mevludin, e ata te cilet e ndaljojn mevludin jane pakic, e ajo pakica jane vehabistet sic paske rreshqitur edhe ti ne kurthet e tyre, se kendjmi ne boten islame a bejn shumica e muslimanve mevlud apo pakica, me siguri se cdo musliman i sinqert do te thote shumica, pra del ne shesh e kunderta e asaj qe thua ti, pra, shumica e muslimanve bejne mevlud dhe e lejojn mevludin, dhe hakku eshte gjithmion me shumicen, transmeton Tirmidhiu nga Ibn Omeri, i cili ka thene: Muhamedi a.s. ka thene: Allahu ummetin tim -ose ka thene ummetin e Muhamedil a.s.- nuk e tubon ne dalalet humnere. Dora ndihma e Allahut eshte me xhematin shumicen. Kush ndahet, ndahet ne xhehennem.
ndegjoni o vellezer pashi allahun mendoni para se te flisni a i gezoheni faktit se do hyje dikush nga besimtaret ne xhehenem per shkak te mevludit?! po mire a nuk keni ndoshta die se meleket e informuan ibrahimin se do shkaterojne popullin e lutit as e ai perpiqej qe te numroj se sa shtepi ka besimtare vetem mos i shkateroj kjo ishte perpjekja e ibrahimit sepse e kishte mbushur zemren me meshire dhe ishte i dashur i allahut, kurse ne cdo fjale per ata qe mendojne ndryshe bidat ose fer vallahi turp. pastaj ka gjet dikush hapsire qe te jete aktiv per tu treguar sa di prej fese te lutem pregaditu ne lemi tjera se as,habet nuk ishin te mbillur vetem me risi por edhe me shkenca tjera kurse ne te deshtuar ne univerzitete meremi me mevludin pastaj sikur keni haruar se burim i islamit njehere ...
njehere kurani fatkeqesisht meremi vetem me hadithin edhe pse shumicen prej tyre nuk dijme ta ofrojme ne vendin e duhur per ceshtje te duhura dhe nuk edhte argument se nuk e kane bere as,habet se eshte risi aji qe bejme ne nje ashab i fali dy reqat para se te ekzekutohet nga idhujtaret ku e mori ky kete veprim kush i tha se falen dy rekat para vdekjes ose ekzekutimit ju lutem si vellai juaj mos u merni me argumente pa lidhje dhe tregohuni te sukses,shem ne studime se islami duet me hy ne institucjone tjera me profesjone tjera por jo vallahi ne kete menyre qe nuk eshte hic e qelluar. ju pyes kush va percakton permbajtjen e keksave qe i hani? etj ju lutem edhe nje here beruni te rendesishem e jo si shkuma e detit edhe pse qendron mbi det por e parensishme ne raport me detin selam alejkum
S.a,Une e pershendes komentuesin e par halilin ,i cili ka dhen nje sqarim te mir ,por mos e beni kijamet ,sepse nje njeri nese e kendon nje mevlud nuk ka meshku ne xhehennem ,sepse aj poenis me bismilah po e permend Allahun ,Po epermend muhamedin A.s,po behet dua per muslimanet po mbahet nje ligjerat islame ,dhe nuk pobehet mevludin ne shenje Adhurimi por ne shenje pe4rkujtimi ndaj muajit te lindjes se tij ,e qe nuk e kujtojm vetem ne kete muaj por ne kete muaj me shum ,Andaj mosni se per nje periudh shum te shkurtur nuk mujna me e jek krejt ,edhe tjetra qka po i ofroni kti populllit diqka,sepse kur ti hiqesh diqka duhehs tja zevendesojsh me diq tjeetr ,andaj ju kisha keshillu tena keshilloni me qka te kompenzojm kete boshllik nese e jekum ......
Ushatrit ikisha than ,qe ti bre burr mos ijep shum zor me fol per hoxhallar ,sepse ti hala emrin xhehennem e xhennet nuk podishe meshkru e pomejep fetva te tilla se xhehnemi prek kesi njerez,shuj se ti nuk iqon njerezit ne xhnnet as ne xhehennem ,Allahu te udhezoft e taktheft mendjen e kthjellet e tebaft prej muslimaneve qe ibahskon njerezit jo qe i perqan ,
Edhe ,pojukujtoj zotri halilit edhe kti far ushtarit ta lexoni tekstin ne fjal ,mos jafutni kot ,sepse ky dijetar eshte me permasa boterore jo sikur qifti juaj ,qe veq fjales bidat sedij akeni ndonje fjal tjeter te mesuar,selamu alejkum
kush jeni ju bre qe shkruani bidat ose nuk eshte bidat ė ?ai dijetari el-kardavi qe ka shkri men tu studju e ju qohi bidat ,kur t`studioni sa ai qateher jav merr mendimin dikush juve .
Allahu te udhezofte o ushtare! Nese krejt kjo cka je tu vjelle ndaj Hoxhallarve eshte keshtu ish dashte se paku nje trohe dhembshuri te tregosh e jo me keso xehre me tregu sunnet! Vallahi po betohem se kjo ska te bene asgje me sunnetin e Resulullahit a.s. Por kta te mesazhit pe respektojne cdo shkrues te komenteve....!
More bre na jemi fenomen per studim! Dr,Kardavi me se 70 vite po i kalon duke i hulumtu kto mesele dhe duke i njofte Kuranin dhe Sunnetin dhe kto argumenta qe na vetem e kemi ndi ndokend duke i perserit si papagall..Hej respektone more veten mos e respektofshi ILMIN e keti Muxhtehidi te keti Zemani! Vaj halli per Shqiptart cfar kuptimi te Sunnetit jeni tu plasu ju..eu eu
Qysh me festu diqka qe as Pejgamberi a.s. nuk e ka bere dhe as sahabet e as dijetaret me eminent ne historin e islamit nuk e kanė lejuar kete festim te mevludit.Atehere ai qe e feston mevludin me ato zakonet e veta bien ne kundershtim me traditen e Pejgamberit a.s.
O ti ushtari nga mendimi im ti eke shum gabim meqe ti kto te mevludave poi cojshe ne xhehenem e ato pa mevluda ne xhenet por gabim eke ti te garantosh se ket pun vetem Allahu e din.
I nderuari vella Halil, e kuptoj shkrimin tuaj por kur ketu kemi te bejm me komentim te Dr. Jusuf El Kardavit besoj se skemi me se cfar te dishoj.
Selamu Alejkum gjith vllaznive muslin! Sėpari unė, me njė tekst tė thjeshtė, u mundova ta skjaroj se si kan vepruar tė parėt tanė. Sė dyti as unė Halili e as \Halilat\ tė tjerė nuk jemi nė njė pozitė tė japimė fetwa, ngase nuk jam/jemi dijetar. Sidoqoftė, neve muslimanve, Allahu a.z. na ka dalluar me njė gjė shumė tė rėndėsishme nė kuranin famėlartė ku thotė:\... ju thirrni nė tė mirėn dhe ndaloni nga e keqja...\ Unė as nuk citova -ebu hanife e as nuk citova imam shafiun as malikiun e as habbeliun, edhe meqense asnjėri prej ktyre DIJETARVE nuk janė pro mevludit. e lėre kardawin , cilin e respektoj shuuum, mirpo edhe ai ėshtė njer dhe mundė tė gaboj. sidoqoftė nė kėt rast unė fola vetem pėr tė paret tanė! DHE ATA, ALLAHU QOFTĖ I KNAQUR ME TĖ GJITHT, NUK E KAN FESTUAR MEVLUDIN. JU DUA
ngjare te rendesishme kan ndodhur gati se per dite ne kohen e te derguarit te ALLAHUT!!! ne qoft se i kujtojm kto ngjarje gjithmon me festime sipas kardavit, atehere duhet me ba 365 festa ne vit. ne qofte se eshte e vertet ate cka thot ky vllau me lart se pejngamberi s.a.s. nuk e ka praktiku nji gje te till, athere pse ta praktikojm ne. ALLAHU na largof nga e kota amin.
Shikoni kete artikull http://breziiri.com/2012/01/23/vehabistet-madherojne-syzat-e-ibn-uthejminit-dhe-shkaterrojne-varet-e-as%E2%80%99habeve/
Bash mire e ki Fidan, se jav ke mshel gojen. Edhe ai vllau tjeter mire e ka, se kta dijetare qe po paraqiten kishe dijetare e skan msu per islam ma shume se 70 - 80 vjet po na kallojn neve. Une e kom lexu perkthimin e Kuranit e nuk mundeni ju me ma pshtill mu me fjale te dijetareve. Une bile e kom lexu edhe ni liber tjeter po spom kujtohet emri ama shume e mire u kan, po ma djegen gacat se nven qe me shti tepsin ne zjerm e shtina libren gabimisht e gati e kalla furren Qerimi3
Aq sa kom mujt me kuptu , ky mevludi nuk osht risi npėrmbajtje, se nuk ka diqka qe thuhet aty e qe osht ne kundershtim me Kuan dhe sunnet , por se osht risibida ne form nuk ka dyshim , pra as Pejgamberi alejhi selam as shoket e tij pas tij nuk ka kurfar transmetimesh qe kan vepru 1 gje te till, kshtu qe sipas shumices se dijetarve me te mdhenj mevludi osht bidat dhe mbetet si i till, pavarsisht se qka thuhet aty, Allllahu e di me se miri.
Per GIMEN,,,O Allahu te drejtov umyta tukesh,,Po a ti je qe ekekall furren 1 dhe 2 te Qerimi a,,,hahhahaha,,,Veq jukisha lut me fol realitetin ju komentues te tjer,Tregoni qka ka ne velud e qe nuk duhet meukan ,apo eshte ne kundershtim me kuranin e me sunetin e muhamedit a.s,selamua lejkum
Une me sa e kuptova pergjigjen e dijetarit te nderuar dr. Jusuf El Kardavi , se nuk ka asgje te keqe nese festohet dhe perkujtohen momente te rendesishme nga historija e kaluar, por me kusht qe mos te perdoren metoda qe jan te ndaluara islamikisht. Keshtu qe dote kishte qen mir qe te mos nguteni me dhenjen e fetfave dhe mendimeve ne menyre te prere. Ju faleminderit per mirkuptimin.
Te lumt Isa.....,,,selamu alejkum,,mesiguri keta qe kan kundershtu aq ashper nuk ekean lexu tekstin.
komunistat e paten ndalu mevludin tek ne.sepse ne ato mevlude u bnte daawet, AI i cili e lufton mevludin e lufton edhe Daawetin ehte fjala per ketu te ne ne KOSOVE,
POP MIR E KA AHMEDI SE SHUMICA E PERKRAHIN SE ATO 73 GRUPE QE JON 72 QE KAN ME HY NE GJEHNEM E PERKRAHINATO JON SHUMIC.
o fidan nuk kan te gjitha ngjarjet nje peshe ,ditelindja e Muhamedit a.s. eshte e nje rendesie te vecant..e sa i perket kti bidatit qe ju keni dalldis cdo gje qe se ka vepruar Muhamedi a.s. eshte bidat vaj halli per te gjith ne !! sepse Muhamedi a.s. nuk ka pas vetur ne kemi nuk ka hip ne autobus ne po, nuk ka hip ne aeroplan e ne po, mjaftoni me ket bidatin pashi All-llahun se na kini lodh ju nuk dishi fjal qeter ,bidat xhehennem,bidat xhehennem,bidat,xhehennem.aauuuaauuuu.
Nese thuhet INTERESIMI apo kUJTIMI i ngjarjeve te Islamit nuk ka kurrgj te keqe ateher edhe une mendoj se nuk ka kurrgj te keqe, po nese thuhet FESTIMI ateher ne e dime se ne Islam vetem dy festa ekzistojn: Bajrami i madhe dhe i vogel. Dhe perderisa fesitimi ne Islam ndodh vetem ne nje date te caktuarsikurse festimi i Bajrami, ne nuk duhet ta kuptojm se kujtimi i ngjarjeve te rendesishme ne islam duhet te behet vetem ne ate date te caktuar dmth te behet nje ritual qe gjithsesi ne ate date te caktuar te praktikohet dhe keshtu qe ndoshta me kalimin e kohes te behet edhe OBLIGIM.Allahu e di mas miri. Esselamu alejkum
Ve la haule ve la kuvvete il-la bil-lahil-alijjil-adhim. Allahu na udhzoft Allahu na Bashkoft Vllėzer dhe Motra. Amin Amin Amin.... Es Selamu Alejkum
te gjithe e keni mire more vellazni ...., festimi ose mos festim nuk eshte problem, por problemi eshte me prish vellaznillakun ....
o insan, eshte fjala per shumicen e dijetareve te moqum.Ata qe e kan pasu Kuranin dhe sunnetin. Kurse sa i perket hadithit qe umeti nuk bashkohet ne hak, dmth Allahu patjeter e qon nje grup qe thote ndryshe nga ata qe jan bashku ne dalalet,qe te mos bashkohen ne humbje,... Allahu te udhezoft ,,, nga keto komentime qysh ti po kie qef
Ju ftoj te gjithve qe per nder te keti muaji te madh te lindjes se Muhamedit a.s,te merrni pjes ne mevludin qe do te organizojm ,prezenca juaj eben me madheshtor dhe jashton vleren keti organizimi,sidomos e juaja komentues qe keni refuzu kendimin e mevludit ,keni rastin te njoftoheni per se afermi se qka ndodh ne mevlud,e pastaj komentoni gjer e gat ,selamu alejkum
Po kush jeni ju ta kontestoni Jusuf Kardavin, nuk po ju vjen turp dy libra i keni lexu e disa ligjerata i keni ndegju edhe juve ju paska mete me kritiku shejh Kardavin Turp nuk po ju vjen.Po keshtu eshte puna e islamit mjerr ne dor te kuljt ka mbet islami tek ne ne Kosove.
o ti ushtar qi po te thojn e ti halil fort burra te kokit rregulloni shtepit tuja se pari e gjeja e fundit eshte kjo qe po merreni e ti hall qe the nuk ka shku muhamedi a s ne miraxh lexo suren isra e tani fol po kuku per neve qa na ka gjet ketu ne kosov nje hadith i muhamed mustafas ka me ardhur nje dit qe xhamite kan mu mbushur plot saqe kane per tu falur edhe jashte ne oborret e saj po shum shum shum pak kan me qene besimtar.
ju me ket injoranc qe keni jeni bere shembulli ma i keq ne familjet e juaj.shumica prej jush jeni bere shkak qe familjet e juaja me pas mendim te ket per dinin islam.nuk eshte e mundur qe ti me qen kaq i udhezuar e me te urrejt prinderit e tu me veprat qe ben.ditelindja e PROFETIT A.S. eshet dita me madheshtore per njerzimin.per MUHAMEDIN A/S qon salavate ALLAHU XH.SH BASHK ME MELAQET E TIJ .E JU NE VEND SE TE BINI SALAVATE PER RRESULULLAHIN JU PO NA TREGONI PER MEVLUDIN.JU JENI NJE DORE E ZGJATUR E ARMIQEVE,O ME INJORANCEN TUAJ O ME DESHIREN TUAJ,
Ndegjoni dietaret cka thone mos folni nga hamendja
Pytje: Nėse njė pėrson i fal 5 rekate nė Ikindi , a e ka namazin nrregull? nėse u pėrgjigje JO! Qka ka tkeq nė surėn Fatiha? pse sbon me i fal 5 rekate? qka ka tkeqe nese ne e madhnoim Allahun edhe me ni rekat extra? Qka ka tkeqe nsexhde? qka ka tkeqe nruku? Allahu ju udhzoftė! Ps: Halili me familje osht Elhamdulilah, me asgjė nuk i pėrngjajmė qafirav, as nė pamje tjashme fizike dhe as nė sjellje morale, Por elhamdulilah si musliman! wSelamu Alejkum Rahmetullahi wBereketehu muslimanve
Halil me gjith rrespekt,,mirpo kedhan krahasim shum shum shum te gabuar,,nuk krahasohet mevludi me namazin ,por As nuk ka lidhje rekatja e 5 me mevludin ,ty metiperkthy keto fjal,kedasht methan qe fen eka plotesi Zoti, mevludin nuk ekacek ne kuran qe duhet me festu,,tlutem tlutem askush nuk eshte duke e kontestu keta,Mevludi nuk eshte i keti rangu,,por burr ti dhe un shpesh organizojm edhe marrim pjes ne perkujtime te ndryshme ,ndoshta edhe shpesh flasim aty,po pse mos me fol apo mbajt ndonje tubim apo edhe recitim te disa vargjeve qe tek ne quhen mevlut,sitedush ndrrojav emrin mos juthuj mevlud por thuju vargje kushtuar jetes se muhamedit a.s.Kur ndoshta po bajka per tjeret ,pse mos me ba per Muhamedin a,s.Edhe pse nuk potenjof,nuk kisha me te kontestu qe nuk je prej njerezve fetar .....