Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Sport

artikuj
 

Feston golin e 100-tė nė karrierė

Mė 5 shkurt Neymar e ka festuar ditėlindjen e tij numėr 20 jo edhe aq ėmbėl.

E marte 7 Shkurt 2012 12:35

Natyrisht duhet të jetë shumë i lumtur që e ka realizuar golin numër 100 edhe pse në moshë shumë të re, por nuk mund të jetë i kënaqur për rezultatin final. Santosi i tij humbi 2:1 nga Palmeiras (skuadra që pikërisht së bashku me Santos ka fituar numrin më të madh të titujve, 8) që e shfrytëzoi epërsinë numerike në fushë pas përjashtimit të Ibson.

Në minutën e 66-të asi brazilian e kishte sjellë në epërsi skuadrën e tij, që ishte finaliste në Botërorin për klube kundër Barcelonës, me një goditje me kokë pas asistimit të saktë të asit tjetër të Santosit, Paulo Henrique Ganso. Por, festa u shkatërrua në fund të ndeshjes nga golat e Ferdinand në minutën e 89-të dhe të Juninho në kohën shtesë.

Me këtë humbje Santos mbetet me 6 pikë pas 5 javëve të para, derisa skuadra e Felipe Scolarit ngjitet në vendin e katërt me 11 pikë pas tri skuadrave të para në tabelë, San Paulo, Corinthians dhe Paulista. Talenti i madh brazilian shpesh ka qenë shumë afër skuadrave më të mëdha dhe më të pasura të Evropës sikurse Real Madrid dhe Barcelona. Megjithatë në fund Neymar kishte preferuar që edhe më tutje të mbetet te Santosi.

Pritet që në të ardhmen Neymar të jetë pjesë e Real Madridit. Do të ishte një tandem fantastik Cristiano Ronaldo – Neymar. Këta dy mjeshtër të mëdhenj të futbollit përveç se të përbashkët kanë talentin e madh, kanë lindur edhe në të njëjtën ditë.

Nëse ndodh që Santos të kalojë te “Los Blancos”, atëherë madrilenët do ta kishin në shtëpi një “Ronaldo të ri” i gatshëm të rritej edhe më shumë si futbollist përkrah futbollistit të dytë më të mirë në botë siç u ka ndodhur shpesh fenomenëve të rinj të futbollit.

Messi me Ronaldinhon te Barcelona ose një shembull tjetër në futbollin italian, Del Piero me Roberto Baggion. Braziliani Neymar ndër të tjera ka shfrytëzuar rastin që t’ia urojë portugezit ditëlindjen e tij të 27-të: “Urimet më të sinqerta Cristiano, çfarë nderi që kam lindur në ditën e njëjtë kur ke lindur edhe ti”./zeri/




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

5 + 5 = ?


Komentet

Nuk ka komente per kete artikull
REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve