Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Shqipėri

artikuj
 

Fier, foshnjė e pajetė poshtė njė ure


E premte 3 Shkurt 2012 20:20

Një foshnje e pajetë është gjetur nën urën kryesore në lumin Gjanica pranë kishës Shën Gjergji të qytetit të Fierit.

Trupi i pajetë ka qenë i vendosur në një thes plastmasi. Kanë qenë disa fëmijë të cilët mblidhnin mbetje hekuri nën këtë urë, që kanë pikasur trupin e pajetë anës lumit.

Këta të fundit kanë njoftuar menjëherë policinë. Ne vendngjarje kanë mbërritur uniformat blu të cilat kanë marrë trupin e pajetë të foshnjës dhe e kanë dërguar atë në morgun e qytetit.

Burime nga morgu i qytetit Fier deklaruan se foshnja i përket seksit mashkull dhe dyshohet se ai ka lindur brenda harkut kohor të 24 orëve.




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

2 + 8 = ?


Komentet

Nuk ka komente per kete artikull
REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve