Interesimi i Hamburgut për talentin shqiptar Xherdan Shaqiri ka filluar të intensifikohet. Klubi gjerman e ka filluar ofanzivën, për ta bërë të vetin futbollistin 18 vjeç, që aktualisht luan tek FC Basel.
Sipas tabloidit gjerman, Bild, drejtori sportiv i Hamburg, Bastian Reinhardt, ditëve të fundit ka pasur një takim të fshehtë në Hamburg me përfaqësuesit e Shaqirit, përkatësisht menaxherin, Wolfgang Voge, me të cilin ka biseduar rreth mundësisë së transferimit në Bundesligan gjermane të talentit nga Gjilani.
Pasi e kishte marrë pozitën e drejtorit tek Hamburg, Reinhardt nuk e kishte fshehur simpatinë e tij për përfaqësuesin zviceran, i cili me përfaqësuesen zvicerane debutoi në Kampionat Botëror, përkundër moshës mjaft të re.
Mirëpo, problemi i vetëm është se Shaqiri ka kontratë me Baselin deri në vitin 2014. Për këtë, kampioni i ri zvieran nuk e ka ndërmend të heq dorë nga ylli i vet i ri për një shumë më të vogël sesa 8 milionë euro.
Mbetet të shihet në ditët në vazhdim se sa serioz është interesimi i klubit gjerman. Shaqiri shpërtheu këtë vit me Baselin, tek i cili kontribuoi në fitimin e titullit të kampionit dhe Kupës së Zvicrës.
Gjithnjë sipas Bild, edhe vet Shaqiri e ka shprehur dëshirën e tij për të luajtur tek Hamburg, të cilin e konsideron si klub të madh dhe mundësi të mirë për t’u ngritur si futbollist. Sezonin e fundit, Shaqiri pati 32 paraqitje në elitën e futbollit zviceran, duke realizuar 4 gola për Basel./express/
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Muhidin Ahmeti
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Olsi Jazexhi
Nexhmedin Spahiu
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Mr. Iljasa Salihu
Hamdi Nuhiju
Opinione te lexuesve
Artan Musliu
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Nuk ka komente per kete artikull